• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 10 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Mars, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur në raportin e saj vjetor mënyrat se si rrjetet kriminale transferojnë dhe pastrojnë paratë e drogës, duke përdorur një kombinim metodash financiare dhe transporti fizik të parave.

Sipas raportit të depozituar në Kuvend, skemat e pastrimit të parave po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara dhe karakterizohen nga përdorimi paralel i disa kanaleve për të fshehur origjinën e fondeve. Hetuesit evidentojnë përdorimin e sistemeve informale të transferimit të vlerave, kriptovalutave, qarkullimin intensiv të parasë në dorë dhe fragmentimin e transaksioneve në shuma më të vogla për të shmangur kontrollin financiar.

Në disa raste janë identifikuar edhe rrjete ndërkombëtare që funksionojnë si nyje operacionale në disa shtete, duke koordinuar transferimin e parave dhe integrimin e tyre në ekonomi.

Raporti thekson se një rol të rëndësishëm në këto skema luajnë subjekte tregtare që duken të ligjshme në sipërfaqe. Mes tyre përmenden zyra të këmbimit valutor, kompani transfertash parash, agjenci udhëtimi, biznese ndërtimi dhe subjekte të tjera tregtare, si dhe struktura financiare jobankare. Këto përdoren për të depozituar, shpërndarë dhe ricikluar paratë, ndërsa në shumë raste krijohet edhe dokumentacion fiktiv për të justifikuar origjinën e tyre.

Një element i veçantë i skemave është transporti fizik i parave nga persona të quajtur në zhargon “mushka”.

Sipas të dhënave të SPAK, personat që organizojnë dhe realizojnë transferimin e fondeve përfitojnë zakonisht nga 3 deri në 10 për qind të shumës së dërguar, me një normë mesatare rreth 5 deri në 6 për qind, e ndarë mes koordinatorëve në vendin e origjinës dhe atyre në vendin pritës. Ndërsa “mushkat”, që transportojnë fizikisht paratë, paguhen më pak, zakonisht nga 1 deri në 5 për qind të shumës ose me një pagesë fikse për çdo dërgesë.

Faza përfundimtare e pastrimit të parave, sipas raportit, përfshin investimin e fondeve në pasuri të paluajtshme, biznese me qarkullim të lartë cash dhe aktivitete tregtare me kontroll të dobët financiar. Qëllimi është integrimi i të ardhurave kriminale në ekonominë formale.

Raporti tregon gjithashtu se fenomeni po kalon nga raste sporadike në struktura të qëndrueshme dhe të organizuara mirë të pastrimit të parave, të mbështetura nga bashkëpunim ndërkombëtar dhe përdorimi i instrumenteve të ndryshme financiare.

Gjatë vitit 2025, SPAK ka regjistruar 32 procedime penale për veprën penale të pastrimit të parave, të cilat lidhen me çështje komplekse, me vlera të mëdha financiare dhe skema të avancuara të riciklimit të të ardhurave kriminale. /skyweb.al

Etiketat: mushkatpastrim parash
Artikulli para

SPAK sekuestroi 14.5 mln euro kriptovaluta në 2025

Artikulli pas

HEKURI/ Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të ri të apartamenteve, ndërsa fluksi i parave në sektor po bie

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

HEKURI/ Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të ri të apartamenteve, ndërsa fluksi i parave në sektor po bie
Ekonomi

HEKURI/ Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të ri të apartamenteve, ndërsa fluksi i parave në sektor po bie

10 Mars, 2026
SPAK sekuestroi 14.5 mln euro kriptovaluta në 2025
Aktualitet

SPAK sekuestroi 14.5 mln euro kriptovaluta në 2025

10 Mars, 2026
SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular
Aktualitet

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare
Ekonomi

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
Ambasada amerikane në Tiranë kërkon punonjës: Si të aplikoni
Aktualitet

Ambasada amerikane në Tiranë kërkon punonjës: Si të aplikoni

9 Mars, 2026
SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat
Aktualitet

SPAK publikon raportin për vitin 2025: U sekuestruan 45.5 milionë euro pasuri

9 Mars, 2026
Artikulli pas
HEKURI/ Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të ri të apartamenteve, ndërsa fluksi i parave në sektor po bie

HEKURI/ Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të ri të apartamenteve, ndërsa fluksi i parave në sektor po bie

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Cilat janë shkaqet e rënies së flokëve?
Shëndet

Cilat janë shkaqet e rënies së flokëve?

Nga Editor
13 Dhjetor, 2025
0

Rënia e flokëve mund të jetë një shenjë e mungesës së proteinave dhe zinkut në organizëm, sipas National Institutes of...

Lexo të plotë
BE do të ndalojë importet e gazit rus deri në 2027

BE do të ndalojë importet e gazit rus deri në 2027

3 Dhjetor, 2025
Mënyrat e çuditshme sesi njerëzit zgjoheshin para se të shpikej alarmi

Mënyrat e çuditshme sesi njerëzit zgjoheshin para se të shpikej alarmi

7 Mars, 2026
Kursi i këmbimit valutor, forcohet sërish Dollari, si rezulton Euro

Kursi i këmbimit valutor, forcohet sërish Dollari, si rezulton Euro

9 Tetor, 2025
FOTO/ “Apokalipsi” në Gramsh, imazhe të dramës që la pas zjarri që përpiu gjithçka

Rekord dëmesh nga zjarri, mbi 45 mijë hektarë të djegur, kush do t’i mbulojë? Në 2025, vetëm 31 mijë kontrata sigurimi. Barra kryesore, shtetit

14 Gusht, 2025

Të Fundit

Kushte skllavëruese, motoristët e Wolt nisin protestat: Edhe pajisjet po i blejmë vetë tani

Kushte skllavëruese, motoristët e Wolt nisin protestat: Edhe pajisjet po i blejmë vetë tani

10 Mars, 2026
Lufta në Gjirin Persik rrit frikën e një tjetër krize energjetike

Ekonomistët paralajmërojnë pasoja të mëdha globale nga rritja e fortë e çmimit të naftës

10 Mars, 2026
Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë

Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë

10 Mars, 2026
HEKURI/ Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të ri të apartamenteve, ndërsa fluksi i parave në sektor po bie

HEKURI/ Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të ri të apartamenteve, ndërsa fluksi i parave në sektor po bie

10 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr