SKY express, kompania ajrore greke e vlerësuar sëfundmi me çmimin “Linja Ajrore e Vitit 2025” ngaEuropean Regions Airline Association (ERA), vijon tëluajë një rol kyç në afrimin e Greqisë dhe Shqipërisë, duke përmirësuar ndjeshëm lidhshmërinë mes dyvendeve.

Në këtë kuadër, SKY express organizoi një event tësuksesshëm networking në Tiranë, me qëllim theksimine rëndësisë së lidhshmërisë ajrore dhe mundësive që ajo krijon për zhvillimin e turizmit dhe biznesit në të dytregjet. Eventi u organizua në bashkëpunim me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe Shoqatën e Biznesit Grek në Shqipëri.
Kjo iniciativë mblodhi së bashku agjentë kryesorëturistikë nga tregu shqiptar, si dhe përfaqësues ngaAmbasada e Greqisë në Shqipëri, Ministria e Turizmitdhe Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT).

Gjatë eventit, SKY express prezantoi rritjen dinamikedhe investimet e vazhdueshme në rajon, me fokus tëqartë në forcimin e lidhshmërisë mes Greqisë dheShqipërisë.
Vëmendje e veçantë iu kushtua rrjetit të destinacionevetë kompanisë. SKY express operon aktualisht fluturimedirekte gjatë gjithë vitit midis Tiranës dhe Athinës, ndërsa së fundmi ka lançuar një linjë të re direkte që lidhTiranën me Heraklion, duke zgjeruar më tej mundësitë e udhëtimit mes dy vendeve dhe duke përmirësuar aksesindrejt Kretës.
Njëkohësisht, kompania theksoi flotën e saj moderne dhefleksibël prej 29 avionësh të gjeneratës së re, si dhepraninë ndërkombëtare në zgjerim të vazhdueshëm, e cila tashmë përfshin 27 destinacione ndërkombëtare. Këto zhvillime përforcojnë pozicionin e SKY express sinjë kompani rajonale në rritje të shpejtë, me fokus tëfortë te klienti.
Me lidhje direkte si me Athinën ashtu edhe me Heraklionin, udhëtarët nga Shqipëria përfitojnë akses tëpërmirësuar në një nga rrjetet më të gjera tëdestinacioneve në Greqi, duke kontribuar në rritjen e flukseve turistike dhe forcimin e lidhjeve ekonomike.
Piervittorio Farabbi, Drejtor i Operacioneve nëAeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u shpreh:
“Bashkëpunimi me SKY express është një shembull iqartë se si partneritetet strategjike kontribuojnë nëforcimin e lidhshmërisë dhe në zhvillimin e tregut tëudhëtimeve. Ne mbetemi të përkushtuar për tëmbështetur rritjen e partnerëve tanë ajrorë dhe për tëkrijuar më shumë mundësi për pasagjerët që udhëtojnëmes Greqisë dhe Shqipërisë.”
Arbi Xhelo, Drejtuesi i SKY express për Shqipërinë, shtoi:
“Kjo iniciativë thekson përkushtimin tonë ndaj tregutshqiptar. Duke zgjeruar vazhdimisht rrjetin tonë dheduke përmirësuar lidhshmërinë, ne krijojmë mundësi tëreja për udhëtime, turizëm dhe bashkëpunim më tëngushtë mes Greqisë dhe Shqipërisë.”
Eventi nënvizoi në rritje të korridorit të udhëtimeveGreqi–Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e partneritetevestrategjike dhe marrëdhënieve të forta në industri përzhvillimin e ardhshëm.
Rreth SKY express
Duke lidhur Greqinë me Europën dhe botën
SKY express, anëtare e International Air Transport Association (IATA), u nderua në vitin 2025 ngaEuropean Regions Airline Association (ERA) me çmimin kryesor “Linja Ajrore e Vitit” në Europë, si dheme vlerësimin “Best Regional Connectivity”.
SKY express mban një pozicion lider në tregun grek, duke operuar rrjetin më të madh të fluturimeve tëbrendshme në vend me 33 destinacione, ndërkohë qëzgjeron vazhdimisht praninë ndërkombëtare me 27 destinacione dhe partneritete me linja ajrore kryesore nëmbarë botën.
Kompania operon flotën më të re ndër linjat ajrore greke, e përbërë nga 29 avionë të teknologjisë së fundit, qëkombinojnë komoditetin, teknologjinë e avancuar dhenjë ndikim të reduktuar në mjedis.
W: www.skyexpress.com
FB:https://www.facebook.com/SKYexpressAirlinesGreece
IG: https://www.instagram.com/skyexpressgreece/
LI: https://www.linkedin.com/company/sky-express-airlines/
YT:https://www.youtube.com/c/SKYexpressAirlineGreece
/skyweb.al















