• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Ushqimet që ngadalësojnë plakjen e trurit, sipas studimit të ri

Editor Nga Editor
24 Shkurt, 2026
në Shëndet
A A
0
Ushqimet që ngadalësojnë plakjen e trurit, sipas studimit të ri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Perimet me gjethe jeshile, peshku, bishtajoret dhe vaji i ullirit janë elementë thelbësorë në ushqyerjen e të moshuarve që duan të mbrojnë shëndetin e trurit dhe të ngadalësojnë rënien njohëse. Një studim i fundit i publikuar në revistën shkencore Neurology tregon se personat që ndiqnin dietën mesdhetare ose dietën MIND kishin më pak grumbullim të pllakave në tru – një nga shenjat kryesore të sëmundjes së Alzheimerit.

Rezultatet ishin veçanërisht domethënëse për ata që respektonin me përpikëri dietën mesdhetare: truri i tyre rezultoi deri në 18 vite “më i ri” krahasuar me individët që kishin ndjekur më pak këtë regjim ushqimor. Efekte të ngjashme, megjithëse disi më të moderuara, u vunë re edhe tek ndjekësit e dietës MIND.

Studimi afatgjatë

Shkencëtarët nga Rush University analizuan indet cerebrale të 581 pjesëmarrësve në një studim afatgjatë mbi kujtesën dhe plakjen, i nisur në vitet 1980. Pjesëmarrësit kishin pranuar të dhuronin trurin për kërkime pas vdekjes dhe plotësonin çdo vit pyetësorë të detajuar mbi zakonet e tyre ushqimore.

Nga analizat rezultoi se konsumimi i rregullt i perimeve me gjethe jeshile – të paktën shtatë racione në javë – lidhej me një “kursim” deri në 19 vite të plakjes së trurit, në krahasim me ata që konsumonin një racion ose më pak në javë.

Çfarë përfshijnë këto dieta?

Dieta tradicionale mesdhetare, e njohur për përfitimet në shëndetin kardiovaskular dhe uljen e rrezikut të goditjes në tru, përfshin sasi të mëdha peshku, vaj ulliri, fruta, perime, fasule, arra dhe drithëra të pasura me fibra.

Ndërsa dieta MIND – një ndërthurje e dietës mesdhetare me dietën DASH – i jep prioritet të veçantë zarzavateve me gjethe jeshile dhe manaferrave, të cilat lidhen me përmirësimin e funksioneve njohëse.

Të dyja dietat bazohen kryesisht në ushqime bimore të pasura me lëndë ushqyese dhe përbërës bioaktivë që ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet. Njëkohësisht, ato kufizojnë mishin e kuq, sheqernat dhe ushqimet e përpunuara.

Sipas studiuesve, këto rezultate theksojnë rëndësinë e një ushqyerjeje të shëndetshme si një faktor kyç në mbrojtjen e trurit dhe në uljen e rrezikut të demencës.

Etiketat: ushqimet
Artikulli para

Udhëzimi i Kadastrës: Hapat që duhet të ndiqni për rivlerësimin e banesave

Artikulli pas

Doganat njoftojnë përpunimin e mallrave të importit në Bllatë dhe Kakavijë pas bllokimit të aksit Korçë-Librazhd

Editor

Editor

Nga Kategoria

Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen
Shëndet

Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

8 Tetor, 2026
OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre
Shëndet

OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

8 Tetor, 2026
ChatGPT për adoleshentët: OpenAI flet për përdorim të kufizuar, por studimi ngre alarmin për sigurinë
Shëndet

ChatGPT për adoleshentët: OpenAI flet për përdorim të kufizuar, por studimi ngre alarmin për sigurinë

8 Tetor, 2026
Diabeti i tipit 1 nuk duhet të kufizojë ëndrrat sportive të fëmijëve
Shëndet

Diabeti i tipit 1 nuk duhet të kufizojë ëndrrat sportive të fëmijëve

8 Tetor, 2026
Kompanitë e AI testojnë barna virtualisht për të rritur shanset e suksesit te njerëzit
Shëndet

Kompanitë e AI testojnë barna virtualisht për të rritur shanset e suksesit te njerëzit

7 Tetor, 2026
Pse polakët jetojnë më pak se evropianët e tjerë?
Shëndet

Pse polakët jetojnë më pak se evropianët e tjerë?

7 Tetor, 2026
Artikulli pas
Doganat njoftojnë përpunimin e mallrave të importit në Bllatë dhe Kakavijë pas bllokimit të aksit Korçë-Librazhd

Doganat njoftojnë përpunimin e mallrave të importit në Bllatë dhe Kakavijë pas bllokimit të aksit Korçë-Librazhd

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pse bërtasin njerëzit?
Shëndet

Pse bërtasin njerëzit?

Nga Editor
2 Dhjetor, 2025
0

Bërtitja është një nga shprehjet më të forta dhe më të drejtpërdrejta të emocioneve njerëzore. Ajo shfaqet në momente të...

Lexo të plotë
Kondicioneri shpëton çdo vit mbi 5 mijë amerikanë nga vdekja

Kondicioneri shpëton çdo vit mbi 5 mijë amerikanë nga vdekja

1 Shtator, 2026
AKSIDENTET/ Të rinj dhe të “pamatur” në timon? Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm

Të rinjtë më problematikët në rrugë, shkaktarët më të mëdhenj të aksidenteve

27 Mars, 2026
“Duan të më bllokojnë”, grantet e IPARD përfundojnë në gjykatë, beteja për kthimin e fondeve

“Duan të më bllokojnë”, grantet e IPARD përfundojnë në gjykatë, beteja për kthimin e fondeve

3 Mars, 2026
Anulohet tenderi për portin në Porto Romano, Karakaçi: Gati skenari që projekti të mos bllokohet

Anulohet tenderi për portin në Porto Romano, Karakaçi: Gati skenari që projekti të mos bllokohet

11 Mars, 2026

Të Fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

9 Tetor, 2026
Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm

Media kanadeze: Shqipëria, një destinacion ekonomik për ata që duan të eksplorojnë vende të reja

9 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr