• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Doganat njoftojnë përpunimin e mallrave të importit në Bllatë dhe Kakavijë pas bllokimit të aksit Korçë-Librazhd

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Shkurt, 2026
në Ekonomi
A A
0
Doganat njoftojnë përpunimin e mallrave të importit në Bllatë dhe Kakavijë pas bllokimit të aksit Korçë-Librazhd
Share on FacebookShare on WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka marrë masa emergjente për të garantuar vijimësinë e qarkullimit të mallrave pas bllokimit të lëvizjes në aksin Librazhd–Elbasan dhe anasjelltas. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, deklaroi se strukturat doganore reaguan menjëherë për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur pengesat në procedurat doganore.

Sipas Doganave, që në momentin e krijimit të situatës është trajtuar me prioritet pezullimi i përkohshëm i lëvizjes së mallrave dhe udhëtarëve, duke orientuar alternativa të reja kalimi përmes pikave kufitare Bllatë në Dibër për mallrat që hyjnë nga Maqedonia e Veriut dhe Kakavijë për mallrat që hyjnë nga Greqia.

Për të përballuar fluksin e shtuar, janë përforcuar kapacitetet logjistike dhe është shtuar personeli në degët kufitare Bllatë dhe Kakavijë, me synimin përshpejtimin e procedurave deri në normalizimin e situatës rrugore.

Në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut është arritur mirëkuptim për lehtësimin e qarkullimit në pikën e Bllatës, ku kamionët dhe trajlerat e ngarkuar do të kalojnë nga ora 12:00 deri në 22:00, ndërsa mjetet pa ngarkesë do të kenë kalim 24 orë. Po ashtu është garantuar kalimi i produkteve agro që kërkojnë certifikim.

Doganat shqiptare kanë nisur gjithashtu kontakte me autoritetet kosovare për të mundësuar lehtësime të tjera në hyrje dhe dalje të mallrave.

Për mallrat që kanë hyrë në territorin doganor përmes Qafë-Thanës dhe ndodhen në aksin e bllokuar, është ofruar si zgjidhje përdorimi i regjimit të Transitit të Jashtëm T1, i cili lejon tranzitimin nga një pikë doganore në një tjetër. Operatorët duhet të depozitojnë deklaratën T1 në degën doganore Qafë-Thanë me destinacion Bllatën dhe të hartojnë dokumentin e transportit për itinerarin e ri.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave pranon se situata sjell kosto shtesë për bizneset dhe ndikim në proceset e import-eksportit, por thekson se të gjitha strukturat janë angazhuar për të minimizuar pasojat dhe për të garantuar funksionimin normal të aktivitetit tregtar. Dogana njofton se do të vijojë të informojë në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejshëm. /skyweb.al

Artikulli para

Ushqimet që ngadalësojnë plakjen e trurit, sipas studimit të ri

Artikulli pas

Adoleshenca zgjat deri në të 30-at, studimi i ri zbulon periudhat kyçe të trurit: Kur arrihet “pjekuria”

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

OSHEE nis aplikimin e skemave të reja për shlyerjen me këste të faturave të papaguara të energjisë
Ekonomi

Bizneseve do t’u mbahet prona “peng” nëse nuk paguajnë energjinë, çfarë ndodh me familjarët

9 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Ekonomi

S’ka më mbifaturime energjie! Bllokim automatik pastaj verifikim, çfarë ndodh nëse dyfishohet brenda muajit

9 Tetor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

9 Tetor, 2026
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: E vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë!
Ekonomi

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: E vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë!

9 Tetor, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

Kredi me interes zero dhe qira që llogaritet për blerjen e shtëpisë, kush përfiton nga skema e re e qeverisë

9 Tetor, 2026
Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!
Ekonomi

Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
Adoleshenca zgjat deri në të 30-at, studimi i ri zbulon periudhat kyçe të trurit: Kur arrihet “pjekuria”

Adoleshenca zgjat deri në të 30-at, studimi i ri zbulon periudhat kyçe të trurit: Kur arrihet "pjekuria"

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Si luftrat po zgjasin orët tona të fluturimit
Aviacion

Si luftrat po zgjasin orët tona të fluturimit

Nga SkyWeb
13 Mars, 2026
0

Konflikti i përshkallëzuar në Lindjen e Mesme po sjell pasoja të drejtpërdrejta edhe në trafikun ajror ndërkombëtar. Sulmet mes SHBA,...

Lexo të plotë
Si e tjetërsoi zonën te ish-Garda lakmia për kulla

Si e tjetërsoi zonën te ish-Garda lakmia për kulla

6 Tetor, 2025
Presidenti Begaj dekreton Gjeneral Major Petrit Çunin në krye të Forcës Tokësore

Presidenti Begaj dekreton Gjeneral Major Petrit Çunin në krye të Forcës Tokësore

16 Dhjetor, 2025
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Ulet çmimi i naftës në vend, zbret nën kufirin 200 lekë

4 Gusht, 2026
Park eolik në Tropojë, Balluku: Investim amerikan, nga më të mëdhenjtë në Evropë

Park eolik në Tropojë, Balluku: Investim amerikan, nga më të mëdhenjtë në Evropë

9 Shtator, 2025

Të Fundit

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

9 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr