• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Sigurimet janë kontratë: parashikojnë të drejta dhe detyrime

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Prill, 2026
në Ekonomi
A A
0
Janar-shkurt, tregu i sigurimeve shfaq përsëri rritje të dobët
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sigurimet kanë një mision: ato mbulojnë vetëm dëmet që ndodhin pas lidhjes së kontratës dhe pagesës së primit.

Ato nuk mund të mbulojnë ngjarje që kanë ndodhur më parë, as dëme të krijuara përpara momentit të sigurimit. Sigurimi është një marrëveshje dhe si e tillë ka detyrimet për palët, të siguruarin dhe siguruesin .

Në thelb, sigurimet rikuperojnë financiarisht dëmet sipas kushteve të kontratës, gjithmonë në përputhje me legjislacionin dhe rregullat e Autoritetit të Mbikëqyrjes.

Koha thelbësore

Koha në sigurim është thelbësore. Prandaj është shumë e rëndësishme që sigurimi të fillojë në kohën e duhur: sapo blejmë një makinë, sapo blejmë një apartament, sapo ndërtojmë një shtëpi apo një fabrikë. Për sigurimet duhet menduar në moshë të re, veçanërisht për sigurimet e jetës dhe të shëndetit. Sigurimi ka edhe afatet e tij, atë të aktivizimit të policës dhe të skadimit të saj. Këto shprehen qartë në kontratat e marrjes në sigurim.

Sa më herët të fillojë sigurimi, aq më e fortë dhe më e qëndrueshme bëhet historia juaj e sigurimit. Një histori e pandërprerë i jep siguri klientit dhe besim kompanisë. Historiku i qëndrueshëm dhe i besueshëm me kompaninë shkurton atë që njihet si periudha e pritjes kur hyn në fuqi mbulimi i parashikuar në rast dëmi nga kontrata e sigurimit (në rastet e sigurimeve të shëndetit).

Kuptimi i kontratës siguruese

Në praktikë, nga klientët shpesh kemi parë të ngrihen pritshmëri që nuk përputhen me parimet bazë të sigurimit, as me germën dhe as me frymën e kushteve të kontratës së nënshkruar mes palëve.

Thënë me fjalë të thjeshta, ndodh që klientët të japin pëlqimin e tyre për përfitimet, por u shmangen kushteve dhe detyrimeve. Mirëpo baza e çdo kontrate dhe marrja në sigurim është një kontratë, nënkupton marrjen përsipër në mënyrë të njëhershme për disa të drejta dhe disa përgjegjësi.

Kategoritë e vërejtura nga praktika

Në praktikë janë vërejtur edhe persona që:

  • dëshirojnë mbulim sigurimi, por i shmangen kërkesës për të plotësuar pyetësorët paraprakë të marrjes në sigurim;
  • persona të tjerë që dëshirojnë mbulim, por vetëm pasi kanë konstatuar se janë tashmë të sëmurë;
  • dëshirojnë mbulim, por pa e paguar në mënyrë të rregullt dhe pa e riaktivizuar në kohën e duhur kontratën e tyre të sigurimit;
  • dëshirojnë mbulim pa kohë pritjeje dhe pa kushte të plotësuara, edhe pse e dinë se sa i rëndësishëm është historiku i klientëve në një marrëdhënie besimi;
  • dëshirojnë mbulim por nuk e plotësojnë me saktësi dhe përpikëri dosjen e raportimit të dëmit, e shprehur qartë në kushtet e kontratës;
  • ngrenë pritshmëri mbulimi, që synojnë mbrojtjet më maksimale, kufijtë më të lartë të mbulimit, me kostot më minimale (jashtë çdo logjike dhe në mospërputhje me kontratat e nënshkruara).

Raste të ndryshme nga praktika

Një sigurim shëndeti në udhëtim, siç e vërejmë shpesh, nuk e mbulon një operacion 20–30–40–100 mijë euro. Mjafton të lexohet kontrata e sigurimit me kujdes. Mjafton të lexohen kushtet e produktit me kujdes. Askund sigurimi shëndetësor në udhëtim nuk e kapërcen këtë lloj mbulimi. Për më tepër, ekzistojnë produkte të tjera: sigurimet shëndetësore, kartat “Gold” që shkojnë deri në 1 milion euro mbulim, si dhe ato që ofrojnë mbulim për sëmundje të rënda. Sigurisht, çmimet e tyre janë më të larta. Të kërkosh ndërhyrje kirurgjikale që kushtojnë mijëra euro me një sigurim 5 euro, që parashikon vetëm emergjenca ambulatore, është sa jologjike, aq edhe moskuptim i mënyrës se si funksionojnë sigurimet.

Me një sigurim shtëpie bazë nga zjarri, nuk mund të presësh mbulim nga çdo dëm që i vjen shtëpisë tuaj: ai sigurim nuk e mbulon tërmetin dhe përmbytjen, nëse klienti nuk i kërkon dhe nuk i aktivizon ato si mbulime shtesë.

Një sigurim i shumës së detyrimit si kredi ndaj bankës, në rast dëmi do të shlyejë vetëm vlerën e detyrimit ndaj bankës. Duhet një sigurim shtesë për të pëfituar vlerën e plotë të dëmit që mund të pësojë banesa juaj e lënë si barrë hipotekore (kolateral).

Një sigurim TPL mbulon dëmet materiale dhe jomateriale ndaj palëve të treta, por kompania e sigurimeve gëzon të drejtën ligjore t’i kërkojë mbrapsht vlerën e dëmit shkaktarit të aksidentit nëse ai është në shkelje të ndonjerit prej 6 kushteve të parashikuara në nenin 23 të ligjit 32/2021.

Një dosje e raportimit të dëmit, ligjërisht, si kudo tjetër në Botë ku kontratat janë ligjore, nuk mund të përfitojë dëmshpërblimin pa qenë e plotësuar me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Produktet kanë kushtet, specifikat dhe përjashtimet e tyre. Në faqet zyrtare të kompanive, së bashku me çdo produkt, publikohen edhe kushtet e marrjes në sigurim si dhe termat e produktit të sigurimit.

Jo të gjithë nuk informohen

Këto kushte duhet të studiohen nga klienti; përfaqësuesit e kompanisë janë aty për t’iu përgjigjur paqartësive. Çdo kompani kur nënshkruan një kontratë sigurimi merr të mirëqenë se hapi i parë që klienti ka bërë është pikërisht studimi i këtyre kushteve, të drejtave (përfitimeve) dhe detyrimeve (kushteve për t’u plotësuar).

Sigurisht, këtu duam të shtojmë se jo të gjithë janë të painformuar. Një segment i caktuar, nisen që në fillim me idenë për të përfituar jashtë asaj që kontrata e sigurimit parashikon, për të përfituar në mënyrë jokorrekte një mbulim, që nuk u takon dhe për të cilin nuk është nënshkruar kontratë. Kjo, përveçse jokorrekte, është edhe e paligjshme. Mashtrimi në sigurime është vepër penale e parashikuar në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Sigurimi është një marrëveshje besimi dhe përgjegjësie e ndërsjellë. Ai funksionon mbi parimin e drejtësisë, transparencës dhe menaxhimit të rrezikut. Sigurimet nuk të bëjnë të pasur; ato të mbrojnë që të mos humbasësh gjithçka dhe do të jenë pranë kur më së shumti ke nevojë, pas një dëmi. /Sigurime.Online

Artikulli para

Vangjel Tavo nuk heq dorë nga pronat e himariotëve, rikthehet “Himara Invest”, plan për zhvatje masive?

Artikulli pas

Procedohet biznesmeni Qemal Dedja ! Pallat pa leje dhe mashtrim për blerje apartamentesh

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit
Ekonomi

Tatimet: Afati i fundit për deklaratat e padorëzuara është 30 qershori, përfituesit shmangin gjobat

8 Qershor, 2026
Euro dhe dollari nuk ndalin renien, si paraqiten sot në tregun valutor  
Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor: Euro vazhdon rënien, ngrihet dollari

8 Qershor, 2026
Konsumi i alkoolit bie në botë, industria humb 850 miliardë dollarë në bursë
Ekonomi

Konsumi i alkoolit bie në botë, industria humb 850 miliardë dollarë në bursë

8 Qershor, 2026
Izraeli dhe Irani shkëmbejnë sulme, rritet çmimi i naftës
Ekonomi

Izraeli dhe Irani shkëmbejnë sulme, rritet çmimi i naftës

8 Qershor, 2026
Tarracat luksoze po rrisin vlerën e pronave, trendi që po ndryshon tregun imobiliar
Ekonomi

Tarracat luksoze po rrisin vlerën e pronave, trendi që po ndryshon tregun imobiliar

8 Qershor, 2026
ARRSH hap tenderin për 6 mbikalime të reja në autostradën Tiranë-Durrës
Ekonomi

ARRSH hap tenderin për 6 mbikalime të reja në autostradën Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2026
Artikulli pas
Procedohet biznesmeni Qemal Dedja ! Pallat pa leje dhe mashtrim për blerje apartamentesh

Procedohet biznesmeni Qemal Dedja ! Pallat pa leje dhe mashtrim për blerje apartamentesh

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, surprizë qytetet ku lëviz më shumë para CASH krahas Tiranës
Ekonomi

Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, surprizë qytetet ku lëviz më shumë para CASH krahas Tiranës

Nga SkyWeb
22 Prill, 2025
0

Pothuajse në çdo rajon të Shqipërisë ka pasur bankomatë të rinj gjatë vitit të kaluar. Kryeqyteti, Tirana, kryeson me numrin...

Lexo të plotë
“The iPaper”: Shqipëria, arratisja ideale dimërore mes burimeve termale dhe fshatrave piktoreske

“The iPaper”: Shqipëria, arratisja ideale dimërore mes burimeve termale dhe fshatrave piktoreske

28 Shkurt, 2026
Tarifat pritet të shtrenjtojnë edhe më tepër policat e sigurimit të automjeteve në SHBA

Tarifat pritet të shtrenjtojnë edhe më tepër policat e sigurimit të automjeteve në SHBA

28 Gusht, 2025
Konsumatorët shqiptarë po e paguajnë dyfish shtrenjtimin e bukës

Konsumatorët shqiptarë po e paguajnë dyfish shtrenjtimin e bukës

4 Prill, 2022
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, Departamenti i Shtetit bën njoftimin e rëndësishëm: Çfarë ndryshon?

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, Departamenti i Shtetit bën njoftimin e rëndësishëm: Çfarë ndryshon?

11 Mars, 2026

Të Fundit

Zgjimi i Gen Z shqiptare

Zgjimi i Gen Z shqiptare

8 Qershor, 2026
A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?

A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?

8 Qershor, 2026
Si po bien vajzat e mitura në kurthin e obsesionit për kujdesin ndaj lëkurës

Si po bien vajzat e mitura në kurthin e obsesionit për kujdesin ndaj lëkurës

8 Qershor, 2026
Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

8 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr