• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 22 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

DRAFTI/ Kriteret e reja për Amnistinë Penale: Kush i shpëton burgut?

Editor Nga Editor
5 Shkurt, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
DRAFTI/ Kriteret e reja për Amnistinë Penale: Kush i shpëton burgut?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria ka publikuar sot, draftin final të ligjit për Amnistinë Penale, i cili përcakton kategoritë e personave që mund të përjashtohen nga vuajtja e dënimit.

Sipas draftit, nga amnistia përfitojnë:

  • Burrat e dënuar deri në 3 vite burg, ose me dënime më të lehta, për vendime penale të dhëna deri më 31 dhjetor 2025.

  • Gratë e dënuara deri në 4 vite burg, ose me gjobë apo dënime alternative, për të njëjtën periudhë.

  • Personat që kanë ende për të vuajtur deri në 3 vite burg (burrat) dhe 4 vite burg (gratë).

Amnistia përfshin gjithashtu të moshuarit, konkretisht burrat mbi 60 vjeç dhe gratë mbi 50 vjeç, si dhe të rinjtë që kanë qenë 18 vjeç ose të mitur në momentin e kryerjes së veprës penale.

Nga përfitimi i amnistisë përjashtohen personat që i janë shmangur drejtësisë, si edhe ata që po gjykohen nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Drafti përjashton shprehimisht nga amnistia krimet e rënda, ndër të cilat:

  • Krimet kundër njerëzimit

  • Krimet kundër jetës të kryera me dashje

  • Veprat penale kundër shëndetit me dashje

  • Krimet seksuale

  • Veprat kundër fëmijëve, martesës dhe familjes

  • Krimet kundër pasurisë dhe ekonomisë, përfshirë korrupsionin, falsifikimin, organizatat kriminale dhe terrorizmin

  • Krimet kundër lirisë së personit, moralit, mjedisit, pavarësisë dhe rendit kushtetues

  • Krimet kundër zgjedhjeve, autoritetit të shtetit dhe drejtësisë

Për personat që nuk përjashtohen nga amnistia, parashikohet ulje dënimi:

  • 1 vit e gjysmë për gratë dhe të miturit

  • 1 vit për burrat

Nga ulja e dënimit përjashtohen:

  • Dënimet me burgim të përjetshëm

  • Krimet e rënda të veçanta, si vrasja me dashje, krimet e rënda seksuale dhe veprat penale të kryera nga banda apo organizata kriminale

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 10 mijë persona pritet të përfitojnë nga Amnistia Penale. Mbi 7,700 prej tyre janë të përfshirë në procedime për drejtim të parregullt të automjeteve. Vetëm pak më shumë se 1,300 persona janë të dënuar, nga të cilët 380 do të lirohen, ndërsa rreth 900 do të përfitojnë ulje dënimi.

Ndërkohë, duke marrë parasysh kritikat e përsëritura të kryeministrit Edi Rama, pritet që në vijim të ketë edhe ndryshime ligjore lidhur me masën e paraburgimit për veprat penale të lehta, edhe pse drafti aktual nuk parashikon një dispozitë të posaçme për këtë çështje.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka deklaruar se paraburgimi nuk duhet të aplikohet për veprat penale me dënim deri në 2 vite burg, ndërsa për veprat më të rënda, masa duhet të vlerësohet rast pas rasti.

Etiketat: amnisti a penale
Artikulli para

Telefoni i modifikon të gjitha fotot me anë të inteligjencës artificiale, a po e ndryshon kjo pikëpamjen për realitetin?

Artikulli pas

Kanceri po vret shqiptarët, mbi 7 mijë raste në vit, më të prekur meshkujt

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
Aktualitet

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

22 Mars, 2026
Presidenti Begaj viziton Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me rastin e Sulltan Novruzit: Ditë shprese, paqeje dhe solidariteti
Aktualitet

Presidenti Begaj viziton Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me rastin e Sulltan Novruzit: Ditë shprese, paqeje dhe solidariteti

22 Mars, 2026
Rama për naftën: Është në monitorim, do ndihmohen pensionistët me të ardhurat që do të mblidhen nga rritja e çmimit
Aktualitet

Rama për naftën: Është në monitorim, do ndihmohen pensionistët me të ardhurat që do të mblidhen nga rritja e çmimit

22 Mars, 2026
Në hall për pastrim… kushton më shtrenjtë se në Greqi
Aktualitet

Në hall për pastrim… kushton më shtrenjtë se në Greqi

22 Mars, 2026
Çfarë amerikanësh?! Pas minierës në Bilisht fshihen serbët, kush është Mirsad Uruçi i EFT që i shkoi Ramës në zyrë
Aktualitet

Çfarë amerikanësh?! Pas minierës në Bilisht fshihen serbët, kush është Mirsad Uruçi i EFT që i shkoi Ramës në zyrë

21 Mars, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e DASH për sigurinë
Aktualitet

Konflikti në Lindjen e Mesme, Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e DASH për sigurinë

21 Mars, 2026
Artikulli pas
Kanceri po vret shqiptarët, mbi 7 mijë raste në vit, më të prekur meshkujt

Kanceri po vret shqiptarët, mbi 7 mijë raste në vit, më të prekur meshkujt

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Çelësi i mbrojtjes që sjell gjidhënia për nënën dhe foshnjën
Shëndet

Çelësi i mbrojtjes që sjell gjidhënia për nënën dhe foshnjën

Nga Editor
13 Mars, 2026
0

Gjidhënia nuk është vetëm një mënyrë ushqyerjeje për foshnjën, por edhe një faktor i rëndësishëm mbrojtës për shëndetin e fëmijës...

Lexo të plotë
Kreditë për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Rritet ndjeshëm kreditimi për strehim, nga korriku ka nisur shtrëngimi i kushteve

25 Gusht, 2025
“Studentët e Tiranës do strehohen në Durrës”, Rama: Lehtësohen nga qiratë larta të kryeqytetit, i ndihmon edhe treni

“Studentët e Tiranës do strehohen në Durrës”, Rama: Lehtësohen nga qiratë larta të kryeqytetit, i ndihmon edhe treni

15 Janar, 2026
Europa mbushet me lodra kineze, BE importoi 7.1 miliardë euro

Europa mbushet me lodra kineze, BE importoi 7.1 miliardë euro

28 Dhjetor, 2025
Tkurret Wizz Air, pas Abu Dhabit mbyll dhe bazën në Vjenë

Tkurret Wizz Air, pas Abu Dhabit mbyll dhe bazën në Vjenë

12 Shtator, 2025

Të Fundit

Mënyra si ha ushqim ka më shumë rëndësi se sasia

Mënyra si ha ushqim ka më shumë rëndësi se sasia

22 Mars, 2026
Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

22 Mars, 2026
Presidenti Begaj viziton Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me rastin e Sulltan Novruzit: Ditë shprese, paqeje dhe solidariteti

Presidenti Begaj viziton Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me rastin e Sulltan Novruzit: Ditë shprese, paqeje dhe solidariteti

22 Mars, 2026
“InTriper”: Shqipëria me plazhe magjike, kulturë autentike dhe aventura verore

“InTriper”: Shqipëria me plazhe magjike, kulturë autentike dhe aventura verore

22 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr