• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 27 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

20% më tepër punonjës të huaj në Shqipëri në 2025

SkyWeb SkyWeb
9 Korrik, 2025
në Aktualitet
A A
20% më tepër punonjës të huaj në Shqipëri në 2025
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Shqipëria ka njohur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj që punojnë në sektorë me mungesë fuqie vendase.

Shumica e këtyre punonjësve të huaj janë të përfshirë në sektorë si turizmi, ndërtimi dhe shërbimet e tjera. 15-20% më tepër të huaj kanë ardhur në Shqipëri gjatë kësaj periudhe të 2025, krahasuar me vitin e kaluar, ku sipas të dhënëve zyrtare, janë 13 mijë shtetas të huaj që kanë marrë leje të rregullt. Duke qënë se punësimi sezonal po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm në rajonin tonë, ai shpesh ndodh pa rregulla të qarta dhe pa mbrojtje për punëtorët.

Shumë punonjës sezonalë përballen me pasiguri dhe mungesë të të drejtave dhe për këtë vendet e rajonit Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, kanë nisur bashkëpunimin për të krijuar një treg pune të rregullt, më të sigurt, si dhe për të garantuar kushte më të mira pune.

Drejtori i Përgjithashëm i Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore Eljo Muçaj, ka thënë ne emisionin “GDP” në SCAN TV, tha se me ligjin e ri për të huajt, Agjencitë e rekrutimit të punonjësve, po kalohen në filtër të hollësishëm kontrolli. Ndërkohë, edhe për shtatasit shqiptarë që kalojnë pikat kufitare, Muçaj thotë se duhet të plotësojnë një formular vetëdeklarimi.

“Zyrat e migracionit dhe pikat e kufirit duhet të inkurajojnë individët , të paktën po flas për shtetasit tanë, që në momentin që kalojnë kufirin të plotësojnë një formular vetëdeklarimi, për të kuptuar që ata janë të regjistruar dhe po punojnë në një shtet fqinj. Minimalisht këta shtetas duhet të kenë një kontatë pune, pra janë në një marrëdhënie të rregullt pune. Roli i inspektoriateve të vendeve të tjera, është se ata duhet të kenë më shumë fokus për të mbledhur statistika, çfarë ata evidentojnë për të kuptuar nëse ky fenomen është i përhapur ose jo, dhe në anën tjetër është për të krijuar manual dhe proceduara komunikimi mes shtetesh për evente të veçanta.

Ndërgjegjësimi është shumë i rëndësishëm, sidomos për punëtorët e huaj, nuk po flas vetëm për  ata që janë ne vendet fqinje, por dhe punëtorë të huaj që vijnë nga vende të tjera më të largëta, që tashmë është një realitet për vendin tonë. Janë regjistruar rreth 13 mijë leje dhe kjo është tendencë, është një kërkesë në rritje që varion nga 15-20% në raport me një vit më parë.

Kjo tregon që kërkesë për fuqi punëtore ka, dhe punëtorët e huaj integrohen me kalimin e kohës në vendin tonë dhe për këta punonjës është e rëndësishme që të jenë të informuar qoftë mbi legjislacionin e punës, qoftë mbi çështje praktike.

Me ligjin e ri, çdo agjenci punësimi që kërkon të rekrutojë punonjës do të klaojë në një kontroll të rreptë nëpërmjet ministrisë, QKB, ministria ja përcjell Inpsektoriatit të punës, i cili evidenton dhe kontrollon në terren çdo deklarim që është bërë nga kompania mbi kriteret, dokumentacionin që në momentin që është regjistruar në QKB, për të evidentuar dhe për cetifikuar dhe që i plotëson apo jo kushtet bazë, përfshirë dhe një garanci shtesë financiare që është shtuar me ligjin e ri për të huajt.

Nga kontrolli që ne bëmë në Agjencitë që ishin aktive në vitin 2024, apo që kishin të paktën një licensë aktive përpara se të hynte në fuqi ligji i ri, kishte 188 kompani që kishin licensën për të ushtruar të drejtën e zhvillimit të këtij aktiviteti.

Rezultoi që gjysma e tyre nuk e kishin ushtruar asnjëherë atë aktivitet. Në pjesën tjetër, 30% e këtij numri ishin ato që realisht e kishin këtë aktvitet të rëndësishëm të biznesit të kompanive të mëdha që e kishin si licensë, po e kishin ushtruar si aktivitet me kërkesë specifike të klienetëve të mëdhenj, por nuk e kishin aktivitet bazë.

Dhe në përfundim do të mbetet në proces një grup shumë më i kontrolluar, të cilat do sofistikojnë cilësinë e ushtrimit të këtij shërbimi, në funksion të rekrutimit etik, të denjë dhe më efektiv, pasi është një proces dinamik dhe Shqipëria po bëhet atraktive” – thotë Muçaj.

Ndërkohë Shqipëria është zgjedhur vend pilot ku me asistencë teknike të ILO, po aplikohet Matrica e Inteligjencës dhe Analizës së Riskut, një platformë inovative e zhvilluar për Inspektoratin Shtetëror të Punës.

‘’MIRA,  ka modernizuar inspektimin e punës në Shqipëri duke përdorur teknologji të avancuara si inteligjenca artificiale, data mining dhe machine learning. Ky sistem mbledh, analizon dhe përdor të dhëna në kohë reale për të përmirësuar: Cilësinë e Inspektimeve; Planifikimin me bazë risku;Vendimmarrjen transparente dhe objektive. MIRA është një revolucion në mënyrën se si realizohen inspektimet e punës në Shqipëri. Ky sistem e bën procesin më transparent. Nga 10 mijë inspektime që bëjmë në vit, 85% e tyre janë të planifikuara, dhe ky planifikim është i automatizuar, planifikim me bazë risku. 15% janë rastësore duke u nisur nga ankesat dhe aksidentet në punë’’ – shton Muçaj.

Muçaj thotë se gjatë 2024, u administruan pranë këtij inspektoriati, rreth 4 ankesa në ditë. 50% e tyre kanë shkuar me gjobë, ku sanksionet janë deri në 50-fish e pagës minimale dhe për sigurinë dhe shëndetin në punë, deri në 400 mijë lekë. /Scan tv

Artikulli para

Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik

Artikulli pas

Ulet prodhimi i qumështit natyral, rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës: Drama e prodhuesit dhe konsumatorit shqiptar

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!
Aktualitet

Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!

26 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar
Aktualitet

Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

26 Nëntor, 2026
Në Italinë e vitit 2050, familja pritet të përbëhet nga vetëm 1 person
Aktualitet

Në Italinë e vitit 2050, familja pritet të përbëhet nga vetëm 1 person

26 Nëntor, 2026
Nga Wi-Fi te mashtrimet online: Si të ndihmoni familjarët me teknologjinë
Aktualitet

Nga Wi-Fi te mashtrimet online: Si të ndihmoni familjarët me teknologjinë

25 Nëntor, 2026
URGJENT/ Qeveria, 2.2 mln euro për pronarët e autobusëve
Aktualitet

Shoqata e Transportit njofton protestë, nesër në mëngjes s’ka autobusë

25 Nëntor, 2026
Priten reshje intensive, Mbrojtja Civile paralajmëron përmbytje në disa zona: Qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme
Aktualitet

Priten reshje intensive, Mbrojtja Civile paralajmëron përmbytje në disa zona: Qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme

25 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Ulet prodhimi i qumështit natyral, rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës: Drama e prodhuesit dhe konsumatorit shqiptar

Ulet prodhimi i qumështit natyral, rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës: Drama e prodhuesit dhe konsumatorit shqiptar

Të Përzgjedhura

Greqia miraton ditën e punës 13-orëshe, nisin protestat
Aktualitet

Greqia miraton ditën e punës 13-orëshe, nisin protestat

SkyWeb
16 Tetor, 2025
0

Parlamenti grek ka miratuar një ligj të debatueshëm që lejon ditë pune deri në 13 orë, një vendim që ka...

Lexo të plotë
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Kursi i këmbimit valutor, euro vazhdon në rënie

4 Mars, 2026
Luftë e hapur për tenderin 9.1 mln euro të RTSH, Renis Tërshana e ankimon në KPP vendimin e anulimit

Luftë e hapur për tenderin 9.1 mln euro të RTSH, Renis Tërshana e ankimon në KPP vendimin e anulimit

19 Gusht, 2025
Transplantet e mushkërive mund të shpëtojnë pacientë me kancer në fazë terminale

Transplantet e mushkërive mund të shpëtojnë pacientë me kancer në fazë terminale

12 Korrik, 2026
Nga Tepelena te Roskoveci e Mirdita, bashkitë që rrezikojnë të shkrihen sipas një skenari të propozuar nga PS

DRAFTI I PS “shkrin” 15 bashki, si do të jete ndarja e re territoriale e Shqipërisë: Goditet rëndë Qarku i Elbasanit

30 Korrik, 2026

Të Fundit

Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!

Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!

26 Nëntor, 2026
“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda

“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda

26 Nëntor, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit

Tatimet njoftojnë futjen në TVSH të të gjitha bizneseve që bën 5 mln lekë xhiro në 2026

26 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

26 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In