• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 7 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Kriza e çmimeve të karburanteve do të rrisë kostot e transportit ajror, sidomos për linjat low cost

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Mars, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
0
Udhëtarë me bileta të lira dhe pritshmëri me pesë yje
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tensionet në Lindjen e Mesme po fillojnë të japin efektet e para edhe në sektorin global të aviacionit, ndërsa analistët paralajmërojnë se kriza mund të rrisë ndjeshëm kostot e transportit ajror në muajt në vijim.

Shkaku kryesor është rritja e çmimit të karburantit për avionët, një nga komponentët më të mëdhenj të kostos për kompanitë ajrore.

Karburanti përbën zakonisht rreth një të pestën e shpenzimeve operative të një linje ajrore dhe çdo luhatje në tregjet ndërkombëtare reflektohet menjëherë në financat e kompanive.

Përplasjet në rajonin e Gjirit Persik dhe rreziku për furnizimet globale me energji kanë shtyrë çmimet e naftës dhe të produkteve të rafinuara në rritje, duke ushtruar presion të drejtpërdrejtë mbi industrinë e aviacionit.

Ekspertët e tregut paralajmërojnë se kompanitë low cost, si Ryanair apo Wizz Air, janë ndër më të ekspozuarat ndaj këtyre zhvillimeve.

Modeli i tyre i biznesit bazohet në tarifa të ulëta dhe marzhe të ngushta fitimi, ndaj çdo rritje e kostos së karburantit mund të ndikojë drejtpërdrejt në bilancet financiare.

Ndryshe nga kompanitë tradicionale, linjat low cost kanë më pak hapësirë për të absorbuar kostot shtesë pa rritur çmimet e biletave.

Nëse tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë dhe tregjet e energjisë mbeten të paqëndrueshme, industria e aviacionit mund të përballet me një valë të re shtrenjtimesh. Analistët nuk përjashtojnë që disa kompani ajrore të rishikojnë planet e tyre të zgjerimit, ndërsa pasagjerët mund të përballen me bileta më të shtrenjta në sezonin e ardhshëm të udhëtimeve.

Për momentin, tregjet po ndjekin me kujdes zhvillimet gjeopolitike, pasi çdo përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit mund të ndikojë drejtpërdrejt në çmimet globale të energjisë dhe në koston e transportit ajror në të gjithë botën. /skyweb.al

Etiketat: low costryan airwizz air
Artikulli para

Kompania ANK e Agim Kolës akuzohet për nxjerrje inertesh dhe shkatërrim të lumenjve

Artikulli pas

Në Ballkan gratë paguhen më pak se burrat

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë
Ekonomi

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

6 Shtator, 2026
Konsumimi i alkoolit gjatë adoleshencës mund të lërë pasoja afatgjata në tru
Kryesore

STUDIMI/ Një gotë në ditë rrit ndjeshëm rrezikun që të vdisni nga kanceri!

6 Shtator, 2026
Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!
Aktualitet

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!

5 Shtator, 2026
Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 
Ekonomi

“Kamikazët” e rrugëve, vetëm 1 në 7 të testuar e kanë rimarrë patetën pas heqjes nga policia

5 Shtator, 2026
Pas vitit 2029, këtë markë të njohur makinash mund të mos e shihni më në rrugë
Ekonomi

Pas vitit 2029, këtë markë të njohur makinash mund të mos e shihni më në rrugë

5 Shtator, 2026
Krahasimi “bombë” i Bloomberg: Pse India nuk ka suksesin e Shqipërisë në turizëm
Fokus

Krahasimi “bombë” i Bloomberg: Pse India nuk ka suksesin e Shqipërisë në turizëm

5 Shtator, 2026
Artikulli pas
Nga paga minimale 500 euro deri te mbështetjet për sipërmarrësit, programi i qeverisë së re

Në Ballkan gratë paguhen më pak se burrat

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rikthimi në shkollë: Si të rregulloni orarin e gjumit të fëmijëve pas verës
Shëndet

Rikthimi në shkollë: Si të rregulloni orarin e gjumit të fëmijëve pas verës

Nga Editor
26 Gusht, 2026
0

Pas një vere me pushime dhe net të vona, është koha të rikthehen alarmet për shkollën. Një orar i qëndrueshëm...

Lexo të plotë
DOSJA/ Dalin bisedat “private” të Mirlinda Karçanajt me Ergys Agasin

Daniel Shima “zbrazet” para SPAK, gropos Karçanajn dhe Ermal Beqirin

4 Shkurt, 2026
Komisionet e bankomateve, Konkurrenca kërkon ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë

Komisionet e bankomateve, Konkurrenca kërkon ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë

2 Korrik, 2025
Raporti i BB: Ekonomia e Shqipërisë është rritur, por nuk ka gjeneruar punësimin e duhur

Raporti i BB: Ekonomia e Shqipërisë është rritur, por nuk ka gjeneruar punësimin e duhur

31 Tetor, 2025
Kursi i këmbimit shkatërron eksportet shqiptare, rënie drastike gjatë gushtit

Eksportet, rënie me 6.9% në nëntor, 11-mujori mbyllet me -7%

17 Dhjetor, 2025

Të Fundit

STUDIMI/ Pijet energjike shkaktojnë pagjumësi, humbje kujtese dhe obezitet tek të rinjtë

STUDIMI/ Pijet energjike shkaktojnë pagjumësi, humbje kujtese dhe obezitet tek të rinjtë

6 Shtator, 2026
Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

6 Shtator, 2026
OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?

OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?

6 Shtator, 2026
Nga administrata te “miku” për të gjetur zgjidhje, Rama: Shteti ka tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet

6 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr