• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 13 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit

Fotoja eshteprodhuar me AI per qellime ilustrimi

Share on FacebookShare on WhatsApp

Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur të heqë pezullimin dhe të urdhërojë vijimin e menjëhershëm të procedurës së tenderimit për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit, në një moment kur platforma po përballet prej javësh me probleme funksionimi që kanë krijuar shqetësime te bizneset dhe administrata tatimore.

Vendimi vjen pas shqyrtimit me procedurë urgjente të ankimimit të paraqitur nga operatori ekonomik DATA LOG, lidhur me tenderin e zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Bllokohet sërish tenderi i mirëmbajtjes së sistemit të fiskalizimit

KPP ka pranuar pjesërisht ankesën, duke kërkuar korrigjimin e elementeve të dokumentacionit, por njëkohësisht ka urdhëruar autoritetin kontraktor që të mos vonojë më procedurën dhe të vijojë me hapat e mëtejshëm të prokurimit.

Procedura, me fond limit rreth 770 milionë lekë ose rreth 7.7 milionë euro pa TVSH, ishte planifikuar të zhvillohej që në fund të dhjetorit 2025, por ankimimet dhe procesi i rishikimit në KPP e kanë zvarritur finalizimin e saj.

Tenderi ka si objekt mirëmbajtjen e modulit të menaxhimit të kontrollit të faturimit, që përbën bërthamën e sistemit të fiskalizimit.

Ky sistem mbështet përpunimin e faturave elektronike, verifikimin e tyre dhe komunikimin me administratën tatimore, duke shërbyer për rreth 125 mijë tatimpagues dhe për vetë institucionet publike.

Sipas dokumentacionit teknik, funksionimi i pandërprerë i platformës është kritik, pasi shërbimet duhet të jenë aktive 24 orë në ditë dhe nuk tolerohen ndërprerje përtej disa minutave.

Problemet e raportuara së fundmi në funksionimin e sistemit kanë rritur presionin për përfundimin sa më shpejt të kontratës së mirëmbajtjes.

KPP ka konstatuar se AKSHI ka reflektuar kërkesat e mëparshme të Komisionit për përmirësimin e dokumenteve të tenderit dhe, në këto kushte, ka vendosur heqjen e pezullimit dhe vijimin e procedurës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë, duke i hapur rrugë finalizimit të kontratës pas disa muajsh zvarritje.

Zhvillimi i tenderit konsiderohet kyç për stabilizimin e sistemit të fiskalizimit, i cili është një nga platformat më kritike të infrastrukturës digjitale fiskale në vend dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në operacionet e përditshme të bizneseve dhe administratës tatimore. /skyweb.al

Etiketat: akshifiskalizimitatimet
Artikulli para

Lajm i mirë? Trendi i fundit, të rinjtë po largohen nga rrjetet sociale

Artikulli pas

Finlanda hap minierën e parë të litiumit në Evropë për prodhimin e baterive

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nis zbatimi i WiFi4WB në Shqipëri, internet publik falas në 61 bashki në kuadër të integrimit digjital
Ekonomi

Nis zbatimi i WiFi4WB në Shqipëri, internet publik falas në 61 bashki në kuadër të integrimit digjital

13 Shkurt, 2026
Mbyllet një epokë, një “Ramë” zëvendëson Engjell Agaçin pas 13 vitesh te Kryeministria
Aktualitet

Mbyllet një epokë, një “Ramë” zëvendëson Engjell Agaçin pas 13 vitesh te Kryeministria

13 Shkurt, 2026
Pas Mirlinda Karçanajt, shkarkohet edhe Engjell Agaçi

Kapja e AKSHI nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj shkarkohet si drejtoreshë e AKSHI-t, kush e zëvendëson

13 Shkurt, 2026
Dash Sula në krah të Ramës: Atë që ma dhe ti, s’ma dha partia ime
Aktualitet

Dash Sula në krah të Ramës: Atë që ma dhe ti, s’ma dha partia ime

13 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Finlanda hap minierën e parë të litiumit në Evropë për prodhimin e baterive

Finlanda hap minierën e parë të litiumit në Evropë për prodhimin e baterive

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shqipëria përmirëson ndjeshëm mesataren e IQ-së, renditet e 19-ta në botë
Aktualitet

Shqipëria përmirëson ndjeshëm mesataren e IQ-së, renditet e 19-ta në botë

Nga Editor
9 Janar, 2026
0

Sipas të dhënave më të fundit të renditjes së mesatares së IQ-së për vitin 2026, Shqipëria ka shënuar një përmirësim...

Lexo të plotë
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë

Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë

6 Tetor, 2025
Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

“Diella shtatzënë” me 83 fëmijë socialistë: Inteligjenca artificiale që lind kontroll politik

27 Tetor, 2025
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Kursi i këmbimit, si paraqiten valutat kryesore

5 Nëntor, 2025
Hekurudha Durrës-Prishtinë do të kushtojë 1.8 mld euro dhe përfundon në 2035

Hekurudha Durrës-Prishtinë do të kushtojë 1.8 mld euro dhe përfundon në 2035

15 Prill, 2025

Të Fundit

Nis zbatimi i WiFi4WB në Shqipëri, internet publik falas në 61 bashki në kuadër të integrimit digjital

Nis zbatimi i WiFi4WB në Shqipëri, internet publik falas në 61 bashki në kuadër të integrimit digjital

13 Shkurt, 2026
Mbyllet një epokë, një “Ramë” zëvendëson Engjell Agaçin pas 13 vitesh te Kryeministria

Mbyllet një epokë, një “Ramë” zëvendëson Engjell Agaçin pas 13 vitesh te Kryeministria

13 Shkurt, 2026
Tingujt bëhen “ilaç”, fuqia e muzikës për trurin dhe shëndetin

Tingujt bëhen “ilaç”, fuqia e muzikës për trurin dhe shëndetin

13 Shkurt, 2026
Pas Mirlinda Karçanajt, shkarkohet edhe Engjell Agaçi

Pas Mirlinda Karçanajt, shkarkohet edhe Engjell Agaçi

13 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr