• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 6 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

“Ulysse News”: Shqipëria, Greqia dhe Kroacia, tre destinacione mesdhetare, tri përvoja unike për 2026-n

Editor Nga Editor
19 Shkurt, 2026
në Turizëm
A A
0
“Ulysse News”: Shqipëria, Greqia dhe Kroacia, tre destinacione mesdhetare, tri përvoja unike për 2026-n
Share on FacebookShare on WhatsApp

Greqia dhe Kroacia vazhdojnë të tërheqin turma të mëdha vizitorësh, ndërsa turizmi në Shqipëri po rritet me një ritëm aq të shpejtë sa ndryshimi ndihet nga një verë në tjetrën, shkruan revista franceze “Ulysse News”.

I njëjti diell, i njëjti det, por përvoja që do të përjetoni në terren nuk do të ndihet aspak njësoj!

Nëse keni udhëtuar së fundmi në Mesdhe, me shumë gjasa keni vënë re se – të njëjtat gjire dhe qytete të vjetra mbushen për muaj të tërë. Greqia dhe Kroacia kanë jetuar me këtë realitet prej vitesh.

Shqipëria është destinacioni më i ri evropian – që po fiton njohje ndërkombëtare me shpejtësi.

Për një udhëtim në vitin 2026, qëllimi nuk është të shmangësh turmat e turistëve, por të planifikosh pushime me një buxhet ekonomik – ku ditët rrjedhin pa stres dhe plazhet nuk janë të mbipopulluara.

Shqipëria: destinacioni i ri që po ndryshon shpejt

Rritja e popullaritetit të Shqipërisë është e vështirë të mos vihet re. Në vitin 2025, vendi priti mbi 12 milionë vizitorë, ku shumë turistë  u tërhoqën nga bregdeti, ndërsa shumë të tjerë eksploruan zonat malore.

Dallimi kyç, krahasuar me Greqinë dhe Kroacinë, është shpejtësia e zhvillimit, që mund të ndryshojë shpejt çmimet dhe atmosferën e disa qyteteve bregdetare.

Shqipëria ka shprehur synimin për të tërhequr turizëm me shpenzime më të larta, përfshirë më shumë hotele luksoze rreth Sarandës dhe zgjerim të aksesit ajror, me një aeroport të ri të planifikuar në zonën e Vlorës për të përmirësuar lidhjen me jugun.

Për turistët, akses më i mirë do të thotë udhëtime më të lehta, por zhvillimi i shpejtë i Shqipërisë mund të nënkuptojë edhe zona ndërtimi në vendet që, papritur janë bërë shumë të kërkuara.

Çfarë nënkupton “vrulli” i Shqipërisë?

  • Nëse motivimi juaj kryesor janë çmimet e ulëta, nxitoni pasi pikat e nxehta bregdetare mund të vazhdojnë të shtrenjtohen.
  • Nëse kërkoni një përvoje të veçantë, kombinoni bregdetin me disa ditë në zonat malore, për më shumë balancë dhe ritëm të qetë.

Greqia, Kroacia apo Shqipëria, cili është vendi më i mirë për të udhëtuar në 2026?

Të tre vendet ofrojnë një udhëtim të shkëlqyer. Nëse kërkoni shumëllojshmëri maksimale dhe logjistikë të konsoliduar, Greqia është e vështirë të mposhtet.

Nëse dëshironi një vijë bregdetare me infrastrukturë të fortë, Kroacia mund të jetë zgjedhja e shkëlqyer.

Nëse jeni në kërkim të një destinacioni që ende ndihet sikur po “hapet ndaj botës”, Shqipëria mund të jetë një zgjedhje shumë e mirë – ndërsa ndryshimi në destinacionin e ri turistik po ndodh me ritëm të shpejtë.

Artikulli para

Kursi i këmbimit valutor: Euro nuk luhatet, rritet dollari

Artikulli pas

Merz: Avionët gjermanë mund të mbajnë edhe armë bërthamore britanike e franceze

Editor

Editor

Nga Kategoria

Industria e turizmit në Shqipëri po lulëzon, por me ç’kosto?
Turizëm

The Telegraph: Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për pushime

6 Prill, 2026
Ryanair do të shtojë 20 linja të reja në Shqipëri këtë verë
Aviacion

Kriza e karburanteve kërcënon sezonin veror, CEO i RyanAir paralajmëron çmime të shtrenjta biletash dhe anulime

6 Prill, 2026
Nga 11 prilli nis zbatimi i plotë i sistemit Entry-Exit në BE, çfarë ndryshon për udhëtarët
Fokus

Nga 11 prilli nis zbatimi i plotë i sistemit Entry-Exit në BE, çfarë ndryshon për udhëtarët

6 Prill, 2026
TTW: Shqipëri-Greqi pakt revolucionar në turizmin ndërkufitar për 2026-ën
Turizëm

TTW: Shqipëri-Greqi pakt revolucionar në turizmin ndërkufitar për 2026-ën

4 Prill, 2026
A mundet që një shtet të jetë super i pasur dhe mbi të gjitha: Cilat janë rreziqet
Ekonomi

A mundet që një shtet të jetë super i pasur dhe mbi të gjitha: Cilat janë rreziqet

4 Prill, 2026
“Express”: Tirana, një udhëtim mes kulturës autentike dhe historisë së pasur
Turizëm

“Express”: Tirana, një udhëtim mes kulturës autentike dhe historisë së pasur

3 Prill, 2026
Artikulli pas
Merz: Avionët gjermanë mund të mbajnë edhe armë bërthamore britanike e franceze

Merz: Avionët gjermanë mund të mbajnë edhe armë bërthamore britanike e franceze

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shqipëria kryeson në rajon për të diplomuarit në TIK, por mbetet pas për aftësitë digjitale
Aktualitet

Shqipëria kryeson në rajon për të diplomuarit në TIK, por mbetet pas për aftësitë digjitale

Nga SkyWeb
14 Gusht, 2025
0

Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë për numrin e të diplomuarve në Teknologji Informacioni...

Lexo të plotë
BE godet gjigantët e teknologjisë: 700 milionë euro gjobë Apple dhe META-s

BE godet gjigantët e teknologjisë: 700 milionë euro gjobë Apple dhe META-s

23 Prill, 2025
Elon Musk drejt rekordit historik te pasurisë

Elon Musk drejt rekordit historik te pasurisë

10 Shtator, 2025
Aeroporti i Vlorës, MABCO shpjegon kredinë nga Delphos dhe akuzat mbi interesat ruse

Aeroporti i Vlorës, MABCO shpjegon kredinë nga Delphos dhe akuzat mbi interesat ruse

26 Mars, 2026
Pushimet e fundvitit në rrezik, paralajmërohen greva në aeroportet europiane

Pushimet e fundvitit në rrezik, paralajmërohen greva në aeroportet europiane

26 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Industria e turizmit në Shqipëri po lulëzon, por me ç’kosto?

The Telegraph: Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për pushime

6 Prill, 2026
HISTORIKE/ Shitja e makinave elektrike tejkalon ato me djegie të brendshme në BE

Nafta ka “punën e vet”, blerje rekord makinash nga shqiptarët në mars

6 Prill, 2026
Skema e re e subvencioneve, blegtorët paralajmërojnë protesta

Skema e re e subvencioneve, blegtorët paralajmërojnë protesta

6 Prill, 2026
Ryanair do të shtojë 20 linja të reja në Shqipëri këtë verë

Kriza e karburanteve kërcënon sezonin veror, CEO i RyanAir paralajmëron çmime të shtrenjta biletash dhe anulime

6 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr