• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

DOKUMENTI/ Pas “çunave” të korruptuar, s’kanë të sosur problemet për Diellën: Vjen padia nga aktorja e njohur

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Shkurt, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
DOKUMENTI/ Pas “çunave” të korruptuar, s’kanë të sosur problemet për Diellën: Vjen padia nga aktorja e njohur
Share on FacebookShare on WhatsApp

Problemet për “Diellën”, projektin digjital të krijuar nga AKSHI duke u bërë fytyra e këtij institucioni, nuk ndalen vetëm te skandali i korrupsionit që ka përfshirë drejtues dhe kompani të lidhura me AKSHI-n. Pas hetimeve të SPAK që kanë ekspozuar abuzime me fondet publike, projekti është tashmë në qendër të një përplasjeje të re ligjore, këtë herë për përdorimin e imazhit.

Sipas Zëri, aktorja e njohur Anila Bisha ka depozituar padi në Gjykatën Administrative ndaj Këshilli i Ministrave, kompanisë Apeldhe AKSHI-t, duke kërkuar pezullimin e përdorimit të imazhit të saj në funksionin e ashtuquajturës “ministre Diella”.

Sipas padisë, imazhi i Diellës është një rikrijim në formë avatari i pamjes së Anila Bishës, ndërkohë që kontrata e nënshkruar mes aktores dhe kompanisë Aleat kishte një objekt të kufizuar dhe afat të përcaktuar qartë. Kontrata, e vlefshme deri më 31 dhjetor 2025, parashikonte përdorimin e imazhit dhe zërit të aktores vetëm për asistencën virtuale Diella në platformën e-Albania, dhe jo për shtrirjen e figurës së saj si “ministre” apo funksion publik me rol politik dhe simbolik.

Në kërkesën drejtuar gjykatës, aktorja kërkon marrjen e masës së sigurimit për ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të imazhit të saj deri në përfundim të procesit gjyqësor, duke argumentuar se përdorimi aktual tejkalon marrëveshjen kontraktuale dhe cenon të drejtat e saj.

Rasti rikthen në vëmendje mënyrën se si u konceptua dhe u promovua Diella, një projekt i AKSHI-t që u prezantua publikisht si simbol i digjitalizimit të administratës.

Vetë Anila Bisha ka deklaruar më herët se ajo ishte kontaktuar për një projekt artistik dhe teknologjik, pa pasur dijeni se figura e krijuar mbi bazën e imazhit të saj do të shndërrohej në një rol të tillë publik.

Ajo ka pranuar se është paguar për përdorimin e imazhit dhe zërit, por ka theksuar se marrëveshja kishte të bënte ekskluzivisht me Diellën e e-Albania-s.

Padia vjen në një moment kur AKSHI ndodhet nën presion të fortë publik dhe institucional, për shkak të dosjes së korrupsionit që ka zbuluar një skemë abuzimi me tendera dhe fonde publike.

Në këtë kontekst, rasti i Diellës shton një tjetër problematikë, këtë herë në planin ligjor dhe etik, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si janë menaxhuar kontratat, të drejtat e imazhit dhe transparenca në projektet digjitale të shtetit.

Ndërsa hetimet për “çunat” e AKSHI-t vijojnë, çështja e Anila Bishës pritet të hapë një front të ri përballjeje në gjykatë, duke e kthyer Diellën nga një simbol i digjitalizimit në një burim të vazhdueshëm konfliktesh ligjore dhe institucionale. /skyweb.al

Etiketat: akshidiella
Artikulli para

Dhjetëra banorë autoktonë mbeten në qiell të hapur nga projekti TID në Durrës, mbledhja e Këshillit Bashkiak shtyhet pas tensioneve

Artikulli pas

Sëmundja e heshtur e mëlçisë që po prek miliona njerëz

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi
Aktualitet

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet
Ekonomi

MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

28 Mars, 2026
BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?
Aktualitet

Rreth 48 000 shqiptarë morën shtetësi të BE-së gjatë 2024, të tretët pas marokenëve dhe sirianëve

28 Mars, 2026
Nga ‘like’-u te ankthi…
Aktualitet

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

27 Mars, 2026
Artikulli pas
Sëmundja e heshtur e mëlçisë që po prek miliona njerëz

Sëmundja e heshtur e mëlçisë që po prek miliona njerëz

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nis monitorimi i çmimeve gjatë festave të fundvitit, e pëson kush abuzon me konsumatorët
Ekonomi

Nis monitorimi i çmimeve gjatë festave të fundvitit, e pëson kush abuzon me konsumatorët

Nga SkyWeb
18 Dhjetor, 2025
0

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e çmimeve të mallrave bazë të shportës së konsumatorit, një proces që ka filluar...

Lexo të plotë
Çmimi i arit nuk ndalet, arrin rekordin historik

Çmimi i arit dhe argjendit kap rekorde teksa bota bëhet gati për luftë

5 Janar, 2026
Tatimet venë në fokus “kleringun” në sektorin e ndërtimit

Nga 1 janari nis pagesa e taksave të rritura për banesat dhe dyqanet për secilin rreth

8 Tetor, 2025
Pse ulen dritat e kabinës së avionit gjatë ngritjeve dhe uljeve

Pse ulen dritat e kabinës së avionit gjatë ngritjeve dhe uljeve

5 Tetor, 2025
LOJA VAZHDON/ Ermal Beqiri në arrati, tani në vend të tij tenderët e AKSHI-t po i merr kunati Gentian Likaj ?

LOJA VAZHDON/ Ermal Beqiri në arrati, tani në vend të tij tenderët e AKSHI-t po i merr kunati Gentian Likaj ?

14 Mars, 2026

Të Fundit

Alarm global: Autizmi është rritur me ritme të shpejta në 15 vitet e fundit

Alarm global: Autizmi është rritur me ritme të shpejta në 15 vitet e fundit

28 Mars, 2026
Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr