• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rubio paralajmëron një epokë të re në gjeopolitikë

Editor Nga Editor
13 Shkurt, 2026
në Aktualitet
A A
0
Rubio paralajmëron një epokë të re në gjeopolitikë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paralajmëroi se bota po hyn në një fazë të re gjeopolitike, teksa udhëton drejt Evropës për të mbajtur një fjalim në Munich Security Conference, raportoi BBC.

Rubio udhëheq delegacionin amerikan në këtë forum të rëndësishëm, i cili zhvillohet në një klimë të ndjeshme, pas deklaratave të presidentit Donald Trump për aneksimin e Greonlandes, një territor gjysmautonom i Danimarkes, çka ka rritur tensionet me aleatët evropianë.

Sipas Rubios, ndryshimet e shpejta globale kërkojnë që shtetet të rishikojnë rolin dhe strategjitë e tyre në një realitet të ri ndërkombëtar. Paralelisht, presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje që Evropa të forcojë autonominë e saj strategjike ndaj SHBA-së, ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, ka theksuar se lidhjet transatlantike mbeten thelbësore.

Konferenca zhvillohet pas polemikave të vitit të kaluar, kur zëvendëspresidenti amerikan JD Vance kritikoi politikat evropiane për lirinë e shprehjes dhe emigracionin. Nga ana tjetër, kancelari gjerman Friedrich Merz ka bërë thirrje për rikthimin e besimit mes dy anëve të Atlantikut dhe ka zbuluar bisedime konfidenciale me Francën për krijimin e një parandalimi të përbashkët bërthamor evropian.

Aktualisht, vetëm Franca dhe Mbretëria e Bashkuar zotërojnë armë bërthamore në Evropë, ndërsa vende si Gjermania mbështeten tradicionalisht në ombrellën bërthamore amerikane përmes NATO-s. Diskutimet për një kapacitet të përbashkët evropian po zhvillohen në një kohë kur angazhimi amerikan ndaj aleancës është vënë në pikëpyetje dhe disa shtete janë zotuar të rrisin shpenzimet e mbrojtjes deri në 5% të PBB-së deri në vitin 2035.

Ndërkohë, deklaratat e Trump për Groenlandën – të cilën ai e ka cilësuar jetike për sigurinë kombëtare të SHBA-së – kanë shtuar shqetësimet në Evropë. Kryeministrja daneze Mette Frederiksen pritet të takohet me Rubion për të diskutuar çështjen, që shumë liderë e konsiderojnë një pikë kthese në marrëdhëniet me Uashingtonin.

Në agjendën e konferencës përfshihen gjithashtu lufta në Ukrainë, tensionet me Kinën dhe mundësia e një marrëveshjeje të re bërthamore mes SHBA-së dhe Iranit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi në Mynih se takimi mund të sjellë hapa të rinj drejt forcimit të sigurisë së Ukrainës dhe Evropës, ndërsa Rusia dhe Ukraina kanë paralajmëruar një raund të ri bisedimesh me SHBA-në në Gjenevë më 17-18 shkurt.

Etiketat: rubio
Artikulli para

Kompania ajrore ndryshon strategjinë, s’ka më upgrade falas për “besnikët”

Artikulli pas

Si e “firmosi” Daniel Shima shkarkimin e Mirlinda Karçanajt

Editor

Editor

Nga Kategoria

Begaj pret Von der Leyen: Mbyllim kapitujt në fund të vitit, rrisim stadardet europiane
Aktualitet

Begaj pret Von der Leyen: Mbyllim kapitujt në fund të vitit, rrisim stadardet europiane

30 Shtator, 2026
Von der Leyen: Të përshpejtojmë negociatat e roaming-t me Shqipërinë, kthehem kur të jetë falas
Aktualitet

Von der Leyen: Të përshpejtojmë negociatat e roaming-t me Shqipërinë, kthehem kur të jetë falas

30 Shtator, 2026
Rama thotë se nuk ndjen përgjegjësi për Vlora Hysenin: Është personale!
Aktualitet

Rama thotë se nuk ndjen përgjegjësi për Vlora Hysenin: Është personale!

30 Shtator, 2026
Ford rifillon prodhimin e F-150 pas ndërprerjes së furnizimit
Aktualitet

Ford rifillon prodhimin e F-150 pas ndërprerjes së furnizimit

30 Shtator, 2026
Zgjerohen varrezat e Sharrës, projekt i ri në jug të kompleksit, parashikohen murale
Aktualitet

Zgjerohen varrezat e Sharrës, projekt i ri në jug të kompleksit, parashikohen murale

30 Shtator, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë më arrest me burg
Aktualitet

Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë më arrest me burg

30 Shtator, 2026
Artikulli pas
Si e “firmosi” Daniel Shima shkarkimin e Mirlinda Karçanajt

Si e “firmosi” Daniel Shima shkarkimin e Mirlinda Karçanajt

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Të gjithë shqiptarët në Azi për të blerë makina, çfarë po ndodh me tregun?
Ekonomi

Udhëzimi i ri, rriten ndjeshëm kostot e zhdoganimit të makinave të përdorura: Sa do të paguani tani e tutje

Nga SkyWeb
18 Shtator, 2026
0

Kostoja e zhdoganimit të automjeteve të importuara pritet të rritet pas ndryshimit të vlerave minimale të deklarimit në doganë. Udhëzimi...

Lexo të plotë
Pensioni nuk del, Shqipëria në krye të listës për pensionistët e punësuar

Pensioni nuk del, Shqipëria në krye të listës për pensionistët e punësuar

6 Qershor, 2025
Mania për t’u nxirë. Sa diell na duhet në verë?

Mania për t’u nxirë. Sa diell na duhet në verë?

19 Gusht, 2026
Konsumatorët shqiptarë po e paguajnë dyfish shtrenjtimin e bukës

Konsumatorët shqiptarë po e paguajnë dyfish shtrenjtimin e bukës

4 Prill, 2022
Von der Leyen: Të përshpejtojmë negociatat e roaming-t me Shqipërinë, kthehem kur të jetë falas

Von der Leyen: Të përshpejtojmë negociatat e roaming-t me Shqipërinë, kthehem kur të jetë falas

30 Shtator, 2026

Të Fundit

Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike

Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike

30 Shtator, 2026
Begaj pret Von der Leyen: Mbyllim kapitujt në fund të vitit, rrisim stadardet europiane

Begaj pret Von der Leyen: Mbyllim kapitujt në fund të vitit, rrisim stadardet europiane

30 Shtator, 2026
Von der Leyen: Të përshpejtojmë negociatat e roaming-t me Shqipërinë, kthehem kur të jetë falas

Von der Leyen: Të përshpejtojmë negociatat e roaming-t me Shqipërinë, kthehem kur të jetë falas

30 Shtator, 2026
Rama thotë se nuk ndjen përgjegjësi për Vlora Hysenin: Është personale!

Rama thotë se nuk ndjen përgjegjësi për Vlora Hysenin: Është personale!

30 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr