• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 6 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Vjelja e ullirit për 2026 pritet me rritje prodhimi, grumbulluesit presin rënie të çmimit

Editor Nga Editor
6 Tetor, 2026
në Aktualitet, Ekonomi
A A
0
E thonë shkencëtarët: Vaji i ullirit ndihmon trupin kundër kancerit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Vjelja e ullirit për vitin 2026 pritet të sjellë një prodhim më të lartë krahasuar me një vit më parë, pavarësisht thatësirës së tejzgjatur. Në zonën e Elbasanit, kultivuesit shprehen se cikli biologjik i bimës, së bashku me shërbimet e kryera në ullishte, pritet të ndikojnë në rritjen e prodhimit.

Vjelja e ullirit pritet të nisë në fund të muajit tetor për disa zona prodhimi dhe në muajin nëntor në mbarë vendin. Sipas kultivuesve në zonën e Elbasanit, pritshmëritë për këtë sezon janë për një prodhim më të lartë, edhe pse kushtet klimatike kanë qenë të vështira.

Agron Çakalli, drejtues i Federatës Bujqësore të Elbasanit (F.E.B.) pohoi për Monitor se cikli biologjik i bimës ka ndikuar në shtimin e prodhimit. Sipas tij, pavarësisht vështirësive shërbimet e fermerëve ndaj ullishteve nuk kanë munguar. Megjithatë, ai evidenton mungesën e mekanizimit si një prej faktorëve që vijon të pengojë rritjen e mëtejshme të prodhimit.

Rritja e pritshme e prodhimit pritet të shoqërohet me presion për uljen e çmimit në grumbullim. Grumbulluesit parashikojnë që çmimi i vajit të ullirit këtë sezon të jetë më i ulët krahasuar me vitin e kaluar.

Nga fabrikat e përpunimit, për vitin 2025 vaji i ullirit u grumbullua me çmim 700 deri 720 lekë për litër. Ndërsa në 2024, çmimi mesatar i grumbullimit të vajit të ullirit u luhat në vlerat 620 deri në 630 lekë për litër, nën kufirin prej 650 lekë për litër.

Në tregun e pakicës nga fermeri për konsumatorin vaji i ullirit u shit me 800 lekë për litër.

Agron Çakalli thotë se në shtëpitë e fermerëve ka një sasi të konsiderueshme vaj stok të pashitur, për shkak të çmimit më të lartë të kërkuar prej fermerëve.

Në gati tre dekada, sipas të dhënave të INSTAT nga 1998 deri në vitin 2025, rezulton se ulliri ka pasur luhatje të ndjeshme, si në prodhim dhe në rendiment.

Në 2025 sipas të dhënave të INSTAT u prodhua një sasi prej 143,3 mijë ton ullinj. Krahasuar me 2024, prodhimi i ullinjve ra me 2.2%. Ndërsa rendimenti nga 15.2 kg për rrënjë era në 14.4 kg për rrënjë.

Në gati 3 dekada sasia më e lartë e prodhimit të ullinjve u arrit në vitin 2022, me një sasi prej 157,7 mijë ton ullinj apo 43% shumë se viti paraardhës. Rendimenti i prodhimit ishte 17.2 kg/rrënjë apo 4.7 kg për rrënjë më shumë sesa në 2021.

Përveç 2022 sasia e lartë e prodhimit të ullinjve është arritur edhe në 2012, sidomos pas masave për subvencione të marra nga qeveria nga viti 2009 deri në vitin 2013. Në 2012 u prodhuan 108 mijë ton ullinj, me rritje 65% krahasuar me 2011.

Në 2023 sasia e prodhuar e ullinjve arriti në 117,6 ton ullinj. Krahasuar me 2022 prodhimi i ullinjve ra 25%. Rënie shënoi edhe rendimenti i prodhimit me 4.8 kg për rrënjë në 2023 në raport me vitin 2022. Në 2024 sipas të dhënave të INSTAT u prodhuan 146,7 mijë ton ullinj. Krahasuar me 2023 sasi e prodhimit u rrit rreth 25%. Në 2024 rendimenti i prodhimit të ullirit arriti 15.2 kg për rrënjë. Në raport me 2023 rendimenti ishte me rënie 2.8 kg për rrënjë./ Monitor

Etiketat: vaji i ullirit
Artikulli para

Alarmi për murtajën pneumonike në Rusi: Sa është rreziku i përhapjes në Evropë?

Artikulli pas

Meloni kërkon të regjistrojë zërin e saj si markë tregtare në BE

Editor

Editor

Nga Kategoria

Kompanitë e dosjes AKSHI përplasen me Identitek, KPP e anulon fare tenderin e telefonatave
Ekonomi

Kompanitë e dosjes AKSHI përplasen me Identitek, KPP e anulon fare tenderin e telefonatave

6 Tetor, 2026
SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Ekonomi

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

6 Tetor, 2026
Meloni kërkon të regjistrojë zërin e saj si markë tregtare në BE
Aktualitet

Meloni kërkon të regjistrojë zërin e saj si markë tregtare në BE

6 Tetor, 2026
Punime në Tunelin e Krrabës, ARRSH njofton kufizimet e qarkullimit për 20 ditë
Aktualitet

Punime në Tunelin e Krrabës, ARRSH njofton kufizimet e qarkullimit për 20 ditë

6 Tetor, 2026
Moody’s vlerëson pozitivisht pozicionin financiar të holdingut hungarez 4iG që zotëron One Albania
Ekonomi

Moody’s vlerëson pozitivisht pozicionin financiar të holdingut hungarez 4iG që zotëron One Albania

6 Tetor, 2026
Gruaja sjell në jetë fëmijën e 11-të te materniteti “Mbretëresha Geraldinë”
Aktualitet

Gruaja sjell në jetë fëmijën e 11-të te materniteti “Mbretëresha Geraldinë”

6 Tetor, 2026
Artikulli pas
Meloni kërkon të regjistrojë zërin e saj si markë tregtare në BE

Meloni kërkon të regjistrojë zërin e saj si markë tregtare në BE

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Bypass-i i Tiranës, ARRSH përgatit tenderin 2.5 miliardë lekë për fazën e tretë
Aktualitet

Bypass-i i Tiranës, ARRSH përgatit tenderin 2.5 miliardë lekë për fazën e tretë

Nga SkyWeb
5 Qershor, 2026
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar po përgatit procedurën për tenderimin e fazës së tretë të bypass-it të Tiranës, një nga projektet kryesore...

Lexo të plotë
Si e cilësojnë stjuardesat sjelljen e shumë shqiptarëve menjëherë pasi avioni prek tokën

Si e cilësojnë stjuardesat sjelljen e shumë shqiptarëve menjëherë pasi avioni prek tokën

8 Dhjetor, 2025
Mungesa e punëtorëve po çon drejt mbylljes fabrikën e pijeve freskuesve FRESH në Dropull

Mungesa e punëtorëve po çon drejt mbylljes fabrikën e pijeve freskuesve FRESH në Dropull

20 Shtator, 2025
SPAK zbardh skemën si u zhvatën tenderët e AKSHI-t, urdhër arresti për Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn

SPAK sekuestron pronat e Ergys Agasit, “beu” i Durrësit me prona luksoze në Tiranë dhe Dhërmi, mes tyre edhe pylli i një resorti turistik

21 Prill, 2026
Nis parkimi me pagesë në rrugët e Durrësit, deri në 100 lekë/ ora

Nis parkimi me pagesë në rrugët e Durrësit, deri në 100 lekë/ ora

29 Shtator, 2026

Të Fundit

Kompanitë e dosjes AKSHI përplasen me Identitek, KPP e anulon fare tenderin e telefonatave

Kompanitë e dosjes AKSHI përplasen me Identitek, KPP e anulon fare tenderin e telefonatave

6 Tetor, 2026
SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

6 Tetor, 2026
Meloni kërkon të regjistrojë zërin e saj si markë tregtare në BE

Meloni kërkon të regjistrojë zërin e saj si markë tregtare në BE

6 Tetor, 2026
E thonë shkencëtarët: Vaji i ullirit ndihmon trupin kundër kancerit

Vjelja e ullirit për 2026 pritet me rritje prodhimi, grumbulluesit presin rënie të çmimit

6 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr