• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 23 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

OKB: Turizmi rriti ekonominë shqiptare, por kushtëzohet nga sfidat strukturore dhe demografike

Editor Nga Editor
3 Shkurt, 2026
në Ekonomi
A A
0
OKB: Turizmi rriti ekonominë shqiptare, por kushtëzohet nga sfidat strukturore dhe demografike
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ekonomia shqiptare pritet të vijojë një rritje të qëndrueshme gjatë viteve 2026–2027, e mbështetur kryesisht nga zhvillimi i turizmit dhe aktiviteti i ndërtimit. Megjithatë, perspektiva në afat të mesëm mbetet e kushtëzuar nga problematika strukturore, tendencat demografike dhe rreziqet që vijnë nga mjedisi i jashtëm.

Ky vlerësim bëhet në raportin “World Economic Situation and Prospects 2026”, të publikuar nga Departamenti i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Ekonomike dhe Sociale.

Sipas raportit, Shqipëria renditet mes vendeve të Europës Juglindore që kanë përfituar ndjeshëm nga një sezon turistik jashtëzakonisht i fortë në vitin 2025, me një fluks vizitorësh që arriti nivele historike gjatë muajve të verës.

Turizmi ka luajtur një rol kyç në rritjen ekonomike, duke nxitur sektorët e shërbimeve, transportit dhe tregtisë, ndërsa ndërtimi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zgjerimin e aktivitetit ekonomik.

Parashikimet e OKB-së tregojnë se rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë pritet të mbetet mbi mesataren rajonale edhe në vitin 2026, ndonëse me një ritëm më të ngadaltë krahasuar me periudhën e rimëkëmbjes pas pandemisë. Ndërkohë, inflacioni parashikohet të stabilizohet rreth nivelit 2.5 për qind në vitet 2026 dhe 2027, si pasojë e zbutjes së presioneve të çmimeve që pasuan krizën energjetike dhe goditjet globale të ofertës.

Raporti vëren gjithashtu një përmirësim gradual të tregut të punës në Europën Juglindore, me rritje të punësimit dhe paga reale më rezistente ndaj inflacionit. Megjithatë, Shqipëria përballet ende me pjesëmarrje të ulët në forcën e punës, veçanërisht tek gratë, si dhe me sfida të lidhura me emigracionin dhe tkurrjen e popullsisë në moshë pune.

Sa i përket rreziqeve, OKB thekson se ekonomia shqiptare mbetet e ndjeshme ndaj pasigurive të jashtme, përfshirë një ngadalësim të mundshëm ekonomik në Bashkimin Europian, partneri kryesor tregtar i vendit. Po ashtu, ndryshimet klimatike paraqesin rreziqe në rritje, ku thatësirat më të shpeshta mund të ndikojnë negativisht prodhimin e energjisë hidrike, një sektor strategjik për ekonominë.

Në përfundim, raporti nënvizon se megjithëse rritja ekonomike është përfituar nga cikli i fortë i turizmit dhe investimet në ndërtim, zhvillimi afatgjatë do të varet nga përmirësimi i klimës së biznesit, rritja e produktivitetit dhe adresimi i sfidave demografike. Pa reforma strukturore më të thella, ekziston rreziku që rritja të mbetet e përqendruar në sektorë ciklikë dhe të ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme.

Etiketat: ekonomiaOKB
Artikulli para

Përmbyset historia, prindërit po preferojnë tani më shumë të lindin vajza se djem

Artikulli pas

AKPA shpall 6 mijë oferta punësimi në të gjithë vendin: Pozicionet që kërkohen

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rama për naftën: Është në monitorim, do ndihmohen pensionistët me të ardhurat që do të mblidhen nga rritja e çmimit
Aktualitet

Rama për naftën: Është në monitorim, do ndihmohen pensionistët me të ardhurat që do të mblidhen nga rritja e çmimit

22 Mars, 2026
Rritja e çmimit të naftës, Rama: Të parët që do ndihmohen janë pensionistët
Ekonomi

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Të parët që do ndihmohen janë pensionistët

21 Mars, 2026
Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, Instagram; Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve
Ekonomi

“E dimë ç’keni marrë”, Tatimet ultimatum pronarëve të apartanenteve: Paguani taksat për fitimet nga Booking ose…

21 Mars, 2026
Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit
Ekonomi

Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit

21 Mars, 2026
Shtrenjtimi i karburanteve nuk është asgjë, kriza reale nis tani
Ekonomi

Shtrenjtimi i karburanteve nuk është asgjë, kriza reale nis tani

20 Mars, 2026
Sauditët bëjnë planin për naftën 180 USD/ fuçia nëse lufta me Iranin nuk mbyllet shpejt
Ekonomi

Sauditët bëjnë planin për naftën 180 USD/ fuçia nëse lufta me Iranin nuk mbyllet shpejt

20 Mars, 2026
Artikulli pas
AKPA shpall 6 mijë oferta punësimi në të gjithë vendin: Pozicionet që kërkohen

AKPA shpall 6 mijë oferta punësimi në të gjithë vendin: Pozicionet që kërkohen

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

TABELA/ Si ndryshon taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin
Aktualitet

Kleringu kërcënon ndërtimin/ Mungesa e likuiditetit, prodhuesit e tullave: Rrezikojmë falimentin, apartamentet nuk shiten

Nga SkyWeb
21 Dhjetor, 2025
0

Kantieret e ndërtimit nuk janë një mundësi e mirë ekonomike për prodhuesit e tullave. Fabrikat po i ndezin furrat e...

Lexo të plotë
Balluku thotë se qeveria do të fokusohet në zhvillimin e industrisë së marinave

GJKKO pezullon nga detyra Zv.Kryeministren Belinda Balluku

20 Nëntor, 2025
Fitch rrit parashikimin për rritjen ekonomike globale, paralajmëron ngadalësim në SHBA

Fitch rrit parashikimin për rritjen ekonomike globale, paralajmëron ngadalësim në SHBA

13 Shtator, 2025
“Tiranathlon” rikthehet në kryeqytet, rrugët ku do të kufizohet qarkullimi të dielën

“Tiranathlon” rikthehet në kryeqytet, rrugët ku do të kufizohet qarkullimi të dielën

16 Shtator, 2025
Avioni MiG-21 i zhytur në Dhërmi kthehet në atraksion turistik

Avioni MiG-21 i zhytur në Dhërmi kthehet në atraksion turistik

22 Shtator, 2025

Të Fundit

Mënyra si ha ushqim ka më shumë rëndësi se sasia

Mënyra si ha ushqim ka më shumë rëndësi se sasia

22 Mars, 2026
Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

22 Mars, 2026
Presidenti Begaj viziton Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me rastin e Sulltan Novruzit: Ditë shprese, paqeje dhe solidariteti

Presidenti Begaj viziton Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me rastin e Sulltan Novruzit: Ditë shprese, paqeje dhe solidariteti

22 Mars, 2026
“InTriper”: Shqipëria me plazhe magjike, kulturë autentike dhe aventura verore

“InTriper”: Shqipëria me plazhe magjike, kulturë autentike dhe aventura verore

22 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr