• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 7 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Vangjel Tavo nuk heq dorë nga pronat e himariotëve, rikthehet “Himara Invest”, plan për zhvatje masive?

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Prill, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Trembet Vangjel Tavo , heq dorë nga “Himara Invest” shpk pas dekonspirimit të planit të zhvatjes së pronave në Himarë?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bashkia Himarë po rikthen në tryezë një nga projektet më të debatueshme të muajve të fundit.

Pavarësisht tërheqjes momentale të mëparshme dhe reagimeve publike, “Himara Invest” është futur sërish në rendin e ditës së mbledhjes së radhës së Këshillit Bashkiak, duke ngritur dyshime të forta për vazhdimin e një skeme që lidhet drejtpërdrejt me administrimin e pronave publike në bregdet.

Dokumenti i njoftimit për rendin e ditës së këshillit,  tregon se në mbledhjen e datës 28 prill 2026, ndër pikat e rendit të ditës përfshihet edhe “krijimi i shoqërisë bashkiake ‘Himara Invest’ sh.p.k., në pronësi 100% të Bashkisë Himarë”.

Më herët, Skyweb.al raportoi për këtë nismë dhe për mënyrën e dyshimtë se si u miratua fillimisht në fund të janarit 2026.

Sipas dokumenteve të konsultuara, “Himara Invest” parashikohet të funksionojë si një strukturë që në praktikë do të administrojë pronat e bashkisë, me argumentin zyrtar të rritjes së eficiencës dhe performancës financiare të tyre.

INVESTIGIMI/ Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës: Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

Por mënyra se si është konceptuar kjo shoqëri ka ngritur pikëpyetje serioze.

Nga analizimi i dokumentacionit rezulton se kryetari i bashkisë, Vangjel Tavo, përqendron në duart e tij kompetenca të gjera vendimmarrëse, duke e vendosur veten në një pozicion që në praktikë ngjan me atë të një pronari mbi asetet publike.

Skema është e thjeshtë: Tavo urdhëron ngritjen e shoqërisë, Tavo kontrollon mënyrën e administrimit të pronave dhe Tavo ka ndikim në vendimmarrje.

Në këtë strukturë mbetet e paqartë se cili është mekanizmi real i kontrollit dhe para kujt jep llogari kjo shoqëri për mënyrën si menaxhohen asetet publike të Himarës.

Një tjetër element që bie në sy është nxitimi me të cilin është ndërtuar projekti.

Të paktën pesë dokumente mbajnë të njëjtën datë, 23 janar 2026, çka tregon një proces të përshpejtuar dhe të centralizuar vendimmarrjeje.

Sipas burimeve të brendshme pranë Këshillit Bashkiak, projekti mund të ketë një qëllim shumë më të gjerë se ai që paraqitet publikisht.

Burimi, i përfshirë në proceset vendimmarrëse të mazhorancës, pohon se “Himara Invest” synon të vendosë nën kontroll të plotë pronat e bashkisë dhe më pas të krijojë mundësinë për rishpërndarjen e tyre tek interesa të caktuara ekonomike.

Në praktikë, kjo mund të ndodhë në dy drejtime.

Së pari, përmes marrjes nën administrim të pronave që aktualisht janë dhënë me qira, me argumentin se tashmë do të menaxhohen nga shoqëria e re.

Pas një periudhe të shkurtër, këto prona do të rijepen te subjekte të tjera, potencialisht pranë drejtuesve vendorë apo grupeve të interesit.

Së dyti, përmes ndërhyrjes në pronat ku ekzistojnë konflikte pronësie mes bashkisë dhe privatëve.

Në këtë rast, “Himara Invest” do të shërbejë si instrument për të marrë kontrollin fillestar dhe më pas për të kaluar pronat në duar të treta, duke shmangur përplasjen direkte me komunitetin lokal.

Kjo situatë bëhet edhe më e ndjeshme duke pasur parasysh historinë e gjatë të konflikteve për pronat në Himarë.

Për vite me radhë, banorët janë përballur me mbivendosje pronësie, procese gjyqësore dhe raste ku persona të tretë janë shfaqur si pronarë të tokave me vlerë të lartë turistike.

Prandaj, çdo nismë që lidhet me administrimin e pronave publike kërkon transparencë maksimale.

Por rikthimi i “Himara Invest” në rendin e ditës, pa sqarime dhe pa përgjigje ndaj pyetjeve të ngritura nga media, vetëm sa shton dyshimet për një proces të mbyllur dhe të kontrolluar nga një rreth i ngushtë vendimmarrës.

Ky nuk është rasti i parë që vendimmarrjet e Bashkisë Himarë ngrenë diskutime.

Një nga episodet më të përfolura ishte dhënia e një tenderi për organizimin e aktiviteteve të sezonit turistik 2025 një kompanie nga Pogradeci që merret me tregtimin e patateve.

Tashmë, me rikthimin e “Himara Invest”, duket se Bashkia Himarë po hyn në një fazë të re, ku mënyra e menaxhimit të pronave publike mund të përcaktojë jo vetëm zhvillimin ekonomik të zonës, por edhe fatin e pronarëve lokalë. /skyweb.al

Etiketat: bashkia himarevangjel tavo
Artikulli para

Dosja “AKSHI”, gazetarja: 40 mln euro, ndër vlerat më të larta që ka sekuestruar ndonjëherë SPAK!

Artikulli pas

Sigurimet janë kontratë: parashikojnë të drejta dhe detyrime

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Vështirësohet blerja e banesave në Greqi nga shqiptarët
Ekonomi

Vështirësohet blerja e banesave në Greqi nga shqiptarët

7 Shtator, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

Tatimet thonë se shqiptarët kursyen 140 mln euro nga rivlerësimi i banesave

7 Shtator, 2026
Avioni gjigant del nga pista, 5 të vdekur
Aviacion

Avioni gjigant del nga pista, 5 të vdekur

7 Shtator, 2026
Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë
Ekonomi

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

6 Shtator, 2026
OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?
Aktualitet

OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?

6 Shtator, 2026
Nga administrata te “miku” për të gjetur zgjidhje, Rama: Shteti ka tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën
Aktualitet

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet

6 Shtator, 2026
Artikulli pas
Janar-shkurt, tregu i sigurimeve shfaq përsëri rritje të dobët

Sigurimet janë kontratë: parashikojnë të drejta dhe detyrime

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Nuk do kesh nevojë të punosh më kurrë”, bandat I ofrojnë para gazetarit për të hakuar BBC
Uncategorized

“Nuk do kesh nevojë të punosh më kurrë”, bandat I ofrojnë para gazetarit për të hakuar BBC

Nga Editor
29 Shtator, 2025
0

Një grup kriminal i sulmeve kibernetikë ka tentuar të rekrutojë një gazetar të BBC-së për të kryer një sulm të...

Lexo të plotë
“Poshtë dinazaurët!”Shqiptarët nuk u besojnë partive politike, 77% shprehen kundër tyre

“Poshtë dinazaurët!”Shqiptarët nuk u besojnë partive politike, 77% shprehen kundër tyre

20 Qershor, 2026
“Mund të helmoheni. Hiqeni nga mendja qumështin e fshatarit”, eksperti: Qumështi i marketit më i mirë

“Mund të helmoheni. Hiqeni nga mendja qumështin e fshatarit”, eksperti: Qumështi i marketit më i mirë

29 Janar, 2026
Vodafone Albania lidh me Wi-Fi falas 61 bashki, përmes projektit europian WiFi4WB

Vodafone Albania lidh me Wi-Fi falas 61 bashki, përmes projektit europian WiFi4WB

3 Shtator, 2026
Suedia ndalon “kimikatet e përjetshme” në produktet e përditshme

Suedia ndalon “kimikatet e përjetshme” në produktet e përditshme

25 Korrik, 2026

Të Fundit

Një në pesë banorë, nën 18-të vjeç/ Si renditet Shqipëria krahasuar me rajonin dhe botën?

Një në pesë banorë, nën 18-të vjeç/ Si renditet Shqipëria krahasuar me rajonin dhe botën?

7 Shtator, 2026
Vështirësohet blerja e banesave në Greqi nga shqiptarët

Vështirësohet blerja e banesave në Greqi nga shqiptarët

7 Shtator, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente

Tatimet thonë se shqiptarët kursyen 140 mln euro nga rivlerësimi i banesave

7 Shtator, 2026
Një karrierë që u shkatërrua në 10 mijë metra! Kush është pasagjeri i ulur në Klasin e Parë që u lidh pas ulëses së avionit

Një karrierë që u shkatërrua në 10 mijë metra! Kush është pasagjeri i ulur në Klasin e Parë që u lidh pas ulëses së avionit

7 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr