• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

DIVA 2025/ Kompensimi për fëmijët mes premtimit dhe realitetit, një flluskë PR më shumë se sa funksionale

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Kompensimi për arsimin e fëmijëve, skema që përjashton familjet shqiptare
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pak ditë më parë u hapën aplikimet për përfitimin e kompensimit të shpenzimeve për arsimin e fëmijëve, për individët që kanë plotësuar Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale, (DIVA) 2025, dhe që kanë rezultuar me tatim të mbipaguar nga zbritja e shpenzimeve në vlerën 48 mijë ose 100 mijë lekë në vit për fëmijët nën 18 vjeç.

Në letër, masa duket si një lehtësim konkret për familjet. Në praktikë, skema ngre pikëpyetje serioze mbi funksionalitetin e saj.

Së pari, kompensimi nuk disbursohet automatikisht.

Prindi, pasi ka plotësuar DIVA dhe ka rezultuar me tepricë tatimore, duhet të bëjë një aplikim të veçantë për rimbursim përmes sistemit e-Filing, duke ngarkuar IBAN-in, certifikatën familjare dhe dokumentacionin justifikues të shpenzimeve, kontrata me institucionet arsimore, fatura pagese për shkollat, për kurset e gjuhëve të huaja dhe çdo dokument tjetër që vërteton shpenzimin.

Pra, për të qenë përfitues, prindërit jo vetëm që duhet të kategorizohen brenda një fashe shumë të ngushtë të të ardhurave për të rezultuar me tatim të mbipaguar, ata më pas duhet edhe të provojë me fatura çdo shpenzim të kryer.

Kjo shton një filtër të dytë, që në praktikë e ngushton në mënyrë drastike edhe më tej numrin real të përfituesve.

Nga ana tjetër, Administrata Tatimore e ka kthyer prej muajsh kompensimin një “kalë beteje” duke e artikuluar aq shumë sa shumëkush që ka fëmijë në shkollë filloi të besojë se do të marrë ndonjë lek mbrapsht.

Tatimet kanë sqaruar se pas dorëzimit të kërkesës do të kryhen verifikime të detajuara të dokumentacionit, ndërsa kompensimi nuk do të jepet menjëherë, por një herë në muaj për një numër të caktuar përfituesish, për shkak të volumit të lartë të kontrollit.

Afati për dorëzimin e kërkesës është 60 ditë pas plotësimit të DIVA, ndërsa afati për plotësimin e deklaratës është 31 marsi.

Në total, buxheti i parashikuar për këtë skemë është 15 milionë euro. Administrata tatimore pret që rreth 200 mijë individë të plotësojnë DIVA 2025, një rritje me rreth 75.5 mijë deklarues më shumë se një vit më parë, pjesërisht sepse edhe individë me të ardhura nën 1.2 milionë lekë në vit, që nuk kishin detyrim deklarimi, po e plotësojnë për të përfituar zbritjen për arsimin e fëmijëve.

Megjithatë, thelbi i debatit qëndron diku tjetër. Teprica e tatimit të paguar nga individët shpesh është e kufizuar dhe jo e mjaftueshme për të mbuluar realisht shpenzimet e deklaruara për arsimin. Në shumë raste, edhe pas zbritjes së shpenzimeve të lejuara, kompensimi i mundshëm është modest në raport me kostot reale të shkollimit.

Në këto kushte, skema duket më shumë si një operacion i gjerë PR sesa një mekanizëm i drejtpërdrejtë mbështetjeje për familjet.

Etiketat: diva 2025femijetkompensimshkollim
Artikulli para

Shqipëria “ngec” tek aftësitë dixhitale, raporti: Mbetet larg standardeve të BE

Artikulli pas

OBSH: 1 në 2 persona që përballen me verbëri nga katarakti nuk kanë akses në kirurgji

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!
Aktualitet

Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet
Ekonomi

MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

28 Mars, 2026
Irani po përdor pagesat me Crypto për të anashkaluar bllokimin ndërkombëtar, shkëmbimet rriten pas nisjes së luftës
Ekonomi

Irani po përdor pagesat me Crypto për të anashkaluar bllokimin ndërkombëtar, shkëmbimet rriten pas nisjes së luftës

28 Mars, 2026
Shtrenjtohen nafta dhe gazi: Bota futet në një spirale krize çmimesh të energjisë pas luftës në Iran
Ekonomi

Tajlanda merret vesh me Iranin për kalimin e tankerave të naftës në Hormuz

28 Mars, 2026
Artikulli pas
OBSH: 1 në 2 persona që përballen me verbëri nga katarakti nuk kanë akses në kirurgji

OBSH: 1 në 2 persona që përballen me verbëri nga katarakti nuk kanë akses në kirurgji

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Sora arrin mbi 1 milion shkarkime në më pak se pesë ditë, tejkalon ritmin e ChatGPT
Aktualitet

Sora arrin mbi 1 milion shkarkime në më pak se pesë ditë, tejkalon ritmin e ChatGPT

Nga Editor
11 Tetor, 2025
0

Versioni më i fundit i mjetit të inteligjencës artificiale për krijimin e videove, Sora, nga OpenAI, është shkarkuar mbi një...

Lexo të plotë
Rregulli ushtarak danez për Groenlandën: Do të qëllojmë të parët në rast pushtimi, pa përjashtuar askënd

Rregulli ushtarak danez për Groenlandën: Do të qëllojmë të parët në rast pushtimi, pa përjashtuar askënd

10 Janar, 2026
Fshihen borxhet e vjetra, 213 mijë subjekte përfitojnë nga “Paqja Fiskale”, falen 335 milionë euro

Fshihen borxhet e vjetra, 213 mijë subjekte përfitojnë nga “Paqja Fiskale”, falen 335 milionë euro

26 Shtator, 2025
Mbi 65 milionë euro pasuri iu bllokuan krimit gjatë 2025

Mbi 65 milionë euro pasuri iu bllokuan krimit gjatë 2025

20 Shkurt, 2026
Janar-shkurt, tregu i sigurimeve shfaq përsëri rritje të dobët

Janar-shkurt, tregu i sigurimeve shfaq përsëri rritje të dobët

26 Mars, 2026

Të Fundit

Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!

Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!

28 Mars, 2026
Aplikimet e pazakonta të ndryshimit të orës në shtetet e botës, si ndikon në fluturime

Aplikimet e pazakonta të ndryshimit të orës në shtetet e botës, si ndikon në fluturime

28 Mars, 2026
Projeksionet/ Sa mund të arrijë rritja maksimale e çmimit të naftës në Shqipëri?

PYETJE/ Bordi u ngrit për të ulur apo për të ngritur çmimin e naftës?!

28 Mars, 2026
Alarm global: Autizmi është rritur me ritme të shpejta në 15 vitet e fundit

Alarm global: Autizmi është rritur me ritme të shpejta në 15 vitet e fundit

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr