• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 24 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rritja e çmimit të karburantit, Shoqata e Transportit Publik kërcënon shqiptarët: Subvencione nga shteti ose ju lamë në këmbë

Editor Nga Editor
24 Mars, 2026
në Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
A A
0
Rritja e çmimit të karburantit, Shoqata e Transportit Publik kërcënon shqiptarët: Subvencione nga shteti ose ju lamë në këmbë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kanë dalë me një deklaratë publike, ku paralajmërojnë reduktim të shërbimit në rast se qeveria nuk ndërhyn për të kompensuar rritjen e çmimit të karburantit.

Sipas tyre, nëse nuk merren masa të menjëhershme, duke nisur nga e hëna mund të ketë ulje të flotës deri në 30%, çka do të sillte vështirësi të mëdha në lëvizjen e qytetarëve.

Shoqatat kërkojnë heqjen e TVSH-së për transportin publik, rishikimin e barrës fiskale mbi karburantin dhe aplikimin e subvencioneve nga shteti, me qëllim ruajtjen e çmimit aktual të biletës.

Në deklaratë theksohet se rritja e çmimit të naftës nga rreth 145 lekë/litër në rreth 214 lekë/litër ka shtuar ndjeshëm kostot e operimit, ndërsa pesha e lartë e taksave mbi karburantin ka rënduar më tej situatën financiare të operatorëve.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që sektori i transportit reagon në këtë mënyrë. Sa herë ka rritje të çmimit të naftës, përfaqësuesit e tij dalin me paralajmërime për reduktim shërbimi, duke kërkuar ndërhyrje financiare nga shteti.

Nga ana tjetër, kur çmimet e karburantit kanë qenë në nivele më të ulëta, nuk është reflektuar asnjë ulje e çmimit të biletave për qytetarët. Përkundrazi, në disa raste janë regjistruar edhe rritje, si në Kamëz, ku tarifa e transportit u çua në 50 lekë.

Në këto kushte, kërkesat për subvencione dhe paralajmërimet për bllokim të shërbimit rikthejnë debatin mbi mënyrën e funksionimit të këtij sektori dhe raportin e tij me qytetarët dhe financat publike. /skyweb.al

Etiketat: transporti publik
Artikulli para

Lufta mund të shpëtojë turizmin në Shqipëri, po vijnë të huajt, që anuluan planet në Lindjen e Mesme

Artikulli pas

“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët

Editor

Editor

Nga Kategoria

Shqiptarët ndër më të gatshmit për të luftuar për vendin brenda NATO-s
Aktualitet

Shqiptarët ndër më të gatshmit për të luftuar për vendin brenda NATO-s

24 Mars, 2026
Nuk i del e keqja me shkarkimin, Elisa Spiropali i kanoset Taulant Ballës
Aktualitet

Nuk i del e keqja me shkarkimin, Elisa Spiropali i kanoset Taulant Ballës

24 Mars, 2026
“Heroi” i oqeanit Indian, gjen unazat e humbura të martesave në ishullin e njohur tropikal
Aktualitet

“Heroi” i oqeanit Indian, gjen unazat e humbura të martesave në ishullin e njohur tropikal

24 Mars, 2026
Lëshimi i apartamenteve me qira ditore nuk kërkon NIPT, por tatimi do të paguhet te DIVA
Ekonomi

Mbi 40 mln euro të ardhura nga Air BNB në Shqipëri, tatimet po gjurmojnë paratë

24 Mars, 2026
OKB publikon listën: Peshqit që rrezikojnë të zhduken
Aktualitet

OKB publikon listën: Peshqit që rrezikojnë të zhduken

24 Mars, 2026
WOLT shkel ligjin, pas korrierëve të drogës u dërgon VAPE fëmijëve: Institucionet heshtin, ekspertët japin alarmin
Aktualitet

WOLT shkel ligjin, pas korrierëve të drogës u dërgon VAPE fëmijëve: Institucionet heshtin, ekspertët japin alarmin

24 Mars, 2026
Artikulli pas
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët

“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tenderi i Albpetrol që flet mbi zhvatjen masive të naftës shqiptare: Pusi CA-58, Stream Oil, ARMO dhe babëzia ndaj pasurive nëntokësore
Aktualitet

Tenderi i Albpetrol që flet mbi zhvatjen masive të naftës shqiptare: Pusi CA-58, Stream Oil, ARMO dhe babëzia ndaj pasurive nëntokësore

Nga SkyWeb
6 Maj, 2025
0

Një tender i fundit i Albpetrol për riparimin e një pusi nafte në zonën Cakran-Mollaj ka nxjerrë sërish në pah...

Lexo të plotë
Himara sërish pa energji, ku shkuan 20 milionë eurot e investuara për rrjetin…?

Himara sërish pa energji, ku shkuan 20 milionë eurot e investuara për rrjetin…?

25 Gusht, 2025
Shpërthen skandali Elbit Systems në NATO, pezullohet nga tenderat për korrupsion kontraktori izraelit i qeverisë shqiptare

Shpërthen skandali Elbit Systems në NATO, pezullohet nga tenderat për korrupsion kontraktori izraelit i qeverisë shqiptare

10 Dhjetor, 2025
Aeroporti i Dublinit heq kufizimin e 100 ml lëngje në avion

Aeroporti i Dublinit heq kufizimin e 100 ml lëngje në avion

19 Shtator, 2025
–10 gradë propagandë: Dogana Shqiptare dhe Gent Gazheli mes hipokrizisë publike dhe një skandali që kërkon përgjigje

–10 gradë propagandë: Dogana Shqiptare dhe Gent Gazheli mes hipokrizisë publike dhe një skandali që kërkon përgjigje

2 Janar, 2026

Të Fundit

Shqiptarët ndër më të gatshmit për të luftuar për vendin brenda NATO-s

Shqiptarët ndër më të gatshmit për të luftuar për vendin brenda NATO-s

24 Mars, 2026
Këto janë frutat dhe perimet me më shumë pesticide!

Këto janë frutat dhe perimet me më shumë pesticide!

24 Mars, 2026
Qatar Airways parkon “gjigantët” e ajrit në Spanjë

Qatar Airways parkon “gjigantët” e ajrit në Spanjë

24 Mars, 2026
Nuk i del e keqja me shkarkimin, Elisa Spiropali i kanoset Taulant Ballës

Nuk i del e keqja me shkarkimin, Elisa Spiropali i kanoset Taulant Ballës

24 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr