• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Deklarimet nga Booking dhe AirBNB rritën të ardhurat e tatimit të qirave në arkën e shtetit

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Maj, 2026
në Ekonomi
A A
Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, Instagram; Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Të ardhurat nga tatimi mbi qiratë kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025, duke reflektuar zgjerimin e tregut të qiradhënies, si në segmentin afatgjatë ashtu edhe në atë afatshkurtër përmes platformave si AirBnB dhe Booking.

Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në vitin 2025 janë arkëtuar rreth 5.8 miliardë lekë, ose 58 milionë euro nga tatimi mbi qiratë, nga 53 milionë euro që ishte një vit më parë. Rritja llogaritet në rreth 5 milionë euro, ose 8.5 për qind. Në krahasim me vitin 2023, rritja arrin në rreth 10 milionë euro.

Ky zhvillim lidhet drejtpërdrejt me rritjen e turizmit dhe shtimin e pronave që qytetarët po nxjerrin në treg për qira afatshkurtër. Paralelisht, gjatë vitit që lamë pas është regjistruar edhe një rritje e ndjeshme e çmimeve të qirave mujore, veçanërisht në Tiranë, çka ka sjellë të ardhura më të larta si për individët, ashtu edhe për buxhetin e shtetit sipas TvScan.

Një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe reforma kundër informalitetit në sektorin e akomodimit, e fokusuar kryesisht te qiratë afatshkurtra përmes platformave ndërkombëtare. Kjo reformë ka vijuar edhe gjatë këtij viti, duke detyruar individët dhe bizneset të deklarojnë të ardhurat përmes sistemit DIVA 2025, me paralajmërimin se në të kundërt do të përballen me penalitete.

Megjithatë, administrata tatimore pranon se pavarësisht rritjes së të ardhurave, tregu i qiradhënies vijon të ketë probleme me informalitetin, pasi një pjesë e mirë e të ardhurave nuk deklarohet.

Sipas legjislacionit në fuqi “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ardhurat nga qiratë e pasurive të paluajtshme konsiderohen si të ardhura nga investimet dhe tatohen me një normë prej 15 për qind në burim. Kjo do të thotë se për një qira mujore prej 50 mijë lekësh, detyrimi tatimor është 7500 lekë në muaj.

Në rastet kur prona jepet me qira një subjekti të regjistruar, është pikërisht ky i fundit që mban, deklaron dhe paguan tatimin në burim për llogari të shtetit. Ndërsa kur qiramarrësi është një individ i paregjistruar, si në rastin e turistëve vendas apo të huaj, detyrimi për deklarimin dhe pagesën e tatimit i kalon vetë pronarit, i cili duhet ta kryejë atë jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës.

Për qiratë afatshkurtra, deklarimi bëhet përmes sistemit DIVA dhe tatimi aplikohet në të njëjtën normë prej 15 për qind mbi të ardhurat.

Ndërkohë, administrata tatimore shqiptare ka intensifikuar kontrollet edhe në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare. Një marrëveshje me administratën tatimore irlandeze synon identifikimin e individëve që përfitojnë të ardhura nga platformat AirBnB dhe Booking dhe nuk i deklarojnë ato. Po ashtu, ditët e fundit janë dërguar njoftime për përdoruesit e këtyre platformave, duke u kërkuar të përmbushin detyrimet për deklarim.

Të dhënat nga tregu tregojnë se aktualisht në platformat online figurojnë mbi 18 mijë njësi aktive që jepen me qira afatshkurtër, një shifër që tregon për përmasat në rritje të këtij sektori dhe sfidën që mbetet për formalizimin e plotë të tij. /skyweb.al

Etiketat: airbnbbooking
Artikulli para

Greqia vendos kufizime të forta për kostot e kredive, në Shqipëri rinis lulëzimi i kioskave zhvatëse me interesa fajdesh

Artikulli pas

Karburantet e shtrenjta mbushin arkën e shtetit, Tatimet: Në prill mblodhëm 12 milionë euro më shumë se plani

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Ekonomi

Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit

3 Nëntor, 2026
Paratë në portofolët elektronikë mbrohen nga falimentimi, ligji i ri ndalon sekuestrimin e fondeve të klientëve për borxhet e operatorëve
Ekonomi

Paratë në portofolët elektronikë mbrohen nga falimentimi, ligji i ri ndalon sekuestrimin e fondeve të klientëve për borxhet e operatorëve

3 Nëntor, 2026
INTERVISTA/ Avni Ponari i SIGAL shpjegon në detaje produktin AUTOSOS
Ekonomi

INTERVISTA/ Avni Ponari i SIGAL shpjegon në detaje produktin AUTOSOS

3 Nëntor, 2026
Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët
Ekonomi

Nga 1 janari ndalohen tarifat shtesë për pagesat me kartë, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Lufta në Gjirin Persik rrit frikën e një tjetër krize energjetike

Karburantet e shtrenjta mbushin arkën e shtetit, Tatimet: Në prill mblodhëm 12 milionë euro më shumë se plani

Të Përzgjedhura

20% më tepër punonjës të huaj në Shqipëri në 2025
Aktualitet

20% më tepër punonjës të huaj në Shqipëri në 2025

Nga SkyWeb
9 Korrik, 2025
0

Shqipëria ka njohur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj që punojnë në sektorë me mungesë fuqie vendase....

Lexo të plotë
Europa prodhon akullore më shumë se kurrë, cili shtet kryeson

Europa prodhon akullore më shumë se kurrë, cili shtet kryeson

23 Gusht, 2026
Ndalohen celularët në shkolla! Ministria e Arsimit miraton udhëzimin e ri, masa kundër bullizmit

Ndalohen celularët në shkolla! Ministria e Arsimit miraton udhëzimin e ri, masa kundër bullizmit

21 Gusht, 2025
Gjithçka duhet të dini për deklarimin e të ardhurave këtë vit

Gjithçka duhet të dini për deklarimin e të ardhurave këtë vit

21 Shkurt, 2026
Europa regjistron rënien e parë të trafikut ajror pas pandemisë në prill, TIA rritje me 25.3%

Europa regjistron rënien e parë të trafikut ajror pas pandemisë në prill, TIA rritje me 25.3%

5 Qershor, 2026

Të Fundit

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë orarit të punës, këshillat për vakte të shpejta dhe të balancuara

Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë orarit të punës, këshillat për vakte të shpejta dhe të balancuara

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr