• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Greqia vendos kufizime të forta për kostot e kredive, në Shqipëri rinis lulëzimi i kioskave zhvatëse me interesa fajdesh

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria greke ka ndërmarrë një hap të ri për të forcuar mbrojtjen e konsumatorëve në tregun bankar, duke propozuar një ligj që vendos kufi për shumën totale që qytetarët duhet të kthejnë për kreditë konsumatore deri në 100 mijë euro.

Plani u prezantua nga Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili theksoi nevojën për të frenuar praktikat abuzive dhe kushtet e paqarta në kontratat e huadhënies.

Sipas propozimit, shuma totale që një huamarrës do të paguajë, përfshirë interesat dhe tarifat, nuk do të mund të kalojë nga 30% deri në 50% mbi kapitalin e marrë. Kjo masë prek kryesisht kreditë konsumatore pa kolateral dhe borxhet nga kartat e kreditit, segmente ku janë evidentuar norma të larta interesi dhe tarifa të ndërlikuara.

Reforma parashikon edhe një periudhë reflektimi prej 14 ditësh nga momenti i nënshkrimit të kontratës, duke rritur transparencën dhe duke i dhënë qytetarëve më shumë kohë për të rishqyrtuar vendimet financiare.

Nisma vjen në një moment kur tregu i kredive konsumatore në Greqi është në rimëkëmbje, por me kosto ende të larta për qytetarët. Normat e interesit shpesh kalojnë 10% për kreditë konsumatore dhe mbi 14% për kartat e kreditit, duke rritur rrezikun e mbingarkesës me borxhe, veçanërisht për familjet më të cenueshme.

Kjo ndërhyrje është pjesë e një presioni më të gjerë ndaj bankave për të rritur transparencën dhe për të ulur barrën mbi konsumatorët, në një treg ku vitet e fundit janë evidentuar tarifa të paqarta dhe konkurrencë e kufizuar.

Ndërkohë, zhvillimet në Greqi vijnë në kontrast me situatën në Shqipëri, ku pas skandalit të mikrokredive po vërehet një rilindje e institucioneve të mikrofinancës dhe rikthimi i praktikave që më herët janë kritikuar si abuzive.

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA me shokë, bënë 30 milionë euro fitime gjatë gjysmës së parë 2025 përmes komisioneve dhe interesave të frikshme ndaj shqiptarëve

Sipas ankesave të qytetarëve, të cilat kanë nisur të shtohen sërish, këto institucione po aplikojnë tarifa të larta, kushte të paqarta dhe metoda që rëndojnë ndjeshëm kredimarrësit, duke rikthyer shqetësimet për zhvatje financiare dhe mungesë mbrojtjeje efektive të konsumatorit. /skyweb.al

Etiketat: kreditemikrokredia
Artikulli para

Si u bë Milano më i shtrenjtë se Londra, në lagjet e punëtorëve të dikurshëm po ngrihen prona luksi

Artikulli pas

Deklarimet nga Booking dhe AirBNB rritën të ardhurat e tatimit të qirave në arkën e shtetit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Ekonomi

Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit

3 Nëntor, 2026
Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele
Kryesore

Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele

3 Nëntor, 2026
Paratë në portofolët elektronikë mbrohen nga falimentimi, ligji i ri ndalon sekuestrimin e fondeve të klientëve për borxhet e operatorëve
Ekonomi

Paratë në portofolët elektronikë mbrohen nga falimentimi, ligji i ri ndalon sekuestrimin e fondeve të klientëve për borxhet e operatorëve

3 Nëntor, 2026
INTERVISTA/ Avni Ponari i SIGAL shpjegon në detaje produktin AUTOSOS
Ekonomi

INTERVISTA/ Avni Ponari i SIGAL shpjegon në detaje produktin AUTOSOS

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, Instagram; Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

Deklarimet nga Booking dhe AirBNB rritën të ardhurat e tatimit të qirave në arkën e shtetit

Të Përzgjedhura

Radhë kamionësh në Portin e Durrësit, kosto shtesë për operatorët dhe rrezik për dëmtim mallrash
Ekonomi

Radhë kamionësh në Portin e Durrësit, kosto shtesë për operatorët dhe rrezik për dëmtim mallrash

Nga Editor
23 Qershor, 2026
0

Prej gati një jave, pranë Portit të Durrësit janë krijuar radhë të gjata kamionësh me mallra tregtare që presin të...

Lexo të plotë
Ndihmë! Divani im po më vret!

Ndihmë! Divani im po më vret!

18 Korrik, 2026
Piloti i avionit kapet me drogë pas tmerrit në 13 000 metra lartësi

Piloti i avionit kapet me drogë pas tmerrit në 13 000 metra lartësi

5 Shtator, 2026
Ikën “Tajvani”, shpallet projekti fitues për rikualifikin e Parkut Rinia

Ikën “Tajvani”, shpallet projekti fitues për rikualifikin e Parkut Rinia

1 Tetor, 2026
Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit

Kush merr mbi 40 mijë lekë pension s’përfiton BONUSIN mujor, si do të funksionojë SKEMA e re

10 Janar, 2026

Të Fundit

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë orarit të punës, këshillat për vakte të shpejta dhe të balancuara

Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë orarit të punës, këshillat për vakte të shpejta dhe të balancuara

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr