• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Ndryshimet klimatike, alergjitë në rritje një kërcënim i heshtur

Editor Nga Editor
18 Prill, 2026
në Shëndet
A A
Ndryshimet klimatike, alergjitë në rritje një kërcënim i heshtur
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ndryshimet klimatike po rrisin ndjeshëm sasinë e polenit në ajër dhe po zgjasin sezonin e alergjive, duke i bërë simptomat më të forta dhe më të gjata për shumë njerëz, shkrusan BBC.

Temperaturat më të larta dhe nivelet më të larta të dioksidit të karbonit stimulojnë bimët të prodhojnë më shumë polen, ndërsa pranvera nis më herët dhe vera zgjat më shumë.

Si rezultat, personat që vuajnë nga alergjitë sezonale përballen me ekspozim më të gjatë dhe më intensiv ndaj alergjenëve.

Një nga shembujt më ekstremë të këtij fenomeni është i ashtuquajturi “astma nga stuhitë”, ku ato shpërbëjnë grimcat e polenit në pjesë shumë më të vogla dhe më të rrezikshme për frymëmarrjen. Gjatë këtyre ngjarjeve, poleni ngrihet në atmosferë nga erërat e forta, përzihet me lagështinë dhe energjinë elektrike të stuhisë, dhe më pas bie përsëri në tokë në formë grimcash mikroskopike që depërtojnë më lehtë në rrugët e frymëmarrjes.

Një rast tragjik ndodhi në Melburn të Australisë më 21 nëntor 2025, kur një stuhi e tillë shkaktoi një valë të paprecedentë krizash të frymëmarrjes.

Shërbimet emergjente u mbingarkuan, spitalet u përballën me shumëfishim të pacientëve me probleme respiratore dhe 10 persona humbën jetën.

Edhe persona që nuk kishin histori astme u prekën rëndë nga kjo dukuri. Poleni është një pjesë thelbësore e ciklit të jetës së bimëve, pasi mundëson riprodhimin e tyre. Megjithatë, shumë bimë, sidomos barërat, pemët dhe disa lloje të këqija si ragweedi, përhapin polenin përmes erës në sasi shumë të mëdha.

Kur sistemi imunitar e identifikon gabimisht këtë polen si kërcënim, ai shkakton reagime alergjike si teshtima, rrjedhje hundësh, kruarje sysh dhe në raste më të rënda, vështirësi në frymëmarrje.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike jo vetëm që po rrisin sasinë e polenit, por edhe po ndryshojnë llojet e tij dhe kohën kur shfaqet.

Në disa rajone të SHBA-së dhe Evropës, sezoni i polenit nga ragweedi është zgjatur me javë të tëra gjatë dekadave të fundit.

Kjo do të thotë që më shumë njerëz do të përjetojnë simptoma për periudha më të gjata çdo vit.

Megjithëse ngjarjet ekstreme si “astma nga stuhitë” mbeten të rralla, rreziku i përgjithshëm nga alergjitë është në rritje.

Kombinimi i niveleve më të larta të polenit, sezonesh më të gjata dhe motit ekstrem po krijon kushte më të vështira për personat me alergji dhe probleme respiratore, duke e bërë këtë një sfidë në rritje për shëndetin publik në mbarë botën.

Etiketat: alergjite
Artikulli para

“The Traveler”: Shqipëria forcon pozitat si destinacion turistik në Evropë

Artikulli pas

Irani paralajmëron mbylljen e Ngushticës së Hormuzit nëse vijon bllokada amerikane

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë
Shëndet

Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë

21 Tetor, 2026
Teknologjia e ngjashme me ChatGPT analizon ADN-në për të zbuluar rrezikun e goditjes në tru
Shëndet

Teknologjia e ngjashme me ChatGPT analizon ADN-në për të zbuluar rrezikun e goditjes në tru

20 Tetor, 2026
A ndikon lagjja ku jetoni në rrezikun e demencës? Studimi thotë po
Shëndet

A ndikon lagjja ku jetoni në rrezikun e demencës? Studimi thotë po

20 Tetor, 2026
Zbulim premtues kundër kancerit, si nanopjesëzat rikthejnë imunitetin dhe godasin tumorin
Shëndet

Zbulim premtues kundër kancerit, si nanopjesëzat rikthejnë imunitetin dhe godasin tumorin

20 Tetor, 2026
Sindikatat e BE kërkojnë ligj për mbrojtjen e grave në menopauzë në vendin e punës
Shëndet

Sindikatat e BE kërkojnë ligj për mbrojtjen e grave në menopauzë në vendin e punës

19 Tetor, 2026
A mund të rigjenerohet muskuli i zemrës pas një infarkti? Shkenca avancon me kërkime premtuese
Shëndet

A mund të rigjenerohet muskuli i zemrës pas një infarkti? Shkenca avancon me kërkime premtuese

19 Tetor, 2026
Artikulli pas
Irani paralajmëron mbylljen e Ngushticës së Hormuzit nëse vijon bllokada amerikane

Irani paralajmëron mbylljen e Ngushticës së Hormuzit nëse vijon bllokada amerikane

Të Përzgjedhura

Anglia ndalon zierjen e karavidheve të gjalla
Aktualitet

Anglia ndalon zierjen e karavidheve të gjalla

Nga Editor
23 Dhjetor, 2025
0

Zierja e karavidheve ndërsa janë ende gjallë pritet të ndalohet në Angli si pjesë e një strategjie qeveritare për përmirësimin...

Lexo të plotë
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Kursi i këmbimit valutor, pëson zbritje dollari dhe paundi britanik

17 Tetor, 2025
Prodhimi i armëve dhe dronëve, qeveria miraton kriteret e negociimit me KAYO-s me kompanitë private

VENDIMI/ Qeveria i hap rrugën tenderëve SEKRETË për armët, uniformat ushtarake, municionet, etj.

19 Tetor, 2025
Donald Trump zgjat gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor

Donald Trump zgjat gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor

24 Qershor, 2026
Aeroporti i Zyrihut heq kufirin 100 ml, pasagjerët mund të kalojnë me lëngje deri në 2 litra

Aeroporti i Zyrihut heq kufirin 100 ml, pasagjerët mund të kalojnë me lëngje deri në 2 litra

26 Qershor, 2026

Të Fundit

Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut

Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut

21 Tetor, 2026
Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve

Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve

21 Tetor, 2026
Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë

Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë

21 Tetor, 2026
Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr