• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 27 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Kur teshtin njësia nr 2 në Tiranë!

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Mars, 2026
në OP-ED
A A
0
Kur teshtin njësia nr 2 në Tiranë!
Share on FacebookShare on WhatsApp
Lutfi Dervishi 
Nga gjithë lajmet e ditës, vetëm njëri i tronditi tregjet globale.

Bëhet fjalë për ndryshimin e drejtuesve të PS-së në njësinë nr. 2 në Tiranë.

Pas këtij zhvillimi dramatik, bursat reaguan menjëherë. Çmimi naftës arriti kuotën që kishte para nisjes së luftës me Iranin. Investitorët morën frymë të lehtësuar. OPEC po mban një mbledhje urgjente për të kuptuar më mirë situatën.

Thuhet se Këshilli i Sigurisë Kombëtare në SHBA ka ndërprerë darkën zyrtare. “Nuk na intereson as Ukraina, as Irani dhe as Tajvani,” citohet të ketë thënë një zyrtar i lartë, në kushtet e anonimatit “na tregoni çfarë po ndodh te rruga ‘Elbasanit’ se na iku dollari për l…!”

Ndërkohë Elon Musk sapo njoftoi se do të shtyjë udhëtimin për në Mars. Ai tha se nuk mund të rrezikojë projektin ndërkohë që njësia 2 po riorganizon strukturat e bazës.

Por goditjen më të madhe e morën kriptomonedhat. Bitcoin ra me 15% brenda 5 minutave. Tregtarët e kriptove po presin me ankth nëse kryetari i ri do të ketë qasje bashkëpunuese me patronazhistët e lagjes apo do të krijojë lobin e tij në strukturat e PS .

Banka Botërore ndërkohë ka punësuar urgjentisht pesë përkthyes të gjuhës shqipe për të deshifruar statuset në Facebook të kryetarit të ri. Çdo “like”, “share” dhe “koment” në postimet e tij po analizohet si një sinjal për normat e interesit në Bashkimin Evropian.

Nga muret e ftohta të Kremlinit, zëdhënësi Dmitry Peskov u shfaq në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, me një fytyrë që herë dukej e zverdhur dhe herë e skuqur:

“Shërbimet tona po analizojnë me imtësi çdo lëvizje në Njësinë Nr. 2. Ky ndryshim drastik i balancave te qyteti Studentit është një provokim i pastër ndaj rendit shumëpolar. Nuk mund të rrimë duarkryq.”

Ndërsa Franca është shprehur e indinjuar pse nuk u vu paraprakisht në dijeni të këtij procesi kaq jetik e delikat për fatet e njerëzimit.

Kancelari Merz deklaroi se “stabiliteti i Eurozonës varet drejtpërdrejt nga rregullsia e procesverbaleve në Njësinë 2, ndaj Berlini do të monitorojë me lupë çdo gjë si kusht për mbarëvajtjen e tregut të përbashkët dhe miratimin e IBAR për Shqipërinë.

Mark Rutte, nga selia e tij në NATO, paralajmeroi se: “neni 5 është gati; nëse dikush guxon të cenojë stabilitetin e strukturave të reja te Njësia 2, aleanca do të reagojë me të gjithë forcën e saj, sepse siguria e lagjes Ali Demi është sot siguria e mbarë botës demokratike.

Nga dritarja e sheshit Shën Pjetër, Papa Leoni ndërpreu lutjen e mesditës për një njoftim të jashtëzakonshëm: “vëllezër dhe motra, sot lutemi për shpirtrat e trazuar të njësisë Nr. 2. Ky ndryshim në kupolën e tyre është një shenjë hyjnore që tregon se asgjë në këtë botë nuk është e përjetshme.

Në prapaskenë, thashethemet thonë se Konklava e Kardinalëve ra në heshtje totale. Tymi i bardhë që doli nga oxhaku i Vatikanit nuk ishte për një Papë të ri, por një sinjal se Vatikani njeh zyrtarisht legjitimitetin e koordinatorëve, patronazhistëve dhe strukturave të reja të lagjes.

Burime pranë tregjeve thonë se pasiguria politike në njësinë nr. 2 ishte një faktor i nënvlerësuar prej kohësh. Gabimisht analistët kishin menduar se tregjet u tronditën nga lufta me Iranin.

Tani që u zgjidh drejtuesi i njësisë dy u stabilizua edhe çmimi i naftës.

Në një botë që quhet “fshat global”, ka patur gjithmonë një qendër kontrolli. Tani kjo qendër nuk është as në Washington, as në Pekin, por te njësia 2 .
Nëse aty teshtijnë, në Pekin kolliten, në Washington marrin antibiotik dhe në Moskë marrin respiratorët e oksigjenit.
Artikulli para

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nga ‘like’-u te ankthi…
Aktualitet

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

27 Mars, 2026
Korrupsion dhe SHOW, shembulli i Serbisë: Si po i shmangen politikanët dhe biznesmenët BURGUT në Shqipëri
Kryesore

Korrupsion dhe SHOW, shembulli i Serbisë: Si po i shmangen politikanët dhe biznesmenët BURGUT në Shqipëri

27 Mars, 2026
Rritet me mbi 7 lekë çmimi i naftës, nga 182 lekë/litër deri në 189 lekë/litër
Ekonomi

Rritje çmimesh jo vetëm te karburantet: Sa do të na kushtojë KRIZA E NAFTËS

24 Mars, 2026
Si ra miti i sigurisë dhe luksit në Dubai
Ekonomi

Si ra miti i sigurisë dhe luksit në Dubai

16 Mars, 2026
Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë
OP-ED

A ulen vërtetë çmimet e karburanteve nëse qeveria futet në treg?

13 Mars, 2026
Po na këpusin me taksa! Shteti është spekulanti më i madh në tregun e karburanteve
Ekonomi

Po na këpusin me taksa! Shteti është spekulanti më i madh në tregun e karburanteve

6 Mars, 2026

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Çfarë duhet të dini për hepatitin B dhe vaksinimin?
Shëndet

Çfarë duhet të dini për hepatitin B dhe vaksinimin?

Nga Editor
7 Dhjetor, 2025
0

Hepatiti B është një infeksion i mëlçisë i shkaktuar nga një virus. Pas një infeksioni akut me hepatit B, shumë...

Lexo të plotë
Si ndihmoi karboni radioaktiv në zgjidhjen e mistereve natyrore

Si ndihmoi karboni radioaktiv në zgjidhjen e mistereve natyrore

21 Tetor, 2025
Sitet kulturore gjatë janarit u vizituan nga mbi 20 mijë vizitorë

Sitet kulturore gjatë janarit u vizituan nga mbi 20 mijë vizitorë

7 Shkurt, 2026
Pezullimi i gjigantit izraelit Elbit Systems për korrupsion, një dhimbje e madhe koke për ushtritë e NATO-s

Pezullimi i gjigantit izraelit Elbit Systems për korrupsion, një dhimbje e madhe koke për ushtritë e NATO-s

10 Dhjetor, 2025
TURIZMI/ Polakët nuk tunden, italianët tremben nga çmimet

TURIZMI/ Polakët nuk tunden, italianët tremben nga çmimet

16 Tetor, 2025

Të Fundit

Kur teshtin njësia nr 2 në Tiranë!

Kur teshtin njësia nr 2 në Tiranë!

27 Mars, 2026
Nga ‘like’-u te ankthi…

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

27 Mars, 2026
Favorizoi biznesin e familjarit te Syri i Kaltër, shkarkohet nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë

Favorizoi biznesin e familjarit te Syri i Kaltër, shkarkohet nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë

27 Mars, 2026
Paralajmërimi: Fëmijët në Roblox duhen monitoruar 24/7

Paralajmërimi: Fëmijët në Roblox duhen monitoruar 24/7

27 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr