• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Festimja nxjerr Bulqizën në ankand, kullotat po u merren banorëve dhe po jepen për parqe fotovoltaike

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Mars, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Festimja nxjerr Bulqizën në ankand, kullotat po u merren banorëve dhe po jepen për parqe fotovoltaike
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bashkia e Bulqizës shpalli fituesin e një ankandi për dhënien në përdorim të një sipërfaqeje prej 21 hektarësh nga fondi pyjor/kullosor në fshatin Lubalesh, Njësia Administrative Gjoricë, për ndërtimin e një parku me aerogjeneratorë dhe panele fotovoltaike.

Sipas dokumenteve të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, ankandi është zhvilluar më 23 shkurt 2026 me procedurë të hapur, ndërsa objekti i tij ishte dhënia në përdorim e tokës për ndërtimin e infrastrukturës së prodhimit të energjisë së rinovueshme, përfshirë stacionet, bazamentet dhe objektet mbështetëse. Lidhja e kontratës për këtë ankand është bërë në datë 9 mars.

Vlera fillestare e ankandit ishte 176 mijë lekë për hektar në vit, që për sipërfaqen prej 21 hektarësh arrinte në rreth 3.69 milionë lekë në vit. Oferta fituese u shpall në vlerën 3,698,100 lekë në vit.

Fitues i ankandit është shpallur subjekti “Balla Energy Group” sh.p.k, me seli në qytetin e Bulqizës dhe në pronësi të plotë të Artan Ballës. Në procedurë rezulton të ketë marrë pjesë vetëm një operator ekonomik.

Plas në Gjoricë të Bulqizës, banorët kundër dhënies me qira të kullotave nga bashkia te privatët

Procedura e dhënies në përdorim të sipërfaqeve nga fondi pyjor dhe kullosor përmes ankandit rregullohet nga legjislacioni për administrimin e pronës publike dhe vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave. Sipas këtyre rregullave, ankandi duhet të zhvillohet si një procedurë e hapur dhe transparente, ku autoriteti vendor publikon paraprakisht njoftimin në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në kanalet zyrtare të komunikimit të bashkisë apo të Këshillit Bashkiak, duke përcaktuar qartë objektin, sipërfaqen, vendndodhjen, vlerën fillestare dhe kushtet e përdorimit të pronës.

Megjithatë, në këtë rast nuk rezulton të ketë pasur një njoftim publik në kanalet e komunikimit të Bashkisë apo të Këshillit Bashkiak për hapjen e ankandit.

Praktika e ankandeve për tokat publike

Dhënia në përdorim e tokave nga fondi pyjor dhe kullosor për projekte energjie është bërë një praktikë e përsëritur nga Bashkia Bulqizë. Në raste të mëparshme, bashkia ka argumentuar këto procedura duke iu referuar edhe takimeve të organizuara me banorët për konsultim publik, ku janë diskutuar planet për përdorimin e tokave për projekte energjetike.

Në tetor të vitit 2025, Bashkia Bulqizë zhvilloi një dëgjesë publike në vetëm 25 minuta dhe me prani dërrmuese të administratës të këtij institucioni, ku prezantoi planin për dhënien në përdorim me ankand të një numri të madh parcelash nga fondi pyjor dhe kullosor.

Sipas Drejtorisë së Pyjeve, bëhej fjalë për 52 parcela të shpërndara në disa zona të bashkisë, përfshirë Ramnagoren, Luçan-Batër, Thekën, Sheshe Bulqizë, Klenjë, Okshtun-Prodan, Zerqan dhe Shupenzë. Autoritetet vendore njoftuan se këto sipërfaqe, të konsideruara ekonomi pyjore apo kullosa inproduktive, mund të jepen për përdorim për projekte të ndryshme ekonomike si stalla për blegtori, bujtina turistike apo parqe fotovoltaike.

Gjatë prezantimit, parcelat u paraqitën vetëm me numra identifikues, pa dhënë detaje të plota për sipërfaqen, kufijtë apo përdorimin aktual të tyre në terren. Kjo shkaktoi shqetësime nga disa banorë, të cilët kërkuan më shumë transparencë dhe informacion të detajuar për parcelat që mund të jepen në ankand.

Ankandet kanë vijuar ndërsa në njësitë administrative deri më sot nuk është zhvilluar asnjë dëgjesë publike për tokat që preken nga investime të tilla.

Në atë takim ata pak banorë që ishin në sallë, ngritën gjithashtu dyshime për mundësinë e mbivendosjes së disa parcelave me toka që ata i konsiderojnë tradicionalisht në përdorim të komunitetit. Sipas tyre, në shumë fshatra toka pyjore dhe kullosore janë përdorur brez pas brezi nga familjet, edhe pse nuk kanë certifikatë pronësie.

Gjatë dëgjesës u kritikua edhe mënyra e organizimit të konsultimit publik. Disa pjesëmarrës dhe anëtar të Këshillit Bashkiak, kërkuan që konsultimet të zhvillohen drejtpërdrejt në zonat e prekura dhe me prezantim të qartë të parcelave në hartë, duke paralajmëruar se mungesa e konsultimeve të plota mund të krijojë konflikte me banorët në të ardhmen.

Ankandi për sipërfaqen në Lubalesh nuk është rasti i vetëm i këtij lloji në territorin e Bashkisë Bulqizë. Në periudha të mëparshme janë zhvilluar procedura të ngjashme për dhënien në përdorim të sipërfaqeve nga fondi pyjor dhe kullosor për projekte energjetike.

Një prej tyre është edhe ankandi për një sipërfaqe prej 85.9 hektarësh në fshatin Melcu, në Njësinë Administrative Martanesh, i cili u zhvillua në fillim të vitit 2026 për ndërtimin e aerogjeneratorëve dhe instalimin e paneleve fotovoltaike, së bashku me stacionet dhe objektet mbështetëse të tyre.

Sipas të dhënave të publikuara në Buletinin e Prokurimeve Publike, ankandi u shpall më 31 dhjetor 2025 me një vlerë fillestare prej 132 mijë lekësh për hektar në vit, ndërsa procedura u zhvillua më 26 janar 2026 në ambientet e Bashkisë Bulqizë. Në këtë procedurë rezulton të ketë marrë pjesë vetëm një operator ekonomik, kompania “ALB-ML Solar Energy Investment” sh.p.k., e cila u shpall fituese me një ofertë prej 11,467,600 lekësh.

Ngjashëm me ankandin për sipërfaqen në Lubalesh, edhe në këtë rast procedura është zhvilluar me një numër shumë të kufizuar pjesëmarrësish. Procedurat e tilla për dhënien në përdorim të sipërfaqeve publike nga fondi pyjor dhe kullosor parashikojnë që ankandet të shpallen publikisht dhe të zhvillohen në mënyrë të hapur për të garantuar konkurrencë dhe transparencë në përzgjedhjen e investitorëve që do të përdorin këto prona./Bulqizaime.al

Etiketat: bashkiabulqizefestime mjeshtrifotovoltaikpark
Artikulli para

Si stresi i prindërve ndikon në rritjen e obezitetit tek fëmijët

Artikulli pas

ÇMIMET/ Qeveria rikthen Bordin e Transparencës dhe ul akcizën e karburanteve me 20%

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030
Ekonomi

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal
Ekonomi

Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Ekonomi

Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Shumë taksa, sa do të ishte një litër naftë në kushte normale në Shqipëri

ÇMIMET/ Qeveria rikthen Bordin e Transparencës dhe ul akcizën e karburanteve me 20%

Të Përzgjedhura

“Po shkatërron njerëzimin”, rregullimi i inteligjencës artificiale sjell ngërç politik në SHBA
Aktualitet

“Po shkatërron njerëzimin”, rregullimi i inteligjencës artificiale sjell ngërç politik në SHBA

Nga Editor
15 Shtator, 2026
0

Kur Presidenti Donald Trump iu përgjigj të hënën thirrjeve në rritje për ngadalësimin e zhvillimit të inteligjencës artificiale (IA), ishte...

Lexo të plotë
Drejtoresha e Postës në Durrës i kërkoi shefes së financës 700 mijë euro, vartësja më pas e denoncoi, dëmi dyshohet në disa miliona euro

Vodhi 700 mijë euro, Gjykata e Durrësit liron nga qelia drejtoreshën e Postës

25 Shtator, 2026
Anakonda nga Amerika e Jugut gjendet në brigjet e Danubit

Anakonda nga Amerika e Jugut gjendet në brigjet e Danubit

12 Shtator, 2026
AMP arreston policin në Elbasan

AMP arreston policin në Elbasan

5 Tetor, 2026
Nobeli në Mjekësi u jepet tre shkencëtarëve për një zbulim që ndryshoi studimin e trurit

Nobeli në Mjekësi u jepet tre shkencëtarëve për një zbulim që ndryshoi studimin e trurit

5 Tetor, 2026

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr