• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Black out total në Spanjë dhe Portugali, ndalojnë avionët, trenat dhe metrotë

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Prill, 2025
në Aktualitet
A A
Black out total në Spanjë dhe Portugali, ndalojnë avionët, trenat dhe metrotë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një blackout masiv elektrik ka goditur sot Spanjën dhe Portugalinë, duke shkaktuar ndërprerje të transportit publik, si avionët, trenat dhe metrotë, si dhe probleme serioze në komunikime, me pasoja të mëdha për popullsinë.

Energjia elektrike është ndërprerë papritur rreth orës 12:30 në disa zona të Gadishullit Iberik, për t’u përhapur më pas në rajone gjithnjë e më të gjera. Raportime për ndërprerje të energjisë kanë ardhur nga qytete si Madrid, Murcia, Galicia, Alicante, Zaragoza, Ávila, Segovia, si dhe nga disa qytete të Portugalisë.

Si pasojë e ndërprerjes së energjisë, janë bllokuar aeroportet dhe rrjetet hekurudhore, përfshirë edhe linjat e trenave me shpejtësi të lartë. Në errësirë kanë mbetur gjithashtu fabrikat dhe qendrat tregtare. Raportime të shumta tregojnë se semaforët kanë dalë jashtë funksioni, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe disa aksidente të pashmangshme.

Red Eléctrica de España, operatori i infrastrukturës elektrike në Spanjë, ka aktivizuar planet e emergjencës për rikthimin e furnizimit me energji elektrike në bashkëpunim me kompanitë e sektorit. Autoritetet njoftuan se shkaqet e blackout-it janë ende në proces analize dhe të gjitha burimet janë vënë në dispozicion për zgjidhjen e problemit.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (INCIBE) po heton për të përcaktuar nëse blackout-i mund të jetë shkaktuar nga një sulm kibernetik.

Në Madrid, sipas dëshmive të banorëve në rrjetet sociale, e gjithë rrjeti i metrosë është evakuuar për shkak të ndërprerjes së energjisë. Shërbimet e internetit dhe telefonisë mobile të disa kompanive kanë pësuar gjithashtu ndërprerje duke nisur nga ora 12:30.

Përballë situatës, qeveria spanjolle ka thirrur një mbledhje emergjente në Moncloa. Autoritetet kanë bërë thirrje për ndalim të përkohshëm të lëvizjes me automjete, duke këshilluar qytetarët të mos drejtojnë mjetet derisa të rikthehet furnizimi me energji, pasi semaforët dhe kamerat e kontrollit të trafikut janë jashtë funksionit./skyweb.al

Artikulli para

Furtunë anulimesh, AKSHI heq dorë në momentin e fundit nga tenderi i kamerave në dogana, PRAPASKENAT me kompaninë e sanksionuar

Artikulli pas

Rama prezanton planin për prodhimin e mjeteve ushtarake te ish-Uzina e Autotraktorëve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online
Aktualitet

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

13 Nëntor, 2026
PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë
Aktualitet

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

13 Nëntor, 2026
Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq
Aktualitet

Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq

13 Nëntor, 2026
Plas skandali: Si gënjeu Tërmet Peçi me firmë dhe vulë Delina Ibrahimajn, Ervin Meten dhe Petrit Malajn!
Aktualitet

Plas skandali: Si gënjeu Tërmet Peçi me firmë dhe vulë Delina Ibrahimajn, Ervin Meten dhe Petrit Malajn!

13 Nëntor, 2026
Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtetërore
Aktualitet

Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtetërore

13 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Rama prezanton planin për prodhimin e mjeteve ushtarake te ish-Uzina e Autotraktorëve

Rama prezanton planin për prodhimin e mjeteve ushtarake te ish-Uzina e Autotraktorëve

Të Përzgjedhura

Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale
Aviacion

“Ka shumë të dehur në bord”, RyanAir kërkon ndalimin e shitjes së alkoolit në aeroporte

Nga SkyWeb
7 Maj, 2026
0

Ryanair kërkon ndalimin e shitjes së alkoolit në aeroporte, duke argumentuar se numri i pasagjerëve të dehur në bord është...

Lexo të plotë
FOTO/ “Apokalipsi” në Gramsh, imazhe të dramës që la pas zjarri që përpiu gjithçka

PROCEDURAT/ Si do të bëhet vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret

16 Gusht, 2025
Një “qytet” i tërë fluturoi çdo ditë nga dhe drejt Rinasit, transporti ajror shënoi rekord historik në 2025

Mbi 1.6 milionë pasagjerë dhe 9.5 mijë fluturime në korrik nga TIA

30 Korrik, 2026
Euro “rri në vend”, dobësohet Dollari, kursi i këmbimit për sot

Euro “rri në vend”, forcohen valutat e tjera të huaja

24 Shkurt, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

18 Shtator, 2026

Të Fundit

LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave

Stabilizohet tregu botëror i naftës, pritet ulje e çmimeve të karburanteve

13 Nëntor, 2026
Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

13 Nëntor, 2026
PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

13 Nëntor, 2026
Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj

Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj

13 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr