• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ukrainasit e SkyUp padisin Air Albania: Porositi dy avionët tanë, por mori atë bullgar të “Fly2Sky”

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Tetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
“Air Albania”, kompania që valëvit me krenari flamurin shqiptar në qiell
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kompania ukrainase SkyUp Airlines ka paditur Air Albania-n duke e akuzuar për shkelje të kontratës së qirasë ACMI, pasi kompania shqiptare ka përdorur avionë të një operatori tjetër ndërkohë që kishte kontratë aktive me SkyUp.

Siç mëson Skyweb.al, Air Albania kishte nënshkruar në shkurt një marrëveshje dyvjeçare për përdorimin e dy avionëve Boeing të SkyUp. Njëri prej tyre, një Boeing 737-800 me kod regjistrim UR-SQ,  fluturoi për Air Albania vetëm për rreth një muaj, ndërsa i dyti, i përgatitur për të njëjtin operim, nuk u përdor kurrë nga kompania shqiptare.

Avioni i SkyUp, Boeing 737-800 që ishte porositur nga Air Albania
Avioni i SkyUp, Boeing 737-800 që ishte porositur nga Air Albania

“Air Albania sistematikisht dështoi të përmbushë detyrimet kontraktuale, veçanërisht ato që lidhen me pagesat dhe disiplinën financiare,” deklaroi SkyUp më herët duke theksuar se kishte pasur “vonesa në pagesat fillestare dhe parapagimet.”

Ajo që e përkeqësoi situatën, sipas kompanisë ukrainase, ishte zbulimi se Air Albania kishte firmosur në të njëjtën kohë një kontratë me një kompani tjetër ajrore, për të njëjtat fluturime që ishin planifikuar me avionët e SkyUp.

Kjo kompani, ishte operatori bullgar Fly2Sky.

“Ndërsa Air Albania përdorte avionët e një partneri tjetër, mjetet tona ajrore mbetën të palëvizura, duke na penguar të realizonim projekte të tjera,” thekson kompania ukrainase në padi duke kërkuar dëmshpërblim.

Padia është depozituar dhe seanca gjyqësore pritet të zhvillohet në dhjetor 2025.

Avioni i Fly2Sky që po përdoret tani nga AirAlbania për linjën Tiranë-Stamboll-Tiranë
Avioni i Fly2Sky që po përdoret tani nga AirAlbania për linjën Tiranë-Stamboll-Tiranë

Në industrinë e aviacionit, kontratat ACMI (Aircraft, Crew, Maintenance, Insurance) janë marrëveshje që lejojnë një kompani ajrore të përdorë avionë të një kompanie tjetër, me ekuipazh dhe mirëmbajtje të përfshirë, në këmbim të pagesës për orë fluturimi. Mosrespektimi i tyre shpesh çon në penalitete të larta dhe procese gjyqësore ndërkombëtare, si në rastin mes SkyUp dhe Air Albania.

Sipas verifikimeve të Skyweb.al, aktualisht Air Albania po operon vetëm me një avion të tipit Airbus A320, me kod regjistrimi LZ-FSA, të marrë me qira nga operatori bullgar Fly2Sky.

Ky avion kryen vetëm linjën Tiranë–Stamboll, me tre fluturime në ditë, ndërsa të gjitha destinacionet e tjera që kompania kishte pasqyruar më herët në sistemin e saj, si Bergamo, Milano, Bolonja dhe disa linja të tjera evropiane, janë pezulluar plotësisht. /skyweb.al

Etiketat: air albaniafly2skypadiskyup
Artikulli para

Shitjet në krizë, Tesla prezanton automjetin e ri elektrik

Artikulli pas

Këmbimi valutor, forcohen Dollari, Franga dhe Paundi

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

FMN jep alarmin për flluskën AI duke paralajmëruar 110 banka për pasojat negative
Ekonomi

FMN jep alarmin për flluskën AI duke paralajmëruar 110 banka për pasojat negative

13 Tetor, 2026
Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme?
Ekonomi

Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme?

13 Tetor, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar
Ekonomi

Shteti do të përfundojë pallatet e konfiskuara dhe t’ua dorëzojë apartamentet blerësve, ligji i ri shkon në Kuvend 

13 Tetor, 2026
Kostoja e jetesës, italianët sot kanë më pak të ardhura se në 1990
Ekonomi

Ligji, qeveria ngre Agjencinë Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit: Do të hetojë abuzuesit!

13 Tetor, 2026
FMN parashikon rritje ekonomike globale prej 3.1% në vitin 2026
Ekonomi

FMN parashikon rritje ekonomike globale prej 3.1% në vitin 2026

13 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

13 Tetor, 2026
Artikulli pas
Këmbimi valutor, forcohen Dollari, Franga dhe Paundi

Këmbimi valutor, forcohen Dollari, Franga dhe Paundi

Të Përzgjedhura

Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

Kredi me interes zero dhe qira që llogaritet për blerjen e shtëpisë, kush përfiton nga skema e re e qeverisë

Nga SkyWeb
9 Tetor, 2026
0

Pagesa e qirasë mund të shërbejë edhe për blerjen e banesës, ndërsa familjet që përballojnë këstet, por nuk kanë garanci...

Lexo të plotë
Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve

Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve

27 Prill, 2026
Raporti: Jeta e evropianëve është në rrezik serioz

Raporti: Jeta e evropianëve është në rrezik serioz

29 Shtator, 2025
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

7 Tetor, 2025
PRAPASKENA/ Zbulohet pse u largua kreu i Zjarrfikësve Arben Cara: Nuk u dorëhoq, por u shkarkua nga Lamallari

PRAPASKENA/ Zbulohet pse u largua kreu i Zjarrfikësve Arben Cara: Nuk u dorëhoq, por u shkarkua nga Lamallari

12 Gusht, 2026

Të Fundit

FMN jep alarmin për flluskën AI duke paralajmëruar 110 banka për pasojat negative

FMN jep alarmin për flluskën AI duke paralajmëruar 110 banka për pasojat negative

13 Tetor, 2026
Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme?

Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme?

13 Tetor, 2026
“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

13 Tetor, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

Shteti do të përfundojë pallatet e konfiskuara dhe t’ua dorëzojë apartamentet blerësve, ligji i ri shkon në Kuvend 

13 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr