• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rekord dëmesh nga zjarri, mbi 45 mijë hektarë të djegur, kush do t’i mbulojë? Në 2025, vetëm 31 mijë kontrata sigurimi. Barra kryesore, shtetit

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Gusht, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
FOTO/ “Apokalipsi” në Gramsh, imazhe të dramës që la pas zjarri që përpiu gjithçka
Share on FacebookShare on WhatsApp

Me rreth 90 vatra zjarri dhe mbi 45 mijë hektarë sipërfaqe të djegur që nga fillimi i vitit e deri më tani, situata me zjarret në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit.

Sipas deklarimeve të bëra më parë nga Ministria e Mbrojtjes, sezonet verore kishin mesatarisht 6 zjarre në javë deri në 2024, ndërsa këtë vit kemi pasur 13 zjarre në javë. Deri në fund të korrikut rezultojnë të prekura 12 banesa, 3 stane, 1 objekt kulti dhe një nënstacion energjie. Por lind pyetja, kush do i mbulojë këto dëme të shkaktuara nga zjarri?

Nëse i referohemi sigurimit që qytetarët i kanë bërë pronës së tyre në rast dëmtimi të saj nga zjarri apo forca të natyrës, numri i atyre që paguajnë për një sigurim të tillë vijon të jetë shumë i ulët.

Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se në gjysmën e parë të këtij viti, primet e shkruara bruto nga sigurimi prej zjarrit, forcave të natyrës dhe dëmtime të tjera në pronë, pësuan një rënie me 2.4%. Në total, kompanitë e sigurimit kanë arkëtuar gati 1.7 miliardë lekë nga policat e sigurimit të pronës. Megjithatë, numri i kontratave të sigurimit për sigurimin nga zjarri dhe dëmtimet e tjera në pronë ka arritur mbi 31 mijë, rreth 9.3% më shumë se në periudhën janar-qershor të vitit të kaluar.

Nëse bëjmë një krahasim që nga viti 2021, numri i personave që paguajnë për të siguruar pronën e tyre është rritur, por me një ritëm të ngadaltë. Në 2021, primet e arkëtuara prej kompanive të sigurimit nga ky lloj produkti ishin vetëm 2 miliardë lekë, ndërsa në 2024 arritën në 2.6 miliardë. Nga ana tjetër, numri i kontratave që nga 2021 e deri në 2024, ka pësuar një rritje me 10.8%.

Kjo tregon se ka pasur një shtim të ndërgjegjësimit, por që mbetet e pamjaftueshme. Barra më e madhe për mbulimin e dëmeve do t’i mbetet shtetit. Qeveria po punon për hartimin e një pakete mbështetëse ndaj atyre fermerëve që u janë djegur tokat bujqësore prej zjarreve të muajve të fundit. Vetëm pas vlerësimit të dëmeve nga secila bashki, do të bëhet kompensimi. /tvscan

Artikulli para

Shqipëria kryeson në rajon për të diplomuarit në TIK, por mbetet pas për aftësitë digjitale

Artikulli pas

Krizë në Rimini, plazhe dhe hotele bosh

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian
Ekonomi

Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Del harta, ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget Kamza!
Ekonomi

Del harta, ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget Kamza!

12 Tetor, 2026
Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik
Ekonomi

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Krizë në Rimini, plazhe dhe hotele bosh

Krizë në Rimini, plazhe dhe hotele bosh

Të Përzgjedhura

Cili është qarku më “punëtor” në vend? Kukësi dhe Gjirokastra kryesojnë listën
Aktualitet

Kodi i ri Penal dënon me burg punësimin e paligjshëm ose mashtrimin e punonjësve

Nga SkyWeb
6 Shtator, 2025
0

Tregu i punës në Shqipëri do të jetë pjesë e masave penale të parashikuara në projekt-kodin e ri penal, i...

Lexo të plotë
Rikthehet Gerond Meçe, merr tenderin e dytë radhazi nga AKSHI: Kush kontrollon “lojën”?

Rikthehet Gerond Meçe, merr tenderin e dytë radhazi nga AKSHI: Kush kontrollon “lojën”?

16 Shkurt, 2026
Kroçera e parë kalon përmes Gjirit të Hormuzit pas rihapjes

Kroçera e parë kalon përmes Gjirit të Hormuzit pas rihapjes

18 Prill, 2026
Muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim, Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”

Muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim, Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”

27 Shkurt, 2026
INVESTIGIMI/ Prado Luxury Hotel u ndërtua mbi një tokë të zhvatur, historia e errët pas investitorit strategjik Mentor Mezini

INVESTIGIMI/ Prado Luxury Hotel u ndërtua mbi një tokë të zhvatur, historia e errët pas investitorit strategjik Mentor Mezini

7 Maj, 2025

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr