• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 5 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Importet e karburanteve, cigares dhe kafesë u rritën dyfish në 2025

Editor Nga Editor
5 Mars, 2026
në Ekonomi
A A
0
Importet e karburanteve, cigares dhe kafesë u rritën dyfish në 2025
Share on FacebookShare on WhatsApp

Importet e mallrave te akcizës pësuan rritje dy-shifrore përgjatë vitit 2025, duke përjashtuar birrën e cila pësoi rënie të lehtë. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave importet e karburanteve, kafesë dhe cigareve kanë kapur nivelet më të larta pas pandemisë, me përjashtim të birrës e cila ka arritur ngopjen pas rritjes së fortë të importeve me 2024.

Konsumi i karburanteve në majat pa pandemisë, importet rritje me 12.7%

Sasia e naftës dhe benzinës që ka hyrë në vend nga importi gjatë vitit të kaluar arriti në 740,863 ton, niveli më i lartë i historik. Ky trend rritës vjen pas një periudhe luhatjesh, ku viti 2022 shënoi pikën më të ulët me rreth 556,653 ton, për t’u pasuar nga një rimëkëmbje graduale në vitet 2023 dhe 2024. Vetëm gjatë vitit 2025 importet u zgjeruan me 83,300 tonë, ose prej 12.7%.

Kjo rritje e fortë e importeve të karburanteve i atribuohet kryesisht intensifikimit të lëvizjeve në transportin rrugor. Zgjerimi i sektorit të ndërtimit, projektet e mëdha infrastrukturore në të gjithë vendin dhe mbi të gjitha, sezoni turistik, kanë luajtur një rol kyç në rritjen e kërkesës.

Gjithashtu, rritja e numrit të automjeteve në qarkullim ka bërë që tregu të kërkojë sasi gjithnjë e më të mëdha, duke e bërë vitin 2025 një pikë kthese për importet e larta të naftës. Në fund të vitit 2025 qarkullonin në vend mbi 1 milion mjete rrugore, duke shënuar një rekord historik. Nga këto, 847 mijë ishin autovetura.

Rritje rekord të importit të kafesë për vitin 2025

Tregu i kafesë në Shqipëri ka pësuar rritje të fortë gjatë vitit 2025, duke arritur nivele historike të importeve që dëshmojnë për një konsum në rritje edhe pse çmimit e produktit në tregjet ndërkombëtare ishin në nivelet më të larta historike.

Sasia e kafesë së importuar në 2025 kaloi 10,2 mijë tonë ose 18.2 për qind më shumë se në 2024. Në këtë rritje ndikimin më të fortë e kë dhënë turizmi, i cili ka rritur ndjeshëm kërkesën në sektorin e hoteleri-turizmit, ku kafeja mbetet produkti më i konsumuar nga vizitorët e huaj dhe vendasit.

Cigarja rritje me 14%

Gjatë vitit 2025 importet e cigareve shënuan rritje të papritur, duke thyer trendet e viteve të kaluara me një zgjerim dyshifror. importet e cigareve arritën në 3,636 ton, shifra më e lartë e regjistruar në pesë vitet e fundit. Kjo sasi përfaqëson një rritje 13.8% krahasuar me vitin 2024, teksa në terma absolutë, brenda një viti në vend kanë hyrë 442 ton cigare më shumë, duke dëshmuar për një kërkesë të shtuar në tregun vendas.

Ekspertët e lidhin këtë rritje me disa faktorë kryesorë që kanë ndikuar paralelisht. Së pari, fluksi rekord i turistëve gjatë vitit 2025 ka rritur konsumin sezonal, pasi vizitorët e huaj përbëjnë një masë të konsiderueshme konsumatorësh që furnizohen brenda vendit.

Së dyti, forcimi i kontrolleve doganore dhe lufta ndaj informalitetit ka bërë që një pjesë e konsumit që më parë mbulohej nga tregu i zi, tani të kalojë përmes rrugëve zyrtare të importit, duke fryrë shifrat statistikore.

Birra rënie me 4.5%

Importi i birrës arriti pikun e saj në vitin 2024 me një rritje vjetore prej 6.9%, teksa në 2025 vërehet një stabilizim i lehtë me një rënie prej -4.6% krahasuar me vitin rekord 2024. Por sërish importet në këtë produkt janë në nivele shumë më të larta se në vitin 2021.

Në total, nga viti 2021 në 2025, importi i birrës është rritur me 13.6%. Kjo rritje vjen pjesërisht edhe si pasojë e unifikimit të akcizës, e cila ka favorizuar produktet e importit kundrejt atyre vendase, duke bërë që birrat e huaja të dominojnë tavolinat e turistëve dhe konsumatorëve vendas gjatë muajve të nxehtë./ Monitor

Etiketat: importet
Artikulli para

DETAJET/ SOCAR planifikon nisjen e gazifikimit të Korçës nga fundi i 2026

Artikulli pas

Belshi vlerësohet me çmim për turizëm të qëndrueshëm në Panairin e Turizmit në Berlin

Editor

Editor

Nga Kategoria

DETAJET/ SOCAR planifikon nisjen e gazifikimit të Korçës nga fundi i 2026
Ekonomi

DETAJET/ SOCAR planifikon nisjen e gazifikimit të Korçës nga fundi i 2026

5 Mars, 2026
Lufta në Gjirin Persik rrit frikën e një tjetër krize energjetike
Ekonomi

Lufta në Gjirin Persik rrit frikën e një tjetër krize energjetike

5 Mars, 2026
Kursi i këmbimit po shkatërron eksportuesit, dëgjesë në Komisionin e Ekonomisë: Duhen masa urgjente!
Ekonomi

Kursi i këmbimit po shkatërron eksportuesit, dëgjesë në Komisionin e Ekonomisë: Duhen masa urgjente!

4 Mars, 2026
Rritet çmimi i naftës, pse Gjiri i Hormuzit është i rëndësishëm për ekonominë botërore
Ekonomi

Bota mban frymën! Trump premton mbrojtje ushtarake për anijet e naftës dhe gazit në Ngushticën e Hormuzit

4 Mars, 2026
Katari shpall “forcën madhore” dhe NDALON prodhimin e gazit pas sulmeve të Iranit, çmimet kapin majat
Ekonomi

Katari shpall “forcën madhore” dhe NDALON prodhimin e gazit pas sulmeve të Iranit, çmimet kapin majat

4 Mars, 2026
Krijohet sh.a-ja e inceneratorëve/ Pas skandalit korruptiv, qeveria themelon kompani shtetërore për të menaxhuar mbetjet
Ekonomi

Krijohet sh.a-ja e inceneratorëve/ Pas skandalit korruptiv, qeveria themelon kompani shtetërore për të menaxhuar mbetjet

4 Mars, 2026
Artikulli pas
Belshi vlerësohet me çmim për turizëm të qëndrueshëm në Panairin e Turizmit në Berlin

Belshi vlerësohet me çmim për turizëm të qëndrueshëm në Panairin e Turizmit në Berlin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Gjermania nuk është më si përpara!” Bie numri i shqiptarëve që shkojnë për punë
Ekonomi

“Gjermania nuk është më si përpara!” Bie numri i shqiptarëve që shkojnë për punë

Nga SkyWeb
27 Tetor, 2025
0

E keni dëgjuar këngën “Gjermania nuk më si përpara”? Epo ja, ky është shembulli ku ajo frazë po kthehet në...

Lexo të plotë
Rubio paralajmëron një epokë të re në gjeopolitikë

Rubio paralajmëron një epokë të re në gjeopolitikë

13 Shkurt, 2026
Sherr te zyra e PSD në Tiranë, policia thotë se u gjetën fishekë

Sherr te zyra e PSD në Tiranë, policia thotë se u gjetën fishekë

29 Prill, 2025
Një në tre evropianë përdorin Tik Tok

Një në tre evropianë përdorin Tik Tok

11 Shtator, 2025
Pse bërtasin njerëzit?

Pse bërtasin njerëzit?

2 Dhjetor, 2025

Të Fundit

“The Times” rendit Valbonën si një nga destinacionet më të mira për aventurierët e natyrës

“The Times” rendit Valbonën si një nga destinacionet më të mira për aventurierët e natyrës

5 Mars, 2026
Spiropali, “bërryl” Ramës nga karrigia e deputetes: Më erdhi keq vetëm se Berisha paralajmëroi largimin tim

Spiropali, “bërryl” Ramës nga karrigia e deputetes: Më erdhi keq vetëm se Berisha paralajmëroi largimin tim

5 Mars, 2026
Belshi vlerësohet me çmim për turizëm të qëndrueshëm në Panairin e Turizmit në Berlin

Belshi vlerësohet me çmim për turizëm të qëndrueshëm në Panairin e Turizmit në Berlin

5 Mars, 2026
Importet e karburanteve, cigares dhe kafesë u rritën dyfish në 2025

Importet e karburanteve, cigares dhe kafesë u rritën dyfish në 2025

5 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr