• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 24 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Tmerri nga SPAK-u dhe intrigat mes kompanive me ankesa të vazhdueshme bllokojnë tenderin 2.5 mln euro të AKSHI-t për titujt akademikë

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Shkurt, 2026
në Aktualitet
A A
0
Tmerri nga SPAK-u dhe intrigat mes kompanive me ankesa të vazhdueshme bllokojnë tenderin 2.5 mln euro të AKSHI-t për titujt akademikë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sokol Sinani, pronari i kompanisë Intech+, mban bllokuar prej shtatorit 2025 tenderin 2.5 milionë euro të AKSHI-t për sistemin e regjistrit elektronik të titujve akademikë, një projekt që synon digjitalizimin e gradave shkencore dhe dokumentacionit universitar në nivel kombëtar.

Tenderi për titujt akademikë parashikon ndërtimin e një platforme që do të menaxhojë në mënyrë të centralizuar të dhënat për gradat shkencore, doktoraturat dhe publikimet, duke qenë një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës digjitale në arsimin e lartë.

Siç konstaton skyweb.al përmes konsultimit të dokumentacionit të Komisionit të Prokurimit Publik, procedura ka hasur pengesa të vazhdueshme.

Që nga shpallja në shtator 2025, ajo është bllokuar dy herë për shkak të ankimimeve të Intech+.

Fillimisht, në fund të vitit 2025, procesi u ndal për shkak të kërkesave për ndryshime në dokumente. Më pas, në fillim të vitit 2026, një tjetër ankimim solli ndërhyrje të reja dhe pamundësi për vijimin normal, duke çuar në përshkallëzimin e situatës proceduriale.

Aktualisht, sipas vendimit të fundit të Komisionit të Prokurimit Publik, procedura ndodhet në fazë anulimi dhe pritet të rishpallet me ndryshimet përkatëse, ç’ka e rikthen projektin praktikisht në pikën zero.

Ky zhvillim vjen në një moment të ndjeshëm për AKSHI, e cila ndodhet në qendër të një hetimi të gjerë nga SPAK lidhur me korrupsion madhor në tendera dhe pengmarrje të konkurrentëve.

Ish-drejtuesit e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi ndodhen nën arrest, kurse personazhe të tjerë që konsiderohen si “truri” i skandalit sipas SPAK, si Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, janë në arrati, ndërsa kompani të lidhura me ta kanë nisur lëvizjet për shitjen e aksioneve në pritje të prangave.

Në këtë klimë tensioni institucional, ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj është larguar nga detyra.

Bllokimi i tenderit për titujt akademikë shihet si një tjetër episod që thekson pasigurinë dhe ngadalësimin e projekteve digjitale strategjike në një nga institucionet kyçe të transformimit elektronik në vend. /skyweb.al

Artikulli para

Tmerri nga SPAK-u dhe intrigat mes kompanive me ankesa të vazhdueshme bllokojnë tenderin 2.5 mln euro të AKSHI-t për titujt akademikë

Artikulli pas

Hapet tenderi 90 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nis kontrolli inteligjent në rrugë, si identifikohen automjetet e parregullta
Aktualitet

Nis kontrolli inteligjent në rrugë, si identifikohen automjetet e parregullta

24 Shkurt, 2026
Sondazhi: 1 në 5 të mitur thonë se shohin përmbajtje seksuale të padëshiruara në Instagram
Aktualitet

Sondazhi: 1 në 5 të mitur thonë se shohin përmbajtje seksuale të padëshiruara në Instagram

24 Shkurt, 2026
Korporata e Investimeve kërkon me dëshpërim investitor për “Lift Tower” mbi Kadastrën: A po mbaron epoka e kullave në Tiranë?
Aktualitet

Korporata e Investimeve shtyn sërish afatin për LIFT Tower pas dështimeve të njëpasnjëshme të thirrjeve

24 Shkurt, 2026
Zvicra bllokon 880 milionë dollarë të Maduros
Aktualitet

Zvicra bllokon 880 milionë dollarë të Maduros

24 Shkurt, 2026
Alarm në Europë, agjentët rusë po blejnë prona pranë bazave të NATO-s
Aktualitet

Alarm në Europë, agjentët rusë po blejnë prona pranë bazave të NATO-s

24 Shkurt, 2026
Shumë trafik e ndotje, pak njerëz, por mbetemi ndër të fundit në Europë për veturat/banorë në 2024
Aktualitet

Shumë trafik e ndotje, pak njerëz, por mbetemi ndër të fundit në Europë për veturat/banorë në 2024

24 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Treni Rrogozhinë-Vlorë-Aeroport/ Projekti, gati në qershor, HSH: Përcaktohet gjurma e re. Në diskutime për financimin

Hapet tenderi 90 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Makinat, shqiptarëve “me lekë” u kushtoi luksi 5.7 milion euro në 2024
Ekonomi

Makinat, shqiptarëve “me lekë” u kushtoi luksi 5.7 milion euro në 2024

Nga SkyWeb
11 Prill, 2025
0

Pavarësisht detyrimeve të larta që kanë për t’u mbajtur, si në taksa ashtu edhe në shpenzimet e karburantit, shqiptarët kanë...

Lexo të plotë
Të hënën e 16 shkurtit rikthehet magjia e “Sofrës Tiranase” në kryeqytet

Të hënën e 16 shkurtit rikthehet magjia e “Sofrës Tiranase” në kryeqytet

9 Shkurt, 2026
Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Europën?

Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Europën?

1 Janar, 2026
Familjet shqiptare shpenzojnë më shumë për të mbushur barkun, arsimi, kultura dhe qejfi në FUND

 Ushqimet dhe qiratë patën ndikimin kryesor në rritjen e çmimeve gjatë shtatorit

8 Tetor, 2025
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron fluturimin e parë të Wizz Air drejt Qipros

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron fluturimin e parë të Wizz Air drejt Qipros

4 Tetor, 2025

Të Fundit

Doganat njoftojnë përpunimin e mallrave të importit në Bllatë dhe Kakavijë pas bllokimit të aksit Korçë-Librazhd

Doganat njoftojnë përpunimin e mallrave të importit në Bllatë dhe Kakavijë pas bllokimit të aksit Korçë-Librazhd

24 Shkurt, 2026
Ushqimet që ngadalësojnë plakjen e trurit, sipas studimit të ri

Ushqimet që ngadalësojnë plakjen e trurit, sipas studimit të ri

24 Shkurt, 2026
Udhëzimi i Kadastrës: Hapat që duhet të ndiqni për rivlerësimin e banesave

Udhëzimi i Kadastrës: Hapat që duhet të ndiqni për rivlerësimin e banesave

24 Shkurt, 2026
Pavarësisht fryrjes nga agjentët imobiliarë, sa % mund ta ulni çmimin e apartamenteve në Tiranë

Nga 1% në 5%: Sa pasuri u rivlerësuan ndër vite dhe sa të ardhura ka gjeneruar shteti

24 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr