• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 24 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Udhëzimi i Kadastrës: Hapat që duhet të ndiqni për rivlerësimin e banesave

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Udhëzimi i Kadastrës: Hapat që duhet të ndiqni për rivlerësimin e banesave
Share on FacebookShare on WhatsApp

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka publikuar udhëzimin për qytetarët që duan të kryejnë rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme, duke sqaruar procedurën e aplikimit, dokumentacionin dhe tarifat që aplikohen gjatë procesit.

Procesi nis me identifikimin në portalin e-Albania, ku qytetari duhet të zgjedhë shërbimin “Rivlerësimi i Pasurisë” dhe të konfirmojë se përfaqësuesi është i njëjtë me aplikantin.

Nis rivlerësimi i banesave, si pritet të ndikojë në uljen e çmimit të apartamenteve dhe qirave

Në hapin pasues përzgjidhet pasuria që do të rivlerësohet, ndërsa sistemi shton automatikisht edhe shërbimin për lëshimin e kopjes së kartelës së pasurisë së paluajtshme.

Më tej kërkohet ngarkimi i dokumentit të pronësisë ose aktit të ekspertimit së bashku me licencën e ekspertit në format PDF, në rast se rivlerësimi është kryer nga një ekspert i licencuar. Në faqen përfundimtare reflektohet tarifa minimale e shërbimit dhe aplikimi dërgohet përmes butonit “Dërgo”.

Kadastra sqaron se tarifa nuk është fikse, por llogaritet në varësi të shumës së tatimit që rezulton nga rivlerësimi. Sipas udhëzimit, struktura e tarifave është si më poshtë:

Deri në 150 mijë lekë tatim, tarifa është 3 500 lekë.
Nga 150 001 deri në 300 mijë lekë tatim, tarifa është 7 000 lekë.
Mbi 300 001 lekë tatim, tarifa është 10 000 lekë.

Tarifa përfshihet në faturën që qytetarët marrin në e-Albania pas verifikimit të procesit.

Udhëzimi i publikuar nga Ministria e Financave hap zyrtarisht rrugën për rivlerësimin e pronave me një normë tatimi të reduktuar prej 5 për qind, nga 15 për qind që është norma standarde. Sipas dokumentit, rivlerësimi mund të kryhet ose pranë ASHK-së mbi bazën e çmimeve minimale fiskale, ose nga një ekspert i licencuar.

Në rastet kur procedura kryhet nga Kadastra, vlerësimi bëhet sipas çmimeve minimale fiskale në fuqi në momentin e aplikimit dhe në përputhje me kuadrin ligjor për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë. /skyweb.al

Etiketat: kadastrarivleresimi prones
Artikulli para

Nga 1% në 5%: Sa pasuri u rivlerësuan ndër vite dhe sa të ardhura ka gjeneruar shteti

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pavarësisht fryrjes nga agjentët imobiliarë, sa % mund ta ulni çmimin e apartamenteve në Tiranë
Aviacion

Nga 1% në 5%: Sa pasuri u rivlerësuan ndër vite dhe sa të ardhura ka gjeneruar shteti

24 Shkurt, 2026
Nis kontrolli inteligjent në rrugë, si identifikohen automjetet e parregullta
Aktualitet

Nis kontrolli inteligjent në rrugë, si identifikohen automjetet e parregullta

24 Shkurt, 2026
Në Shqipëri ka më shumë shtëpi për frymë se mesatarja e Europës, por çmimet dhe qiratë e apartamenteve janë tepë të lata
Ekonomi

Nis rivlerësimi i banesave, si pritet të ndikojë në uljen e çmimit të apartamenteve dhe qirave

24 Shkurt, 2026
Korporata e Investimeve kërkon me dëshpërim investitor për “Lift Tower” mbi Kadastrën: A po mbaron epoka e kullave në Tiranë?
Aktualitet

Korporata e Investimeve shtyn sërish afatin për LIFT Tower pas dështimeve të njëpasnjëshme të thirrjeve

24 Shkurt, 2026
Euro “rri në vend”, dobësohet Dollari, kursi i këmbimit për sot
Ekonomi

Euro “rri në vend”, forcohen valutat e tjera të huaja

24 Shkurt, 2026
Të shkollohesh…
Ekonomi

Pas administratës dhe mjekëve, rritje pagash edhe për 36 000 mësues

24 Shkurt, 2026

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Iu shqetësojnë videot me Inteligjencë Artificiale? TikTok ka gjetur zgjidhjen
Aktualitet

Iu shqetësojnë videot me Inteligjencë Artificiale? TikTok ka gjetur zgjidhjen

Nga Editor
21 Nëntor, 2025
0

TikTok ka prezantuar një opsion të ri që u lejon përdoruesve të kontrollojnë sasinë e përmbajtjeve të gjeneruara nga inteligjenca...

Lexo të plotë
Si janë kthyer baret në pika bastesh me ose pa logo, fitimet e majme dhe kush po arrestohet ?

Si janë kthyer baret në pika bastesh me ose pa logo, fitimet e majme dhe kush po arrestohet ?

29 Prill, 2025
Mbi 65 milionë euro pasuri iu bllokuan krimit gjatë 2025

Mbi 65 milionë euro pasuri iu bllokuan krimit gjatë 2025

20 Shkurt, 2026
“Boeing” siguron kontratë 8,58 miliardë dollarësh me Izraelin për avionët F-15

“Boeing” siguron kontratë 8,58 miliardë dollarësh me Izraelin për avionët F-15

30 Dhjetor, 2025
Demonstrim force në Gjirin Persik, aeroplanmbajtëset  amerikane vendosen pranë Iranit

Demonstrim force në Gjirin Persik, aeroplanmbajtëset amerikane vendosen pranë Iranit

16 Shkurt, 2026

Të Fundit

Udhëzimi i Kadastrës: Hapat që duhet të ndiqni për rivlerësimin e banesave

Udhëzimi i Kadastrës: Hapat që duhet të ndiqni për rivlerësimin e banesave

24 Shkurt, 2026
Pavarësisht fryrjes nga agjentët imobiliarë, sa % mund ta ulni çmimin e apartamenteve në Tiranë

Nga 1% në 5%: Sa pasuri u rivlerësuan ndër vite dhe sa të ardhura ka gjeneruar shteti

24 Shkurt, 2026
Burrat kanë nevojë të konsumojnë më shumë kalori sesa gratë

Burrat kanë nevojë të konsumojnë më shumë kalori sesa gratë

24 Shkurt, 2026
Nis kontrolli inteligjent në rrugë, si identifikohen automjetet e parregullta

Nis kontrolli inteligjent në rrugë, si identifikohen automjetet e parregullta

24 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr