Elisa Spiropali ka reaguar gati dy javë më pas në lidhje me një deklaratë të Taulant Ballës mbi mungesën e saj gjatë votimit në parlament për mandatin e Ballukut.
Mungesa e saj erdhi në një seancë ku kërkesa e kryeministrit Edi Rama ishte që të mos mungonte asnjë deputet. Pas kësaj, Taulant Balla deklaroi se do të mblidhte grupin parlamentar për të diskutuar pikërisht këtë mungesë.

Me një ton urdhërues dhe duke shpikur fjalë të reja si “diskutim i troçtë”, Spiropali i kërkon Ballës që të mbledhë më në fund grupin parlamentar dhe të diskutojnë për mungesën e saj në seancë plenare.
Me sa duket Spiropalit i ka bërë mirë ndryshimi i karrierës dhe tani ka kaluar nga politika tek gjuhësia, ndërsa lëvizja e saj interpretohet si një sfidë e hapur ndaj Ramës dhe Ballës brenda Partisë Socialiste.
Reagimi i Spiropalit:
“Taulant, e lexova me vonesë një deklaratë tënden publike.
Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë.
Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë.
Vendimmarrja kolektive është forca e grupit të PS dhe garancia e legjitimitetit politik. Çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur, i troçtë dhe i ndërgjegjshëm, meriton respekt, pavarësisht drejtimit që merr.
Rëndësi ka që vendimi të jetë i menduar, i argumentuar dhe në përputhje me përgjegjësinë që kemi përballë publikut.”















