• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 7 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Lufta me Iranin, Europa pritet të “blindojë” çatitë me panele diellore

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Prill, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Lufta me Iranin, Europa pritet të “blindojë” çatitë me panele diellore
Share on FacebookShare on WhatsApp

Konflikti i armatosur me Iranin ka rikthyer makthin e pasigurisë energjetike në Europë, por këtë herë përgjigja nuk po vjen nga zyrat e Brukselit, por nga çatitë e qytetarëve të thjeshtë.

 Reuters raporton se kërcënimi për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit ka nisur një valë të re dhe masive të instalimit të paneleve diellore në të gjithë kontinentin, si e vetmja rrugë për t’i shpëtuar faturave të kripura që po trokasin në derë.

Lufta në Lindjen e Mesme ka goditur drejtpërdrejt arterien kryesore të furnizimit me naftë dhe gaz, duke çuar çmimet e energjisë në bursa në nivele rekord për vitin 2026.

Ky shtrenjtim i menjëhershëm ka shkaktuar një efekt domino: konsumatorët europianë, të trembur nga eksperienca e hidhur e viteve të kaluara, po nxitojnë të sigurojnë pavarësinë energjetike. Kërkesa për sistemet fotovoltaike mbi çati është rritur me mbi 40% brenda pak javësh, duke i zënë kompanitë e instalimit të papërgatitura dhe me lista pritjeje që tashmë shtrihen deri në fund të vitit.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, ku kalimi te energjia diellore shihej si një zgjedhje ekologjike dhe një kontribut për klimën, sot lëvizja është tërësisht ekonomike. Panelet diellore po kthehen në një mburojë financiare.

Familjet në Gjermani, Itali dhe Poloni po shohin te dielli të vetmen mënyrë për të “ngrirë” koston e jetesës, ndërkohë që çmimi i gazit mbetet peng i gjeopolitikës. Nuk bëhet më fjalë për të shpëtuar planetin, por për të shpëtuar buxhetin familjar nga një asfiksi e mundshme gjatë dimrit që vjen.

Ky fluks i ri kërkesash vjen si një “shumë oksigjeni” për industrinë e paneleve, e cila gjatë vitit 2025 vuajti nga ngadalësimi i investimeve për shkak të normave të larta të interesit. Tashmë, me luftën në prag, prioritetet kanë ndryshuar. Kompanitë e prodhimit raportojnë një rikthim të vrullshëm të porosive, ndërsa qeveritë europiane po detyrohen të thjeshtojnë akoma më shumë procedurat e rrjetit për të lejuar vetëprodhuesit të lidhen sa më shpejt.

Analistët e cituar nga Reuters paralajmërojnë se ky “blindim” i çative do të jetë i përhershëm. Edhe nëse tensionet me Iranin do të uleshin nesër, Europa ka marrë një mësim të qartë: siguria energjetike nuk mund të varet më nga korridoret e pasigurta të Lindjes së Mesme.

Për pasagjerët e avionëve që shohin rritjen e çmimit të biletave prej naftës dhe për pronarët e shtëpive që shohin diellin si shpëtim, mesazhi është i njëjtë, epoka e energjisë së lirë e të bollshme ka marrë fund, dhe e ardhmja po instalohet, panel pas paneli, mbi kokat tona. /skyweb.al

Artikulli para

Përmbyset renditja globale, cili është vendi më i pasur në botë, superfuqitë mbeten jashtë “Top 10”

Artikulli pas

Presidenti Begaj nga Teksasi: Ëndrra amerikane vijon të jetë një busull për Shqipërinë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë
Ekonomi

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

6 Shtator, 2026
Ari bie në nivelin më të ulët që prej nëntorit
Ekonomi

Një luftë e madhe te dera?! Pse shtetet europiane po tërheqin arin nga SHBA-ja

6 Shtator, 2026
Konsumimi i alkoolit gjatë adoleshencës mund të lërë pasoja afatgjata në tru
Kryesore

STUDIMI/ Një gotë në ditë rrit ndjeshëm rrezikun që të vdisni nga kanceri!

6 Shtator, 2026
Importohet më lirë, prodhohet më shtrenjtë
Ekonomi

Importohet më lirë, prodhohet më shtrenjtë

6 Shtator, 2026
Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!
Aktualitet

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!

5 Shtator, 2026
Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 
Ekonomi

“Kamikazët” e rrugëve, vetëm 1 në 7 të testuar e kanë rimarrë patetën pas heqjes nga policia

5 Shtator, 2026
Artikulli pas
Presidenti Begaj nga Teksasi: Ëndrra amerikane vijon të jetë një busull për Shqipërinë

Presidenti Begaj nga Teksasi: Ëndrra amerikane vijon të jetë një busull për Shqipërinë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

FOTO/ “Apokalipsi” në Gramsh, imazhe të dramës që la pas zjarri që përpiu gjithçka
Aktualitet

FOTO/ “Apokalipsi” në Gramsh, imazhe të dramës që la pas zjarri që përpiu gjithçka

Nga SkyWeb
13 Gusht, 2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një thirrje urgjente për evakuimin e banorëve në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë, pasi...

Lexo të plotë
Mungesa e investimeve zbraz shkollat në fshat

Mungesa e investimeve zbraz shkollat në fshat

4 Tetor, 2025
Lufta te dera, Danimarka gati të blejë sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore: Godasim armikun pa i nisur ende raketat

Lufta te dera, Danimarka gati të blejë sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore: Godasim armikun pa i nisur ende raketat

22 Shtator, 2025
Si u bë “Porta e Lotëve” një ndër ngushticat më të rendësishme të tregtisë botërore

Si u bë “Porta e Lotëve” një ndër ngushticat më të rendësishme të tregtisë botërore

11 Gusht, 2026
Menopauza kthehet në treg fitimprurës, mjekët ngrenë alarmin për medikamentet në shitje

Menopauza kthehet në treg fitimprurës, mjekët ngrenë alarmin për medikamentet në shitje

15 Prill, 2026

Të Fundit

STUDIMI/ Pijet energjike shkaktojnë pagjumësi, humbje kujtese dhe obezitet tek të rinjtë

STUDIMI/ Pijet energjike shkaktojnë pagjumësi, humbje kujtese dhe obezitet tek të rinjtë

6 Shtator, 2026
Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

6 Shtator, 2026
OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?

OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?

6 Shtator, 2026
Nga administrata te “miku” për të gjetur zgjidhje, Rama: Shteti ka tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet

6 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr