• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 13 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

CNN Travel: Shqipëria, mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

Editor Nga Editor
13 Prill, 2026
në Turizëm
A A
0
CNN Travel: Shqipëria, mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si një destinacion i preferuar për të huajt, veçanërisht për shtetasit amerikanë, të cilët po e zgjedhin jo vetëm për pushime, por edhe për të jetuar.

Së fundmi, CNN Travel publikoi një artikull të autores Blane Bachelor me titull “Më shumë amerikanë po zhvendosen në Evropën Qendrore dhe Lindore”, ku një fokus i veçantë i kushtohet Shqipërisë dhe arsyeve të këtij trendi në rritje.

Sipas autores, për shumë vite ëndrra evropiane e amerikanëve lidhej me qytete si Parisi, Roma apo Barcelona. Megjithatë, rritja e kostove të jetesës dhe rregullat më të ashpra të vizave në këto vende po i shtyjnë ata të kërkojnë alternativa të reja në Ballkan.

Në këtë kontekst, Shqipëria po del në pah si një zgjedhje gjithnjë e më tërheqëse. Të dhënat nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit 2024 kishte rreth 22,000 të huaj me leje qëndrimi, mbi 3,000 prej të cilëve nga rajone si Amerika, Afrika dhe Oqeania, një rritje prej afro 25% krahasuar me vitin paraardhës.

Ndërkohë që vende si Italia, Spanja, Franca dhe Portugalia po forcojnë politikat e tyre të emigracionit, Shqipëria ofron një regjim shumë më të favorshëm për qytetarët amerikanë. Kjo e bën vendin tërheqës sidomos për ata që kërkojnë fleksibilitet dhe mundësi për të jetuar jashtë SHBA-së.

Jen Barnett, bashkëthemeluese e kompanisë Expatsi, e rendit Shqipërinë ndër destinacionet kryesore për zhvendosje. Ajo thekson se me rreth 1,000 dollarë në muaj mund të mbulohet një stil jetese i mirë, çka e bën vendin ideal për punë në distancë dhe fillimin e një biznesi. Sipas saj, pas një viti qëndrimi, aplikimi për një vizë si nomad digjital është relativisht i thjeshtë.

Edhe Blendi Gonxhja, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ka vlerësuar vëmendjen në rritje të mediave ndërkombëtare ndaj Shqipërisë, duke theksuar se vendi po bëhet gjithnjë e më i hapur dhe më i pranishëm në hartën globale për turistë, investitorë dhe profesionistë të pavarur.

Interesi i të huajve lidhet kryesisht me natyrën e paprekur, vijën e bukur bregdetare, koston e ulët të jetesës dhe mikpritjen tradicionale shqiptare. Qytete si Tirana, Saranda dhe Vlora janë ndër më të preferuarat, pasi ofrojnë një ndërthurje të jetës urbane, plazheve dhe trashëgimisë kulturore.

Përtej turizmit, po rritet edhe interesi për investime në pasuri të paluajtshme dhe zhvillim biznesi, duke reflektuar potencialin në rritje të tregut shqiptar dhe klimën e favorshme për sipërmarrje.

Artikulli para

Ironi me hurmat e Veliajt dhe xhihadin në Siri, Ahmed Kalaja sulm faqes Lol Albania, reagon AGSH: Censurë ndaj fjalës së lirë!

Artikulli pas

Si po eliminon kancerin një valë e re imunoterapie

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina
Ekonomi

Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina

13 Prill, 2026
“Ojnat”, arti i thurjes me grep dhe gjilpërë i grave shqiptare nominohet për në UNESCO
Turizëm

“Ojnat”, arti i thurjes me grep dhe gjilpërë i grave shqiptare nominohet për në UNESCO

10 Prill, 2026
Hap pas hapi, si do të futemi nga sot në zonën Shengen pas ndryshimeve, çfarë duhet patur parasysh
Aktualitet

Hap pas hapi, si do të futemi nga sot në zonën Shengen pas ndryshimeve, çfarë duhet patur parasysh

10 Prill, 2026
Ministria e Jashtme njofton ndryshimin e procedurave të lëvizjes jashtë shtetit duke nisur nga nesër
Kryesore

Ministria e Jashtme njofton ndryshimin e procedurave të lëvizjes jashtë shtetit duke nisur nga nesër

9 Prill, 2026
“Islands”: Vizitoni Shqipërinë, perlën e Ballkanit! Ksamili si “Karaibet e Evropës”
Turizëm

“Islands”: Vizitoni Shqipërinë, perlën e Ballkanit! Ksamili si “Karaibet e Evropës”

9 Prill, 2026
“Mirror”: Shqipëria, mes destinacioneve evropiane më të lira për pushime në maj
Turizëm

“Mirror”: Shqipëria, mes destinacioneve evropiane më të lira për pushime në maj

8 Prill, 2026
Artikulli pas
Si po eliminon kancerin një valë e re imunoterapie

Si po eliminon kancerin një valë e re imunoterapie

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Me tren nga Varshava në Rijeka të Kroacisë, nis Adriatic Express. Kompania: U shitën 90% e biletave
Aktualitet

Me tren nga Varshava në Rijeka të Kroacisë, nis Adriatic Express. Kompania: U shitën 90% e biletave

Nga SkyWeb
29 Qershor, 2025
0

Turistët polakë kanë tashmë një mundësi të re udhëtimi: treni i parë ndërkombëtar Adriatic Express është nisur zyrtarisht nga Varshava,...

Lexo të plotë
Eskpertja e “solo travel” i përgjigjet pyetjeve më të shpeshta: Çfarë duhet patur parasysh kur merrni çantën dhe..

STATISTIKAT/ Sa harxhojnë shqiptarët gjatë udhëtimeve jashtë

15 Dhjetor, 2025
Prej 12 ditësh në spital, Fatos Nano në gjendje të rëndë: Skyweb.al mëson detaje nga shëndeti i ish-kryeministrit

Prej 12 ditësh në spital, Fatos Nano në gjendje të rëndë: Skyweb.al mëson detaje nga shëndeti i ish-kryeministrit

20 Tetor, 2025
Kaos me mikrokreditë, ndërrohen 4 herë administratorët e MCA dhe FINAL

Kaos me mikrokreditë, ndërrohen 4 herë administratorët e MCA dhe FINAL

29 Qershor, 2025
Europa rrezikon “të humbasë” internetin

Europa rrezikon “të humbasë” internetin

4 Janar, 2026

Të Fundit

Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina

Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina

13 Prill, 2026
Anulohen qindra fluturime të “Lufthansa”

Anulohen qindra fluturime të “Lufthansa”

13 Prill, 2026
27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

13 Prill, 2026
Si po eliminon kancerin një valë e re imunoterapie

Si po eliminon kancerin një valë e re imunoterapie

13 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr