Lufta në Iran po merr përmasa globale, të paktën në aspektin e sigurisë së personelit diplomatik amerikan.
Mediat në Shtetet e Bashkuara raportojnë se Departamenti i Shtetit u ka dhënë udhëzim ambasadave amerikane në mbarë botën që të kryejnë menjëherë vlerësime të sigurisë, në dritën e zhvillimeve në Lindjen e Mesme.
Sipas një kabllogrami të brendshëm të parë nga The Washington Post, Departamenti i Shtetit kërkon që të gjithë postet diplomatike dhe konsullatat amerikane të grumbullojnë dhe aktivizojnë Komitete Emergjente të Reagimit (Emergency Action Committees – EACs), ekipe shumëdisiplinore të cilat do të vlerësojnë rreziqet lokale dhe do të planifikojnë masat e nevojshme për të përmirësuar pozicionin e sigurisë së mjediseve diplomatike.
Urdhri, i firmosur në emër të Sekretarit të Shtetit dhe Zëvendës Sekretarit për Menaxhim, shtrihet për herë të parë në të gjitha ambasadat dhe konsullatat amerikane në botë, edhe jashtë Lindjes së Mesme, ndërsa deri më sot masa të ngjashme ishin dërguar vetëm për rajonin e konfliktit.
Departamenti i Shtetit ka refuzuar të komentojë hollësitë e kabllogramit, por ka theksuar se mbledhja e EAC-ve është pjesë e protokolleve standarde të vlerësimit të rrezikut dhe nuk tregon domosdoshmërisht një kërcënim konkret specifik ndaj çdo misioni. /skyweb.al















