Një grevë dyditore e pilotëve në kompaninë ajrore gjermane “Lufthansa” ka nisur sot, duke shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme të fluturimeve në të gjithë rrjetin e saj, si edhe në disa prej degëve.
Aksioni sindikal, i organizuar nga pilotët kryesorë të “Lufthansa” dhe ata të “Lufthansa Cargo”, ka filluar menjëherë pas mesnatës dhe pritet të zgjasë 48 orë.
Ndërkohë, në kompaninë turistike “Eurowings”, fluturimet që nisen nga aeroportet gjermane do të preken vetëm gjatë ditës së sotme.
Kjo shënon valën e katërt të grevave në këtë grup gjatë këtij viti. Vetëm javën e kaluar, një grevë njëditore e ekuipazhit të kabinës çoi në anulimin e qindra fluturimeve në kompaninë më të madhe ajrore të Gjermanisë.
















