• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 13 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kontrollet te kompanitë e ndërtimit, Malaj: Synohet rritja e formalizimit në sektorë kyç të ekonomisë

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Janar, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Kontrollet te kompanitë e ndërtimit, Malaj: Synohet rritja e formalizimit në sektorë kyç të ekonomisë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, prezantuan sot rezultatet e deritanishme të Planit Sektorial në sektorin e ndërtimit, gjatë një konference për mediat të fokusuar te lufta kundër informalitetit dhe rritja e formalizimit fiskal.

Ministri Malaj theksoi se vendi ndodhet në vitin e dytë të zbatimit të strategjisë afatmesme të të ardhurave, e cila synon jo vetëm rritjen e të ardhurave buxhetore, por edhe përmirësimin e administrimit fiskal.

Sipas tij, një nga objektivat kryesore të kësaj strategjie është formalizimi i sektorëve me risk të lartë, ku ndërtimi dhe turizmi mbeten ndër më problematikët.

Gjatë kontrolleve, administrata tatimore ka evidentuar shkelje serioze në aktivitetin e agjencive imobiliare, përfshirë mungesën e transparencës së çmimeve, mosdeklarimin e pagave dhe moslëshimin e faturave tatimore.

Ministri Malaj deklaroi se fokusi i institucioneve është formalizimi i tregut të punës, deklarimi real i pagave dhe pasqyrimi korrekt i xhirove që realizohen në sektorin e ndërtimit.

Ai bëri të ditur se në nëntor 2025 administrata tatimore ndërmori një nismë të posaçme kundër informalitetit, në kuadër të së cilës mbi 13 mijë mesazhe ndërgjegjësuese iu dërguan subjekteve që operojnë në këtë sektor.

Sipas të dhënave të prezantuara, ka një rritje të numrit të punonjësve që paguhen në fashat nga 700 deri në 1000 euro, si dhe shtim të punonjësve me paga mbi 120 mijë lekë. Megjithatë, ministri pranoi se një pjesë e subjekteve nuk kanë reaguar ende ndaj njoftimeve të administratës tatimore.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, deklaroi se vetëdeklarimet e deritanishme kanë treguar një rritje të moderuar të pagave të deklaruara, ndërsa procesi ndodhet ende në fazën fillestare.

Sipas Binajt, në fazën e parë të aksionit janë mbledhur databazat e çmimeve nga agjencitë imobiliare, të cilat do të shërbejnë për analizë të mëtejshme.

Faza e dytë e planit do të përqendrohet te nënkontraktorët, ku do të verifikohet burimi i financimit, ndërsa faza e tretë do të fokusohet te ndërtuesit që nuk kanë reflektuar detyrimet fiskale.

Aksioni në sektorin e ndërtimit pritet të përfundojë në maj të vitit 2026, ndërsa risi në këtë proces do të jetë përpunimi i informacionit që vjen nga palë të treta, si pjesë e mekanizmave të rinj të kontrollit fiskal. /skyweb.al

Artikulli para

Sistemi jofunksional i tatimeve paralizon punën e bizneseve, por Binaj thotë se ai është më i miri

Artikulli pas

Kadastra e Vlorës shkrihet pas masakrës me pronat dhe maratonës së drejtorëve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama: Javën tjetër do ta shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit
Aktualitet

Rama: Javën tjetër do ta shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit

13 Mars, 2026
Kriza e naftës, Rama: Do krijohet faktori i ri shtetëror në treg
Ekonomi

Kriza e naftës, Rama: Do krijohet faktori i ri shtetëror në treg

13 Mars, 2026
Shërbimet online, por administrata publike arrin në 185.4 mijë punonjës, rekordi i 23 viteve
Ekonomi

Shërbimet online, por administrata publike arrin në 185.4 mijë punonjës, rekordi i 23 viteve

13 Mars, 2026
“KASA për fëmijë”, SIGAL sjell produktin ideal për prindërit e rinj
Ekonomi

“KASA për fëmijë”, SIGAL sjell produktin ideal për prindërit e rinj

13 Mars, 2026
Si luftrat po zgjasin orët tona të fluturimit
Aviacion

Si luftrat po zgjasin orët tona të fluturimit

13 Mars, 2026
Rusia po “bën lekë” me luftën në Iran, 150 mln USD në ditë prej naftës pas mbylljes së Ngushticës së Hormuzit
Ekonomi

Rusia po “bën lekë” me luftën në Iran, 150 mln USD në ditë prej naftës pas mbylljes së Ngushticës së Hormuzit

13 Mars, 2026
Artikulli pas
Kadastra e Vlorës shkrihet pas masakrës me pronat dhe maratonës së drejtorëve

Kadastra e Vlorës shkrihet pas masakrës me pronat dhe maratonës së drejtorëve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fluturimet rritje rekord, zgjerimi i linjave te reja ktheu Shqipërinë në destinacion turistik
Kryesore

Turistët shpezuan 4.4 miliardë euro në nëntë muaj në Shqipëri

Nga SkyWeb
11 Dhjetor, 2025
0

Shpenzimet e të huajve në Shqipëri gjatë periudhës Janar Shtator 2025 kanë arritur në rreth 4.42 miliardë euro, niveli më...

Lexo të plotë
Gratë kanë pension më të ulët se burrat në Europë

Gratë kanë pension më të ulët se burrat në Europë

25 Shkurt, 2026
Rama në Njësinë 3: Pensionistët dhe rritja e pagës minimale, boshti i buxhetit të ri

Rama në Njësinë 3: Pensionistët dhe rritja e pagës minimale, boshti i buxhetit të ri

15 Nëntor, 2025
Rikthimi i kompensimit të TVSH në bujqësi çorodit fermerët; Si do funksionojë skema

Rikthimi i kompensimit të TVSH në bujqësi çorodit fermerët; Si do funksionojë skema

20 Nëntor, 2025
Këto janë 10 tregjet më përrallore të Krishtlindjeve në Evropë për vitin 2025

Këto janë 10 tregjet më përrallore të Krishtlindjeve në Evropë për vitin 2025

19 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Rama: Javën tjetër do ta shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Rama: Javën tjetër do ta shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit

13 Mars, 2026
Kriza e naftës, Rama: Do krijohet faktori i ri shtetëror në treg

Kriza e naftës, Rama: Do krijohet faktori i ri shtetëror në treg

13 Mars, 2026
Në Lindjen e Mesme jetojnë afro 3 mijë shqiptarë

Në Lindjen e Mesme jetojnë afro 3 mijë shqiptarë

13 Mars, 2026
Shërbimet online, por administrata publike arrin në 185.4 mijë punonjës, rekordi i 23 viteve

Shërbimet online, por administrata publike arrin në 185.4 mijë punonjës, rekordi i 23 viteve

13 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr