• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 17 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Alarmi i kuq! Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se Bashkimi Europian

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Mars, 2026
në Kryesore, Shëndet
A A
0
STUDIMI/ Gjumi i zgjatur në fundjavë mbron zemrën
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sëmundjet e zemrës dominojnë strukturën e vdekjeve në Shqipëri shumë më tepër se në vendet e Bashkimit Europian.

Të dhënat krahasuese nga INSTAT dhe Eurostat tregojnë se 52.9% e vdekjeve në Shqipëri lidhen me sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, ndërsa në Bashkimin Europian kjo kategori përbën 32.8% të totalit të vdekjeve.

Diferenca është e konsiderueshme dhe tregon se shqiptarët humbin jetën nga sëmundjet e zemrës në një nivel gati dy herë më të lartë se mesatarja europiane.

Në Europë, përveç sëmundjeve të zemrës, një peshë të madhe në vdekje kanë edhe tumoret, që përbëjnë 23.9% të vdekjeve, ndërsa në Shqipëri kjo kategori zë 15.3% të totalit. Edhe sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes kanë një peshë dukshëm më të madhe në BE, me 7.8% të vdekjeve, ndërsa në Shqipëri përbëjnë vetëm 2%.

Diferenca të mëdha shfaqen edhe në kategori të tjera të sëmundjeve. Sëmundjet e aparatit të tretjes përbëjnë 4.4% të vdekjeve në BE, ndërsa në Shqipëri vetëm 0.8%.

Sëmundjet mendore përbëjnë 4.3% të vdekjeve në Europë, krahasuar me 0.5% në Shqipëri, ndërsa sëmundjet e sistemit nervor zënë 4.3% në BE dhe vetëm 1.5% në vend. Po ashtu, sëmundjet endokrine dhe të ushqyerjes përbëjnë 3.5% të vdekjeve në Bashkimin Europian, ndërsa në Shqipëri vetëm 0.9%.

Po shtohen pacientët me probleme të zemrës

Të dhënat e fundit tregojnë se rastet me probleme kardiake janë në rritje edhe në sistemin spitalor. Për periudhën janar–gusht 2025, në repartet e kardiologjisë u trajtuan 7,543 pacientë, nga 6,419 pacientë një vit më parë, një rritje prej 17.5%.

Edhe problemet e shëndetit mendor kanë shënuar rritje. Në të njëjtën periudhë, në spitalet psikiatrike u trajtuan 1,129 pacientë, ose 36% më shumë se një vit më parë.

Ekspertët e shëndetit e lidhin këtë tendencë me një kombinim faktorësh që lidhen me stilin e jetesës. Ndotja e ajrit, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja jo e shëndetshme dhe stresi i përditshëm konsiderohen ndër arsyet kryesore që po rrisin simptomat kardiake dhe neurologjike në popullsi.

Ndikimet e fshehura të stresit dhe punës sedentare janë bërë një shqetësim i madh për shëndetin fizik dhe mendor të punonjësve në korporata dhe biznese.

Mjekja psikiatre Dr. Arjana Rreli, ka pohuar më herët për Monitor se stresi kronik në punë mund të shkaktojë pasoja serioze në shëndetin mendor dhe fizik.

“Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stresit në mjedisin e punës mund të çojë në lodhje emocionale, shqetësime të gjumit dhe madje edhe probleme kardiovaskulare”, – shpjegon ajo.

Sipas kardiologut Dr. Endri Hasimi, ndikimi i stresit kronik në shëndetin kardiovaskular është shpesh i nënvlerësuar. “Kur një individ është vazhdimisht i ekspozuar ndaj stresit në punë, trupi prodhon sasi të larta kortizoli, i cili rrit presionin e gjakut dhe përshpejton zhvillimin e sëmundjeve të zemrës”, – shpjegon ai. “Për më tepër, mungesa e lëvizjes dhe një dietë e pashëndetshme mund të çojnë në formimin e pllakave në arterie, duke rritur rrezikun e infarktit”.

Edhe Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në një analizë për ecurinë e sëmundjeve të zemrës vitet e fundit gjeti se sëmundjet kardiovaskulare kanë përparuar me shpejtësi në dekadën e fundit.

Rastet e diagnostikuara çdo vit në spital janë gjithashtu në rritje së bashku me volumin e shërbimeve diagnostike dhe kirurgjikale. Ndërhyrjet by-pass për rivendosjen e qarkullimit të gjakut në muskulin e zemrës të kryera nga QSUT pothuaj janë rritur në mënyrë eksponenciale në 10 vitet e fundit.

Risku i sëmundjeve të zemrës në Shqipëri vjen duke u rritur me moshën dhe është më i lartë tek burrat krahasuar me gratë. Në grup – moshën 30-69 vjeç vdekshmëria dhe sëmundshmëria janë rreth 2 herë më të larta tek meshkujt, ndërsa pas kësaj moshe diferenca zvogëlohet në vetëm rreth 20%.

Diferencat mes grave dhe burrave janë akoma më të mëdha kur krahasojmë sëmundshmërinë. Arsyet e diferencës përfshijnë mbrojtjen hormonale te femrat para menopauzës, si dhe ekspozimin më të lartë ndaj duhanpirjes dhe abuzimit të alkoolit.

OBSH rekomandon t’i kushtohet vëmendje vlerësimit të përgjithshëm të një numri faktorësh risku për sëmundjet e zemrës dhe aksidentet cerebrovaskulare, në vend të një të vetmi, me synim zvogëlimin e riskut total.

Shqipëria renditet ndërkohë ndër një nga vendet me nivelin më të lartë të obezitetit, që është një tjetër faktor rreziku për sëmundjet e zemrës dhe vdekshmërinë prej tyre. Sipas Eurostat 56.5% e shqiptarëve mbi 16 vjeç konsiderohen mbi peshë, duke u renditur në zonën e rrezikut.

Femrat shqiptare duket se janë shumë më të kujdesshme se meshkujt. Sipas Eurostat, 62.3% e meshkujve shqiptarë mbi 16 vjeç konsiderohen mbipeshë, ndër më të lartat në Europë.

Gjysma e femrave shqiptare (50.9%) konsiderohen që janë mbipeshë, sipas të dhënave të Eurostat. /monitor.al 

Artikulli para

Trump: Grenell largohet nga Qendra Kennedy, do të marrë një rol tjetër të rëndësishëm

Artikulli pas

Një dosje per SPAK/ OBP bën çorap tenderin e reagentëve derisa ia jep deputetit të PS Vasil Llajo me ofertën më të LARTË: Plasin ankesat në KPP

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Celibashi nxjerr në shitje fletët e votimit të zgjedhjeve të 11 Majit bashkë me zarfet
Aktualitet

Celibashi nxjerr në shitje fletët e votimit të zgjedhjeve të 11 Majit bashkë me zarfet

17 Mars, 2026
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri
Ekonomi

Konkurrenca hap hetim për tregun e sigurimeve: Fokusi te TPL dhe Kartoni Jeshil

Pse ishulli Kharg është shumë i rendësishëm për Iranin dhe ekonominë botërore
Ekonomi

Pse ishulli Kharg është shumë i rendësishëm për Iranin dhe ekonominë botërore

16 Mars, 2026
Qeveria bën gati taksën e re mbi karburantet që do të paguhet nga çdo shqiptar
Ekonomi

Nesër rritet sërish çmimi i karburanteve, sa do të kushtojë një litër naftë dhe benzinë

16 Mars, 2026
Cilat janë simptomat e meningjitit dhe a ekziston vaksina për mbrojtje?
Shëndet

Cilat janë simptomat e meningjitit dhe a ekziston vaksina për mbrojtje?

16 Mars, 2026
Artikulli pas
Një dosje per SPAK/ OBP bën çorap tenderin e reagentëve derisa ia jep deputetit të PS Vasil Llajo me ofertën më të LARTË: Plasin ankesat në KPP

Një dosje per SPAK/ OBP bën çorap tenderin e reagentëve derisa ia jep deputetit të PS Vasil Llajo me ofertën më të LARTË: Plasin ankesat në KPP

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Presidenti Begaj mesazh për Vitin e Ri: 2026 duhet të kthejë standardin evropian në realitet për çdo familje
Aktualitet

Presidenti Begaj mesazh për Vitin e Ri: 2026 duhet të kthejë standardin evropian në realitet për çdo familje

Nga SkyWeb
31 Dhjetor, 2025
0

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka përcjellë mesazhin e tij për Vitin e Ri 2026, duke vënë theksin te roli...

Lexo të plotë
DEL RAPORTI/ Pse dhe si ndodhi black out-i i energjisë elektrike që futi në errësirë Shqipërinë dhe rajonin

DEL RAPORTI/ Pse dhe si ndodhi black out-i i energjisë elektrike që futi në errësirë Shqipërinë dhe rajonin

29 Prill, 2025
Nga skrapi te eksporti, Shqipëria kërkon të hyjë në tregun global të prodhimit të armëve

Anije të lehta, topa, municione dhe dronë: Çfarë do të prodhohet në Shqipëri për luftën

20 Tetor, 2025
Si ndikon në personalitet vendi ku rritemi

Si ndikon në personalitet vendi ku rritemi

9 Shkurt, 2026
Belgjika kërkon gjysmën e parave që SPAK ka sekuestruar nga organizatat kriminale

Belgjika kërkon gjysmën e parave që SPAK ka sekuestruar nga organizatat kriminale

6 Tetor, 2025

Të Fundit

Celibashi nxjerr në shitje fletët e votimit të zgjedhjeve të 11 Majit bashkë me zarfet

Celibashi nxjerr në shitje fletët e votimit të zgjedhjeve të 11 Majit bashkë me zarfet

17 Mars, 2026
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri

Konkurrenca hap hetim për tregun e sigurimeve: Fokusi te TPL dhe Kartoni Jeshil

17 Mars, 2026
Një dosje per SPAK/ OBP bën çorap tenderin e reagentëve derisa ia jep deputetit të PS Vasil Llajo me ofertën më të LARTË: Plasin ankesat në KPP

Një dosje per SPAK/ OBP bën çorap tenderin e reagentëve derisa ia jep deputetit të PS Vasil Llajo me ofertën më të LARTË: Plasin ankesat në KPP

17 Mars, 2026
STUDIMI/ Gjumi i zgjatur në fundjavë mbron zemrën

Alarmi i kuq! Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se Bashkimi Europian

17 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr