• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Shoqëria civile kërkon dekriminalizim të plotë të shpifjes përpara votimit në Kuvend

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
0
Shoqëria civile kërkon dekriminalizim të plotë të shpifjes përpara votimit në Kuvend
Share on FacebookShare on WhatsApp

Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe të lirisë së medias u mblodhën paraditen e sotme përpara Kuvendit të Shqipërisë, pak para seancës plenare ku pritet të votohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal që lidhen me shpifjen, fyerjen dhe sigurinë e gazetarëve.

Në fjalën e mbajtur në emër të SCiDEV dhe SafeJournalists Network, Blerjana Bino deklaroi se shoqëria civile e ka ndjekur procesin që nga faza e parë dhe ka kontribuar në konsultimet publike me një kërkesë të qartë: dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes, në përputhje me standardet evropiane.

Ajo vlerësoi hapat pozitivë të ndërmarrë deri tani, veçanërisht forcimin e mbrojtjes penale për gazetarët në rastet e dhunës dhe kërcënimeve serioze, përmes ndryshimeve në nenet 237 dhe 238 të Kodit Penal, të cilat sipas saj adresojnë shqetësime të kahershme për sigurinë e gazetarëve.

Megjithatë, Bino theksoi se teksti që pritet të votohet nuk garanton dekriminalizim të plotë. Sipas saj, përjashtimi i parashikuar është i kufizuar dhe i bazuar në status, duke u aplikuar vetëm për gazetarë të përshkruar si “të regjistruar dhe të njohur”, vetëm për veprën e shpifjes, ndërsa fyerja mbetet vepër penale.

Ajo e cilësoi këtë qasje si problematike, duke theksuar se liria e shprehjes mbrohet për shkak të interesit publik dhe mirëbesimit, dhe jo për shkak të statusit profesional të individit. Sipas saj, Shqipëria nuk ka dhe nuk duhet të ketë një sistem regjistrimi të gazetarëve, pasi kjo krijon pasiguri juridike dhe rrezikon mekanizma kontrolli mbi median.

Në deklaratë u theksua gjithashtu se formulimi aktual përjashton aktorë të tjerë të rëndësishëm të debatit publik, si organizatat e shoqërisë civile, aktivistët, studiuesit, sinjalizuesit dhe qytetarët, të cilët shpesh përballen me presione ligjore që kanë efekt frenues mbi shprehjen e lirë.

Shoqëria civile vuri në dukje se mbajtja në fuqi e veprave penale paralele, si fyerja, minon çdo përpjekje për dekriminalizim dhe ruan presionin penal mbi fjalën e lirë.

Sipas organizatorëve, këto shqetësime janë ndarë edhe nga organizata dhe rrjete të rëndësishme ndërkombëtare për lirinë e medias dhe të drejtat e njeriut, përfshirë SafeJournalists Network, Reporterët pa Kufij, Federatën Evropiane të Gazetarëve, ARTICLE 19 Europe, ECPMF, OBCT dhe International Press Institute.

Në deklaratë u theksua se dekriminalizimi i pjesshëm nuk përmbush standardet që Shqipëria ka marrë përsipër në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Organizatat theksuan gjithashtu se ndryshimet në Kodin Penal, ndonëse të rëndësishme, nuk mjaftojnë për të adresuar problemet strukturore të lirisë së medias, duke përmendur presionin politik, cenueshmërinë ekonomike të mediave, vështirësitë në aksesin në informacion, mungesën e transparencës dhe problematikat që lidhen me sigurinë e gazetarëve.

Në përfundim, përfaqësuesit e shoqërisë civile i bënë thirrje Kuvendit që të përmbyllë reformën në mënyrë të plotë, duke dekriminalizuar shpifjen dhe fyerjen, duke garantuar mbrojtje të barabartë për të gjithë folësit në interes publik dhe duke e lidhur mbrojtjen ligjore me funksionin e shprehjes dhe mirëbesimin, e jo me statusin profesional. /skyweb.al

Artikulli para

Euro nuk ndryshon, luhatet dollari, Sa këmbehen sot monedhat e huaja?

Artikulli pas

Turkish Airlines nis fluturimet ditore drejt Stambollit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit
Aktualitet

Donald Trump: Duam të marrim naftën e Iranit!

30 Mars, 2026
EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë
Aktualitet

EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së
Aktualitet

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

30 Mars, 2026
Kërcënimet ndaj drejtorit të MCN TV Endri Meksi, reagon Jorida Tabaku: Sulmet ndaj gazetarëve po kthehen në kulturë, policia të marrë masa!
Aktualitet

Kërcënimet ndaj drejtorit të MCN TV Endri Meksi, reagon Jorida Tabaku: Sulmet ndaj gazetarëve po kthehen në kulturë, policia të marrë masa!

30 Mars, 2026
Artikulli pas
Turkish Airlines nis fluturimet ditore drejt Stambollit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Turkish Airlines nis fluturimet ditore drejt Stambollit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mësuesi rrëfen si u mashtrua Divjaka nga piramidat online: Ishin 4 agjentë, na luteshin të regjistroheshim
Aktualitet

Mësuesi rrëfen si u mashtrua Divjaka nga piramidat online: Ishin 4 agjentë, na luteshin të regjistroheshim

Nga SkyWeb
8 Shtator, 2025
0

Një skemë piramidale online ka goditur qytetin e Divjakës, duke joshur qindra banorë përmes premtimeve për fitime të shpejta. Josif...

Lexo të plotë
Skandali i Aeroportit të Vlorës dhe plaçkitësit që grindën për plaçkën e zhvatur: Si Behgjet Pacolli dhe Belinda Balluku po sabotojnë turizmin shqiptar

Skandali i Aeroportit të Vlorës dhe plaçkitësit që grindën për plaçkën e zhvatur: Si Behgjet Pacolli dhe Belinda Balluku po sabotojnë turizmin shqiptar

12 Nëntor, 2025
Shqipëria ende larg standardeve europiane për përdorimin e shërbimeve bankare online

Shqipëria ende larg standardeve europiane për përdorimin e shërbimeve bankare online

26 Shtator, 2025
Si ra miti i sigurisë dhe luksit në Dubai

Si ra miti i sigurisë dhe luksit në Dubai

16 Mars, 2026
Qeveria bën gati taksën e re mbi karburantet që do të paguhet nga çdo shqiptar

BB propozon ndryshime në taksën e karbonit për karburantet, a do të ndikojë në çmim?

10 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr