• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ndërtimi shtyn para rritjen e pagave në Shqipëri! Deri në 2 mijë euro, sa merr mesatarisht një shqiptar sot

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Shtator, 2026
në Ekonomi, Fokus
A A
Rreth 9 mijë kompani ndërtimi në “shënjestër” të tatimeve: Çfarë po kontrollohet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Rritja e kërkesës për punonjës dhe vështirësitë për të gjetur fuqi punëtore duket se po detyrojnë kompanitë e ndërtimit të rrisin pagat.

Sipas të dhënave të INSTAT-it për tremujorin e dytë 2026, ndërtimi ka shënuar rritjen më të madhe të pagës mesatare ndër të gjitha aktivitetet ekonomike në Shqipëri. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pagat në këtë sektor janë rritur me 22,1%.

Rritja është më shumë se dyfishi i ritmit të regjistruar në rang kombëtar. Paga mesatare mujore bruto në vend arriti në 92.150 lekë, duke u rritur me 9,8% në krahasim me tremujorin e dytë 2025.

Të njëjtën prirje tregojnë edhe të dhënat sipas profesioneve. Pagat e zejtarëve, artizanëve dhe profesioneve të lidhura me ta janë rritur me 16%, ritmi më i lartë ndër grupet profesionale.

Pas tyre renditen punëtorët e profesioneve elementare, pagat e të cilëve janë rritur me 15,1% brenda një viti.

Këto kategori përfshijnë një pjesë të konsiderueshme të fuqisë punëtore që përdoret në kantieret e ndërtimit dhe në punët fizike. Rritja e pagave mund të lidhet me kërkesën e lartë për punonjës, emigracionin dhe vështirësitë e kompanive për të gjetur zejtarë e krah pune.

Megjithatë, INSTAT nuk jep një shpjegim zyrtar për arsyet e rritjes dhe publikon vetëm ndryshimin e pagave të deklaruara.

Në anën tjetër të renditjes qëndrojnë aktivitetet e artit, argëtimit, çlodhjes dhe shërbimeve të tjera, ku paga mesatare është rritur vetëm me 6,4%, niveli më i ulët ndër aktivitetet ekonomike.

Edhe pse ndërtimi kryeson për ritmin e rritjes, ai nuk rezulton sektori me pagën më të lartë. Këtë renditje e udhëheqin aktivitetet financiare dhe të sigurimit, me pagë mesatare 187.267 lekë, të ndjekura nga informacioni dhe komunikacioni me 143.528 lekë.

Të dhënat tregojnë se konkurrenca për punëtorë po ushtron presion mbi kompanitë e ndërtimit. Në një treg ku gjetja e fuqisë së kualifikuar është bërë më e vështirë, paga po kthehet në instrumentin kryesor për të tërhequr dhe mbajtur punonjësit. /skyweb.al

Etiketat: ndertimpagatrroga
Artikulli para

Disa me zor mbijetojnë, të tjerët në luks: Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri

Artikulli pas

SHIFRAT/ Si Kredo.al po zhvat familjet shqiptare! Interesa dy herë më të larta se vendet e tjera

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Ekonomi

Shtatë orë në SPAK, a dha shpjegime Pacolli edhe për lënien peng të Aeroportit të Vlorës te Delphos?

27 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes
Ekonomi

Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri
Ekonomi

Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri

26 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027
Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

26 Tetor, 2026
Artikulli pas
BILANCI/ Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI: Paratë iu paguan kompanisë mëmë

SHIFRAT/ Si Kredo.al po zhvat familjet shqiptare! Interesa dy herë më të larta se vendet e tjera

Të Përzgjedhura

Plas në Aeroportin e Vlorës, punonjësit e Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit përplasen te porta
Aktualitet

Plas në Aeroportin e Vlorës, punonjësit e Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit përplasen te porta

Nga SkyWeb
22 Qershor, 2026
0

Tensionohet sërish situata në kantierin e Aeroportit të Vlorës, ku punonjësit e kompanisë “Mabco”, të biznesmenit Behgjet Pacolli, janë rikthyer...

Lexo të plotë
ALBSIG Jetë, në krye të tregut të sigurimeve të jetës për 9-mujorin 2025

ALBSIG Jetë, në krye të tregut të sigurimeve të jetës për 9-mujorin 2025

30 Tetor, 2025
Shqipëria ende larg standardeve europiane për përdorimin e shërbimeve bankare online

“Shqiptarët kanë besim tek bankat!” RCC: Renditemi mes vendeve me besueshmërinë më të lartë

22 Dhjetor, 2025
Rama thotë se dëmet në pallatin e djegur te Farmacia 10 do të paguhen nga ndërtuesi

Rama thotë se dëmet në pallatin e djegur te Farmacia 10 do të paguhen nga ndërtuesi

15 Prill, 2026
Ushqimet që ndihmojnë për një shëndet të mirë të gojës

Ushqimet që ndihmojnë për një shëndet të mirë të gojës

3 Shtator, 2026

Të Fundit

Një vaksinë kundër kancerit, shkenca jep shpresë për një zgjidhje finale

Një vaksinë kundër kancerit, shkenca jep shpresë për një zgjidhje finale

27 Tetor, 2026
Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Shtatë orë në SPAK, a dha shpjegime Pacolli edhe për lënien peng të Aeroportit të Vlorës te Delphos?

27 Tetor, 2026
Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr