• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

“Isha i vdekur për 40 minuta, por çfarë më mësoi kjo për jetën”: Rrëfimi i 39-vjeçarit që i shpëtoi arrestit kardiak

Editor Nga Editor
12 Shkurt, 2026
në Shëndet
A A
0
“Isha i vdekur  për 40 minuta, por çfarë më mësoi kjo për jetën”: Rrëfimi i 39-vjeçarit që i shpëtoi arrestit kardiak
Share on FacebookShare on WhatsApp

Vdekja zakonisht nuk i jep njeriut shans per një jetë të re, por pikërisht kjo i ndodhi Patrick Charnley-t. Ai ishte një avokat i suksesshëm, që e konsideronte kohën e lirë si “kohë të humbur”, duke e shtyrë vazhdimisht veten drejt arritjeve. Por në vitin 2021, pas orësh të gjata pune gjatë pandemisë, babai i dy fëmijëve, atëherë 39 vjeç dhe në formë të shkëlqyer fizike, pësoi arrest kardiak.

Një mbrëmje e zakonshme, teksa po hante sallçiçe me patate të skuqura në divan, përfundoi me rënien e tij pa ndjenja. Zemra iu ndal për shkak të një sëmundjeje të trashëguar. Patrick ishte klinikisht i vdekur për 40 minuta. Bashkëshortja i dha ndihmën e parë me CPR, ndërsa vajza dhe djali, atëherë nëntë dhe shtatë vjeç, vrapuan për të kërkuar ndihmë.

Përpjekjet e me defibrilator nuk dhanë rezultat. Teksa jeta po i shuhej, ata përdorën injeksione adrenaline si një “hedhje të fundit të zarit”, siç thotë vetë Patrick. “Më goditën me rrymë pa pushim”, kujton ai. Në një moment, gruaja e tij mendoi se gjithçka kishte marrë fund.

Papritur, zemra e tij nisi të rrihte sërish.

Patrick u zgjua pas një jave në koma si një njeri tjetër. Ai kishte pësuar dëmtim të trurit, që ndikoi në shikim, kujtesë dhe energji. I paaftë për të jetuar dhe punuar si më parë, ai thotë se kjo përvojë e ka bërë më të pranishëm në jetën dhe marrëdhëniet e tij.

Në podcastin “Ready to Talk” me Emma Barnett, ai shprehet se ndryshimi i perspektivës është diçka që “nuk do ta ndryshonte”, edhe nëse do t’i jepej mundësia të kthehej në jetën e mëparshme. Megjithatë, rruga drejt pranimit ka qenë thellësisht traumatike.

“U zgjova i verbër,” kujton ai. “I përjetoja gjërat, por nuk arrija t’i lidhja me realitetin.”

Humbja e shikimit i shkaktoi halucinacione të forta vizuale, një fenomen i njohur si Sindroma Charles Bonnet, ku truri “plotëson” informacionin që mungon papritur nga shikimi. Disa prej tyre ishin të frikshme – pas operacionit në zemër, ai u bind se një infermiere amerikane po përpiqej ta vriste. Të tjera, megjithatë, ishin çuditërisht të bukura. Në një prej tyre, ai ndodhej në një sanatorium në Alpe, duke parë malet me borë dhe duke ndjerë një qetësi të thellë.

Me rikthimin gradual të shikimit, mjekët kuptuan se problemet lidhen me dëmtimin në tru. Sot ai sheh pjesërisht, si “të shikosh përmes një teleskopi”.

Testet fillestare njohëse e renditën në 2% më të ulët për kujtesë dhe shpejtësi përpunimi. Edhe pse ka përmirësime të ndjeshme, ai ende përballet me vështirësi të konsiderueshme.

Ndikimi i plotë i dëmtimeve u bë i qartë vetëm kur u kthye në shtëpi.

Lodhja e rëndë e detyron të kursejë energjinë. “Nuk zgjohem kurrë i çlodhur. Çdo mëngjes zgjohem i rraskapitur, dhe gjatë ditës gjendja vetëm përkeqësohet,” thotë ai.

Ai përjetoi edhe ndryshime mendore. Pas rikuperimit fillestar, ndjente se “nuk i interesonte asgjë”. Nuk ishte depresion, por apati patologjike – një ndjesi sikur “noton në kohë” pa një bazë të qëndrueshme. Terapia dhe medikamentet e ndihmuan të rifitonte motivimin, ndërsa psikologu e inkurajoi të vajtonte jetën që kishte humbur.

Ai pranon se i mungon spontaniteti dhe ndjesia e të qenit pjesë aktive e shoqërisë, si dhe energjia për të luajtur me fëmijët. Ndjen edhe keqardhje për bashkëshorten, që, siç thotë ai, është bërë “kujdestarja” e tij dhe mbart kujtesën që atij i mungon.

“Ndonjëherë jetoj sikur të jem shumë, shumë i moshuar,” shprehet ai.

Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, Patrick thotë se në shumë aspekte e preferon jetën që ka tani. Ai ka ndryshuar profesion dhe është bërë autor, duke pasur më shumë kohë për të shijuar momentet e vogla.

“Tani jetoj ngadalë – jo sepse dua, por sepse duhet. Dhe e vlerësoj këtë. Shoh më shumë bukuri në gjërat përreth… Ndjej se jetoj një jetë më të pasur duke qenë më i ngadaltë,” thotë ai.

“Perspektiva ime ka ndryshuar rrënjësisht. Ndihem mirënjohës që jam gjallë.”

Marrëdhënia me familjen është forcuar. Ata qeshin bashkë me veçoritë e gjendjes së tij. “Jemi më të fortë se kurrë… kemi një lidhje më të ngushtë për shkak të asaj që ka ndodhur.”

“Familja ka qenë gjithmonë gjëja më e rëndësishme për mua, por tani arrij të jap shumë më tepër nga vetja. Më parë jetoja pothuajse vetëm në sipërfaqe.”

Përvoja e tij e ka çliruar nga rutina e përditshme e punës.

“Shumë njerëz ndihen të zënë për të jetuar jetën e tyre. Unë nuk do ta ndryshoja atë që ndodhi. Edhe me kufizimet që kam, më pëlqen jeta ime tani. Më pëlqen të jem në shtëpi kur fëmijët kthehen nga shkolla. Më pëlqen të mos vrapoj nga një gjë te tjetra.”

Marrë nga BBC

Artikulli para

Kina vendos tarifa të reja për produktet e qumështit nga BE

Artikulli pas

Çfarë fshihet në ushqimet për bebe? Studimi i ri zbulon se janë ultra të përpunuara

Editor

Editor

Nga Kategoria

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët
Shëndet

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

30 Mars, 2026
Truku me top tenisi që mund të zhdukë dhimbjen e mesit
Shëndet

Truku me top tenisi që mund të zhdukë dhimbjen e mesit

29 Mars, 2026
Pesë mënyrat e ndalimit të “scroll-it” të pafundëm të fëmijëve
Shëndet

Pesë mënyrat e ndalimit të “scroll-it” të pafundëm të fëmijëve

28 Mars, 2026
Alarm global: Autizmi është rritur me ritme të shpejta në 15 vitet e fundit
Shëndet

Alarm global: Autizmi është rritur me ritme të shpejta në 15 vitet e fundit

28 Mars, 2026
Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi
Aktualitet

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Paralajmërimi: Fëmijët në Roblox duhen monitoruar 24/7
Shëndet

Paralajmërimi: Fëmijët në Roblox duhen monitoruar 24/7

27 Mars, 2026
Artikulli pas
Çfarë fshihet në ushqimet për bebe? Studimi i ri zbulon se janë ultra të përpunuara

Çfarë fshihet në ushqimet për bebe? Studimi i ri zbulon se janë ultra të përpunuara

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Spanja kryeson rritjen ekonomike në Europë, Gjermania mbetet në fund
Ekonomi

Spanja kryeson rritjen ekonomike në Europë, Gjermania mbetet në fund

Nga SkyWeb
18 Mars, 2026
0

Ekonomia europiane ka shfaqur një përmirësim të lehtë gjatë vitit 2025, por diferencat mes vendeve mbeten të theksuara, me Spanjën...

Lexo të plotë
Pse makinat nga Koreja e Jugut po “pushtojnë” rrugët e Shqipërisë

Pse makinat nga Koreja e Jugut po “pushtojnë” rrugët e Shqipërisë

11 Gusht, 2025
Kostot e qirasë, a jemi në fundin e “mitit” të Bllokut?

Kostot e qirasë, a jemi në fundin e “mitit” të Bllokut?

15 Dhjetor, 2025
TABELA/ Si ndryshon taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

Kleringu kërcënon ndërtimin/ Mungesa e likuiditetit, prodhuesit e tullave: Rrezikojmë falimentin, apartamentet nuk shiten

21 Dhjetor, 2025
Sauditët bëjnë planin për naftën 180 USD/ fuçia nëse lufta me Iranin nuk mbyllet shpejt

Sauditët bëjnë planin për naftën 180 USD/ fuçia nëse lufta me Iranin nuk mbyllet shpejt

20 Mars, 2026

Të Fundit

SPAK-u shpartalloi planin e aktorëve të dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa te DURANA, deputeti i PS ka një propozim për funksionimin e parkut

SPAK-u shpartalloi planin e aktorëve të dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa te DURANA, deputeti i PS ka një propozim për funksionimin e parkut

30 Mars, 2026
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionet e SHBA të lidhur me luftën

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionet e SHBA të lidhur me luftën

30 Mars, 2026
Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

30 Mars, 2026
Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr