• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 16 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Si e “firmosi” Daniel Shima shkarkimin e Mirlinda Karçanajt

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Shkurt, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Si e “firmosi” Daniel Shima shkarkimin e Mirlinda Karçanajt

Fotoja eshte perpunuar me AI per qellime ilustrimi

Share on FacebookShare on WhatsApp

Shkarkimi nga detyra i drejtoreshës së AKSHI, Mirlinda Karçanaj, erdhi në një moment kur pozitat e saj juridike ishin rënduar ndjeshëm nga hetimet e SPAK për abuzime me tendera publikë në sektorin e teknologjisë së informacionit.

Një rol vendimtar në zhvillimet e fundit duket se ka pasur dëshmia e ish-vartësit të saj, Daniel Shima.

Karçanaj, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, dyshohet se ka qenë pjesë e një skeme të manipulimit të tenderëve, ku sipas hetimeve ka orientuar përgatitjen e kritereve teknike në mënyrë që kontratat të përfitoheshin nga kompani të lidhura me Ermal Beqirin.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar prova që lidhen me vendimmarrjen dhe proceset brenda institucionit, përfshirë materiale të sekuestruara në serverë dhe dokumente të brendshme.

Dëshmia e Daniel Shimës, i cili u largua nga detyra menjëherë pasi u thirr për herë të parë në prokurori, ka sjellë detaje që konsiderohen kyçe për zbërthimin e mekanizmit të vendimarrjes te AKSHI.

Ai ka përshkruar një strukturë vendimmarrjeje ku, sipas deklarimeve, drejtuesja kontrollonte dhe orientonte proceset me qëllim favorizimin e operatorëve të lidhur me persona të caktuar.

Këto deklarime, në kombinim me provat e tjera, kanë rënduar jo vetëm pozitat e Karçanajt, por edhe të personave të tjerë të përfshirë në hetim, të cilët dyshohen si organizatorë të skemës.

Në dosjen hetimore përfshihet gjithashtu një transaksion financiar i dyshuar që lidhet me blerjen e një automjeti me vlerë rreth 39 mijë euro.

Sipas hetuesve, blerja është kryer përmes subjekteve të lidhura me persona nën hetim dhe automjeti rezulton në përdorim të familjarëve të ish-drejtoreshës, element që po verifikohet për të përcaktuar nëse përbën përfitim të paligjshëm./skyweb.al

Etiketat: daniel shimamirlinda karcanaj
Artikulli para

Rubio paralajmëron një epokë të re në gjeopolitikë

Artikulli pas

Hap pas hapi me VIDEO: Si do të dorëzohet kërkesa për RIMBURSIM për fëmijët sipas DIVA 2025

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!
Aktualitet

Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

15 Nëntor, 2026
“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën
Aktualitet

“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

15 Nëntor, 2026
Komisioni Europian akuzon Meta dhe Tik Tok për shkelje, rrezikojnë gjobë
Aktualitet

Italia gjobit Meta-n me 805 milionë euro për përdorimin e fotografive të përdoruesve pa pëlqim

15 Nëntor, 2026
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë
Ekonomi

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15 Nëntor, 2026
Rama thotë në Asamblenë e PS se BE është më pranë se kurrë
Aktualitet

Rama para socialistëve: S’jam peng i askujt, ministrat i zgjedh vetë!

15 Nëntor, 2026
Sot Maratona e Tiranës, rrugët që bllokohen për qarkullim
Aktualitet

Sot Maratona e Tiranës, rrugët që bllokohen për qarkullim

15 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Hap pas hapi me VIDEO: Si do të dorëzohet kërkesa për RIMBURSIM për fëmijët sipas DIVA 2025

Hap pas hapi me VIDEO: Si do të dorëzohet kërkesa për RIMBURSIM për fëmijët sipas DIVA 2025

Të Përzgjedhura

Shqipëria përgatitet për kalimin në euro, ligji i ri përshtat Bankën e Shqipërisë me sistemin e BQE-së
Ekonomi

Shqipëria përgatitet për kalimin në euro, ligji i ri përshtat Bankën e Shqipërisë me sistemin e BQE-së

Nga SkyWeb
16 Korrik, 2026
0

Shqipëria po krijon që tani bazën ligjore për kalimin e ardhshëm nga Leku te euro dhe për përfshirjen e Bankës...

Lexo të plotë
ADN-ja e lashtë zbardh historinë e vërtetë të maceve shtëpiake

ADN-ja e lashtë zbardh historinë e vërtetë të maceve shtëpiake

29 Nëntor, 2025
“Eksodi modern”, shqiptarët po udhëtojnë më shumë

“Eksodi modern”, shqiptarët po udhëtojnë më shumë

26 Maj, 2025
SHBA trajnon gardistët që mbrojnë Altin Dumanin dhe prokurorët e SPAK

SHBA trajnon gardistët që mbrojnë Altin Dumanin dhe prokurorët e SPAK

24 Nëntor, 2025
Kimikatet toksike dhe nxehtësia janë shkaku i mundshëm i uljes së pjellorisë

Kimikatet toksike dhe nxehtësia janë shkaku i mundshëm i uljes së pjellorisë

29 Prill, 2026

Të Fundit

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

15 Nëntor, 2026
Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

15 Nëntor, 2026
Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

15 Nëntor, 2026
“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

15 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr