• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 26 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

VKM-ja/ Shqipëria parashikon 10 mld euro shpenzime për të ulur ndotjen deri në 2035

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Mars, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
VKM-ja/ Shqipëria parashikon 10 mld euro shpenzime për të ulur ndotjen deri në 2035
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po përgatitet të rrisë ndjeshëm shpenzimet për uljen e ndotjes në dekadën e ardhshme. Qeveria ka nxjerrë për konsultim një VKM, përmes së cilës parashikon investimet dhe objektivat e uljes së ndotjes.

Dokumenti, që lidhet me përditësimin e Kontributit Kombëtar të Përcaktuar (KKP 3.0), përcakton angazhimet për periudhën 2026–2035 dhe synon një reduktim më të thellë të gazeve me efekt serrë në sektorët kryesorë të ekonomisë.

Projektvendimi fokusohet në pesë sektorët kryesorë që gjenerojnë ndotje, përfshirë energjinë, industrinë, bujqësinë, përdorimin e tokës dhe mbetjet, duke parashikuar masa konkrete për transformimin gradual të tyre.

Qasja synon dekarbonizimin e ekonomisë dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Europian në fushën e klimës.

Për realizimin e këtyre objektivave, dokumenti parashikon investime të mëdha.

Sipas përllogaritjeve, nevojiten rreth 2.6 miliardë euro në skenarin bazë, ndërsa me masa shtesë kjo shifër arrin deri në 6.9 miliardë euro.

Ndërkohë, për masat e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike llogariten edhe rreth 9.8 miliardë dollarë, duke e çuar totalin në nivele shumë të larta për ekonominë shqiptare.

Rritja e ambicies në këtë plan vjen edhe pas evidentimit të problemeve në zbatimin e strategjisë aktuale, e cila sipas vetë dokumentit nuk ka arritur rezultatet e pritshme në uljen e emetimeve.

Për këtë arsye, KKP 3.0 synon objektiva më realistë dhe masa më të zbatueshme, të shoqëruara me mekanizma më të fortë monitorimi dhe raportimi.

Dokumenti lidhet drejtpërdrejt me angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë në kuadër të Marrëveshjes së Parisit dhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian, ku politikat klimatike janë pjesë e kapitullit për mjedisin.

Në të njëjtën kohë, ai synon të orientojë investimet publike dhe private drejt sektorëve më të ndjeshëm, duke ndikuar në zhvillimin ekonomik afatgjatë të vendit.

Nxjerrja e projektvendimit për konsultim publik sinjalizon fazën paraprake të miratimit të tij, ndërsa pritshmëritë janë që ky dokument të përcaktojë drejtimin e politikave klimatike dhe investimeve strategjike të Shqipërisë për dekadën e ardhshme. /skyweb.al 

Etiketat: ndotje
Artikulli para

VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë

Artikulli pas

Si shtetet e Europës po gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat
Ekonomi

Qeveria miraton dy parqe fotovoltaike me kapacitet total 152 MW, kush i mori

26 Mars, 2026
Në mes të krizës, qeveria shton dhe dy taksa të tjera mbi karburantet
Ekonomi

Sa ulen nafta dhe benzina, Bordi i Transparencës njofton vendimet për çmimet e karburanteve

26 Mars, 2026
Janar-shkurt, tregu i sigurimeve shfaq përsëri rritje të dobët
Ekonomi

Janar-shkurt, tregu i sigurimeve shfaq përsëri rritje të dobët

26 Mars, 2026
Aeroporti i Vlorës, MABCO shpjegon kredinë nga Delphos dhe akuzat mbi interesat ruse
Aviacion

Aeroporti i Vlorës, MABCO shpjegon kredinë nga Delphos dhe akuzat mbi interesat ruse

26 Mars, 2026
Ministria e Financave thotë se do të ngrejë një Task Forcë për parandalimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve
Ekonomi

Mblidhet sot për herë të parë Bordi i Naftës, çfarë pritet për çmimet

26 Mars, 2026
Bashkëpunimi Shqipëri–Japoni në fokus të Forumit të Dytë në Tiranë
Ekonomi

Bashkëpunimi Shqipëri–Japoni në fokus të Forumit të Dytë në Tiranë

26 Mars, 2026
Artikulli pas
Si shtetet e Europës po gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale

Si shtetet e Europës po gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

TENDERI/ 3 milionë euro për roje private, AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së bujshme të Daniel Shimës?
Fokus

Tenderi 3.6 milionë euro për faqet e qeverisë, AKSHI do të shpallë fituesin pa garë

Nga SkyWeb
29 Shtator, 2025
0

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka shpallur një tender me vlerë mbi 351 milionë lekë pa TVSH, ose...

Lexo të plotë

Arrested for Drunk Driving, Martin Mane of Balfin Americas Crashed His Car While Intoxicated; Officer Attempts Suicide After Pressure From Superiors

15 Janar, 2025
Shqipëria prezantohet si destinacion unik mesdhetar në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin

Shqipëria prezantohet si destinacion unik mesdhetar në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin

2 Mars, 2026
Grabitja e pazakontë, vidhen 450 kg kërmij nga ferma, dëmi tejkalon 100,000 dollarë

Grabitja e pazakontë, vidhen 450 kg kërmij nga ferma, dëmi tejkalon 100,000 dollarë

30 Nëntor, 2025
Banditizëm me vulë e firmë

Banditizëm me vulë e firmë

4 Mars, 2025

Të Fundit

Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat

Qeveria miraton dy parqe fotovoltaike me kapacitet total 152 MW, kush i mori

26 Mars, 2026
Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi

Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi

26 Mars, 2026
Shkencëtarët zbulojnë se kur u bënë qentë miqtë më të mirë të njeriut

Shkencëtarët zbulojnë se kur u bënë qentë miqtë më të mirë të njeriut

26 Mars, 2026
Në mes të krizës, qeveria shton dhe dy taksa të tjera mbi karburantet

Sa ulen nafta dhe benzina, Bordi i Transparencës njofton vendimet për çmimet e karburanteve

26 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr