• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 20 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Në cilin realitet jeton Ibrahimaj? Sistemet “down”, krerët nën arrest si pjesë e një grupi kriminal, por ministrja e quan AKSHI-n shtyllë të qeverisjes elektronike dhe inovacionit

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Shkurt, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Në cilin realitet jeton Ibrahimaj? Sistemet “down”, krerët nën arrest si pjesë e një grupi kriminal, por ministrja e quan AKSHI-n shtyllë të qeverisjes elektronike dhe inovacionit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në një kohë kur qytetarët dhe bizneset po përballen me bllokime të shpeshta, rënie të shërbimeve dhe probleme serioze në platformat digjitale, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj zgjodhi të dalë me një mesazh triumfalist për AKSHI-n, duke e quajtur “shtylla kryesore e qeverisjes elektronike dhe inovacionit”.

Ibrahimaj, bashkë me kryeministrin Edi Rama, prezantoi drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa. Në fjalën e saj, ministrja vlerësoi AKSHI-n si institucion kyç të “qeverisjes moderne”, duke e cilësuar digjitalizimin si histori suksesi dhe “krenari” për Shqipërinë.

Sipas saj, arritjet në shërbimet publike online janë dëshmi e kapaciteteve të stafit dhe e vizionit afatgjatë, ndërsa Shqipëria, siç deklaroi, renditet ndër vendet me nivel të avancuar të ofrimit të shërbimeve elektronike.

Por këto deklarata vijnë në një realitet krejt tjetër. Thuajse të gjitha sistemet e ngritura nga AKSHI dhe të implementuara nga kompanitë e prokuruara prej tij, kryesisht Soft and Solution apo Advanced Business Solutions, raportohen me probleme të theksuara funksionimi. Në të njëjtën kohë, ky ekosistem kontratash dhe ndërhyrjesh është nën hetim për korrupsion madhor dhe, sipas akuzave, edhe për pengmarrje në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, një skemë ku tenderët dhe presioni ndaj kundërshtarëve përmenden si pjesë e modus operandi.

Pavarësisht kësaj situate, ministrja foli për objektiva “ambicioze” për vitin 2026, me fokus e-Albania 2.0 dhe shtrirjen e saj të plotë edhe në pushtetin vendor, si edhe kalimin te shërbimet proaktive të bazuara në ngjarje jetësore, për të reduktuar procedurat dhe për të lehtësuar aksesin.

Një tjetër prioritet që Ibrahimaj e cilësoi “madhor” është modernizimi i portalit të prokurimeve publike, me pretendimin se kjo do të rrisë transparencën, efikasitetin dhe integritetin në menaxhimin e fondeve publike.

Në këtë sfond, mesazhi i ministres ngjan si një deklaratë nga një realitet paralel: teksa sistemet bien, shërbimet ngecin dhe skemat e tenderëve përmenden në hetime të rënda penale, Ibrahimaj shpall AKSHI-n “shtyllë” dhe “histori suksesi”. /skyweb.al

Etiketat: akshidelina ibrahimaj
Artikulli para

SPAK kërkon dënim me burg për Majlinda Bufin e Roskovecit

Artikulli pas

Rama thotë se do t’ja rrisë shumë pagat punonjësve të AKSHI-t: Si askush në Shqipëri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bota ka mbushur hambarët me drith dhe vaj duke pritur efektet shkatërruese të El Nino
Ekonomi

Bota ka mbushur hambarët me drith dhe vaj duke pritur efektet shkatërruese të El Nino

19 Gusht, 2026
Bitcoin i rikthehet rritjes së fortë, kalon mbi 103 000 USD
Ekonomi

Bitcoini rritet vrullshëm pas njoftimit nga Thesari Amerikan

19 Gusht, 2026
Kinezët prezantojnë robotët e rinj, synojnë përdorim në shkallë të gjerë
Aktualitet

Kinezët prezantojnë robotët e rinj, synojnë përdorim në shkallë të gjerë

19 Gusht, 2026
TENDERËT/ 5D-ja e madhe në Bashkinë Durrës, të cilën s’ka guxim ta hetojë ASKUSH
Aktualitet

TENDERËT/ 5D-ja e madhe në Bashkinë Durrës, të cilën s’ka guxim ta hetojë ASKUSH

19 Gusht, 2026
BKH monitoroi aktivitetin në Moyo Club teksa performonte Dj Orhan, 15 mijë euro porosia e një tavoline: Krimi dhe korrupsioni bëhen bashkë
Aktualitet

BKH monitoroi aktivitetin në Moyo Club teksa performonte Dj Orhan, 15 mijë euro porosia e një tavoline: Krimi dhe korrupsioni bëhen bashkë

19 Gusht, 2026
Nuk ndalet shtrenjtimi i ushqimeve dhe qirave në Shqipëri, vijoi rritja edhe në gusht
Ekonomi

Ushqimet dhe transporti mbajnë lartë çmimet në Shqipëri

19 Gusht, 2026
Artikulli pas
Rama thotë se do t’ja rrisë shumë pagat punonjësve të AKSHI-t: Si askush në Shqipëri

Rama thotë se do t'ja rrisë shumë pagat punonjësve të AKSHI-t: Si askush në Shqipëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Prezantohen syzet inteligjente me autofokus
Shëndet

Prezantohen syzet inteligjente me autofokus

Nga Editor
8 Janar, 2026
0

Kompania finlandeze e syzeve IXI po përgatitet të lançojë syze inteligjente me autofokus, të cilat nga pamja duken si syze...

Lexo të plotë
Spanja kampione bote, sa miliard dollarë futi Kupa e Botës në ekonomitë e SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë

Spanja kampione bote, sa miliard dollarë futi Kupa e Botës në ekonomitë e SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë

20 Korrik, 2026
Qielli nuk ka qenë kurrë kaq i ngarkuar, thyhet rekordi historik me mbi 153 mijë fluturime në 24 orë

Qielli nuk ka qenë kurrë kaq i ngarkuar, thyhet rekordi historik me mbi 153 mijë fluturime në 24 orë

27 Korrik, 2026
A janë vërtet gratë më empatike se burra apo është thjesht mit?

A janë vërtet gratë më empatike se burra apo është thjesht mit?

16 Shkurt, 2026
GIAM KONSTRUKSION / SPAK thotë se Albin Çela pastronte paratë me kompani ndërtimi,  Osman Kokoshi i “Klajdi Resort” ishte ortak

GIAM KONSTRUKSION / SPAK thotë se Albin Çela pastronte paratë me kompani ndërtimi, Osman Kokoshi i “Klajdi Resort” ishte ortak

15 Gusht, 2025

Të Fundit

Google blen 10 mln dollarë databazën e brendshme të Spirit për të trajnuar sistemet e Inteligjencës Artificiale

Google blen 10 mln dollarë databazën e brendshme të Spirit për të trajnuar sistemet e Inteligjencës Artificiale

19 Gusht, 2026
Bota ka mbushur hambarët me drith dhe vaj duke pritur efektet shkatërruese të El Nino

Bota ka mbushur hambarët me drith dhe vaj duke pritur efektet shkatërruese të El Nino

19 Gusht, 2026
Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet

Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet

19 Gusht, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Media britanike: Shqipëria destinacioni i përballueshëm për pushime ku turistët po dynden

19 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr