• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 13 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kreditimi i ekonomisë u ngadalësua në janar

Editor Nga Editor
26 Shkurt, 2026
në Ekonomi
A A
0
Kreditimi i ekonomisë u ngadalësua në janar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kredia për ekonominë e nisi me rënie vitin 2026.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për muajin janar sektori bankar dha gjithsej 28.3 miliardë lekë kredi të reja, në rënie me 11% krahasuar me janarin e vitit të kaluar.

Pasi arriti nivelet më të larta historike për periudhën vitin e kaluar, kredia ka pësuar një frenim në muajin e parë të vitit 2026. Gjithsesi, shifra e janarit është vlera e dytë më e lartë historike për këtë periudhë të vitit.

Rënia e kredisë u përcaktua kryesisht nga segmenti i individëve. Kredia e re për individët kishte vlerën e 8.7 miliardë lekëve, në rënie me 8% krahasuar me janarin e vitit të kaluar.

Ngadalësimi i kredisë erdhi kryesisht nga kredia në Euro, që ishte në vlera ndjeshëm më të ulëta krahasuar me një vit më parë. Rënia e kredisë në Euro preku si huatë për blerje banesash, ashtu edhe ato për konsum. Por, ndërkohë kreditimi vazhdoi rritjen në monedhën vendase, në të dyja produktet kryesore, kreditë për shtëpi dhe ato konsumatore.

Ndërkohë, kredia për bizneset kishte vlera të përafërta me janarin e vitit të kaluar, me 19.5 miliardë lekë të disbursuara. Ecuria e kredisë sipas monedhave ishte e ngjashme, e karakterizuar nga rritja e kredisë në Lekë dhe rënia e asaj në Euro.

Portofoli i kredisë për ekonominë, i matur si tepricë, në fund të janarit arriti vlerën e 939.3 miliardë lekëve. Portofoli i kredisë u tkurr me 4.4 miliardë lekë krahasuar me fundin e vitit 2025.  Me bazë vjetore, portofoli total i kredisë ngelet në rritje dyshifrore, me 11.6% më shumë krahasuar me janarin e vitit 2025. Rritja vjetore e portofolit total për bizneset ishte 7.9%, ndërsa për individët 18.3%.

Kreditimi i ekonomisë u rrit me ritme të shpejta edhe gjatë vitit 2025, pavarësisht masave të Bankës së Shqipërisë, që tentuan ta ngadalësonin këtë rritje, sidomos në segmentin e kredisë për pasuri të paluajtshme. Në mesin e vitit të kaluar, hynë në fuqi masat kufizuese për kredinë për blerje banesash nga individët. Në gjysmën e dytë të vitit 2025, këto masa nuk dhanë ndonjë efekt të rëndësishëm dhe kredia për shtëpi vazhdoi të rritej me ritme të shpejta. Efekti i tyre pritet të kuptohet më qartë gjatë vitit 2026.

Oferta për kredi në tregun bankar ngelet e lartë, e mbështetur nga nivelet e mira të kapitalizimit dhe përfitueshmërisë së shumicës së bankave gjatë viteve të fundit. Raporti i kredive me probleme ndërkohë, vijoi rënien edhe gjatë vitit 2025, megjithëse kjo rënie u ngadalësua krahasuar me vitet e mëparshme. /Monitor

Artikulli para

Terapi e re kundër HIV-it, shpresë për trajtimin e sëmundjes

Artikulli pas

Rrezikon të shembet ura që lidh Peqinin me Belshin, ndalohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore
Ekonomi

Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore

13 Prill, 2026
BE shtyn vendimin për bllokimin e përhershëm të naftës ruse pas luftës me Iranin, Putini fërkon duart
Ekonomi

Nafta i rikthehet shtrenjtimit pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

13 Prill, 2026
Të gjithë shqiptarët në Azi për të blerë makina, çfarë po ndodh me tregun?
Aktualitet

Shqiptarët nuk heqin dorë nga vetura me naftë, zunë rreth 60% të blerjeve të reja në janar-mars

13 Prill, 2026
Përballë ekranit; Kostoja ekonomike e varësisë nga loja
Ekonomi

Përballë ekranit; Kostoja ekonomike e varësisë nga loja

12 Prill, 2026
Trump: Nuk do të lejoj që të ketë taksë për kalimin në Hormuz
Ekonomi

Trump: Nuk do të lejoj që të ketë taksë për kalimin në Hormuz

11 Prill, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Komisioni Europian drejt tatimit të jashtëzakonshëm për fitimet e larta nga rritja e çmimit të karburanteve

11 Prill, 2026
Artikulli pas
Rrezikon të shembet ura që lidh Peqinin me Belshin, ndalohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë

Rrezikon të shembet ura që lidh Peqinin me Belshin, ndalohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

BSH: Të huajt blenë 253 milionë euro prona në gjysmën e parë të vitit
Ekonomi

Malaj njofton përgatitjen e udhëzimeve dhe nisjen e rivlerësimit të pronave në shkurt

Nga SkyWeb
26 Janar, 2026
0

Rivlerësimi i pronave të paluajtshme pritet të nisë në muajin shkurt, bëri të ditur ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë...

Lexo të plotë
Instagram shton masa të reja për përdoruesit e mitur

Instagram shton masa të reja për përdoruesit e mitur

16 Tetor, 2025
Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 

Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 

4 Prill, 2025
Black out total në Spanjë dhe Portugali, ndalojnë avionët, trenat dhe metrotë

Black out total në Spanjë dhe Portugali, ndalojnë avionët, trenat dhe metrotë

28 Prill, 2025
Transporti ajror zëvendëson atë detar, si po futen vizitorët në Shqipëri

Transporti ajror zëvendëson atë detar, si po futen vizitorët në Shqipëri

10 Qershor, 2025

Të Fundit

Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?

Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?

13 Prill, 2026
Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore

Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore

13 Prill, 2026
Anglia ndalon ushqimet e skuqura dhe me shumë sheqer në shkolla

Anglia ndalon ushqimet e skuqura dhe me shumë sheqer në shkolla

13 Prill, 2026
BE shtyn vendimin për bllokimin e përhershëm të naftës ruse pas luftës me Iranin, Putini fërkon duart

Nafta i rikthehet shtrenjtimit pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

13 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr