• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqipëria ende larg standardeve europiane për përdorimin e shërbimeve bankare online

Editor Nga Editor
26 Shtator, 2025
në Ekonomi
A A
Shqipëria ende larg standardeve europiane për përdorimin e shërbimeve bankare online
Share on FacebookShare on WhatsApp

Përdorimi i shërbimeve bankare online në Shqipëri është në rritje të qëndrueshme, por mbetet shumë larg mesatares europiane, duke treguar një hendek të theksuar digjital mes vendit tonë dhe pjesës më të zhvilluar të kontinentit. Të dhënat më të fundit të Eurostat për vitin 2024 zbulojnë se vetëm një pjesë e vogël e shqiptarëve të moshës 16–74 vjeç përdorin e- banking, një përqindje që qëndron poshtë nivelit 30%, ndër më të ultat në Europë.

Krahasimet rajonale dhe europiane janë domethënëse. Në Europën Veriore dhe Perëndimore, shërbimet bankare online janë kthyer në normë. Vende si Danimarka, Finlanda, Suedia, Norvegjia dhe Islanda raportojnë një përdorim mbi 95%, ndërsa Holanda, Belgjika, Irlanda dhe Luksemburgu ndjekin me përqindje mbi 90%. Në të kundërt, Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, shfaqet me nivele dukshëm më të ulëta të përdorimit të e-banking, shpesh nën 50%, dhe në rastin e Shqipërisë, në fund të renditjes.

Edhe vendet fqinje si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia raportojnë përqindje më të larta sesa Shqipëria, duke lëvizur në intervalin 30–50%. Greqia, ndonëse pak më përpara, mbetet ende nën mesataren e Bashkimit Europian, që për vitin 2024 ishte 67.2%. Këto kontraste të mëdha theksojnë një realitet: dixhitalizimi i shërbimeve financiare po ecën me ritme të ndryshme, dhe Shqipëria rrezikon të mbetet pas.

Megjithatë, shifrat e brendshme flasin për një progres të ndjeshëm. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në vitin 2024 janë kryer 9.36 milionë veprime bankare në distancë, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Ky është një rritje prej 22% krahasuar me vitin pararendës, me rreth 1.7 milionë transaksione më shumë. Në një vështrim më afatgjatë, në pesë vitet e fundit, transaksionet përmes shërbimeve të home banking janë rritur me gati 160%, një tregues i qartë se trendi është në rritje.

Megjithatë, kjo rritje, sado domethënëse në aspektin dinamik, mbetet e pamjaftueshme kur vendoset në kontekstin e përqindjes së përdoruesve në raport me popullsinë. Hendeku me vendet e BE-së dhe sidomos me ato më të zhvilluara vazhdon të jetë i thellë.

Arsyet për këtë diferencë janë të shumta. Një ndër më kryesoret është mungesa e besimit tek shërbimet financiare online. Shqiptarët ende preferojnë përdorimin e parasë në dorë, një kulturë që ka mbetur e rrënjosur për shkak të historikut të sistemit financiar. Gjithashtu, infrastruktura dixhitale në shumë zona të vendit lë për të dëshiruar, duke kufizuar aksesin e qytetarëve ndaj teknologjive të reja financiare.

Ndërkohë që shifrat e përdorimit rriten nga viti në vit, sfida kryesore për Shqipërinë mbetet përfshirja më e gjerë e qytetarëve në sistemin bankar dixhital dhe krijimi i kushteve të besueshme për përdorimin e këtyre shërbimeve. Për të arritur një nivel më të përafërt me vendet e Bashkimit Europian, do të nevojitet një kombinim i politikave edukative, përmirësimit të infrastrukturës dhe forcimit të sigurisë në transaksionet online. /Skyweb.al

Etiketat: e-bankingeurostatshqiptaret
Artikulli para

TENDERI NË SPAK/ Dalin SMS-të, kush është “miku që do verë të mirë”, për të cilin Entela Çano i shkruan Erion Isait

Artikulli pas

Sigurimi i nxënësve, kujdesi që çdo prind meriton për fëmijën e tij

Editor

Editor

Nga Kategoria

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën
Ekonomi

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat
Ekonomi

Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat

12 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

Banka e Shqipërisë thotë se tensionet e brendshme sociale dhe protestat po kërcënojnë ekonominë

12 Nëntor, 2026
JUMBO feston 15 vite në Shqipëri, një histori besimi dhe rritjeje
Ekonomi

JUMBO feston 15 vite në Shqipëri, një histori besimi dhe rritjeje

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Sigurimi i nxënësve, kujdesi që çdo prind meriton për fëmijën e tij

Sigurimi i nxënësve, kujdesi që çdo prind meriton për fëmijën e tij

Të Përzgjedhura

Doktor, bëja “bam” një herë në pleqëri!
OP-ED

Doktor, bëja “bam” një herë në pleqëri!

Nga SkyWeb
24 Tetor, 2026
0

Mentor Kikia  Z. Berisha, padyshim që ju nuk jeni në krye të listës së përgjegjësve për atë që po ndodh...

Lexo të plotë
Si e tjetërsoi zonën te ish-Garda lakmia për kulla

Si e tjetërsoi zonën te ish-Garda lakmia për kulla

6 Tetor, 2025
Rihapet sot për qarkullim rruga Qukës-Qafë Plloçë

Rihapet sot për qarkullim rruga Qukës-Qafë Plloçë

19 Janar, 2026
U kthye në parajsën e kriptovalutave, Laosi u ndërpret energjinë kompanive të prodhimit

U kthye në parajsën e kriptovalutave, Laosi u ndërpret energjinë kompanive të prodhimit

16 Tetor, 2025
Ministria e Financave thotë se do të ngrejë një Task Forcë për parandalimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

20 Maj, 2026

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr