• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 8 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ulet prodhimi i qumështit natyral, rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës: Drama e prodhuesit dhe konsumatorit shqiptar

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Korrik, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Ulet prodhimi i qumështit natyral, rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës: Drama e prodhuesit dhe konsumatorit shqiptar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Prodhimi vendas i qumështit në Shqipëri është në rënie të vazhdueshme, ndërsa në mënyrë paradoksale po rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës, të cilat përdoren në industrinë ushqimore si zëvendësues të produkteve natyrale.

Të dhënat e INSTAT për vitin 2024 tregojnë se në territorin shqiptar janë grumbulluar rreth 95 mijë tonë qumësht, me një rënie prej 6.6% krahasuar me vitin pararendës.

Rënia më e ndjeshme është shënuar tek qumështi i deles me 9.7%, ndërsa qumështi i lopës, që zë pjesën më të madhe të prodhimit, ka rënë me 6.5%. Paralelisht, ka rënë ndjeshëm edhe prodhimi i djathit dhe gjalpit, duke reflektuar pasojat direkte të kësaj tkurrjeje.

Sasia e qumeshtit te grumbulluar nder vite. Burimi: INSTAT
Sasia e qumeshtit te grumbulluar nder vite. Burimi: INSTAT

Një ndër shkaqet kryesore të kësaj situate është rënia drastike e numrit të krerëve të lopëve. Në vitin 2024 janë numëruar vetëm 224 mijë krerë, nga mbi 342 mijë në vitin 2018. Vetëm gjatë viteve 2021–2023, numri i lopëve u ul me rreth 45 mijë. Kjo ka bërë që prodhimi i qumështit të lopës të zbresë në 745 mijë litra, nga 964 mijë litra që ishin 10 vite më parë.

Sasia e qumeshtit te lopes te grumbulluar nder vite. Burimi: INSTAT
Sasia e qumeshtit te lopes te grumbulluar nder vite. Burimi: INSTAT

Qumështi pluhur zë vendin e qumështit natyral

Në këtë kontekst, për të mbuluar kërkesën e industrisë përpunuese dhe tregut të konsumit, është rritur ndjeshëm përdorimi i qumështit pluhur. Sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, vetëm në katër muajt e parë të vitit 2025, importi i qumështit pluhur është rritur me 15%.

Rreth 200 mijë kg janë konsumuar gjatë kësaj periudhe, të importuara kryesisht nga kompanitë Super Milk, LUFRA, AD SH-2014, ELKA SA dhe Alta Group.

Qumështi pluhur është i lejuar vetëm për industri të caktuara, si prodhimi i ëmbëlsirave, çokollatave dhe akullores, por në praktikë ai përdoret edhe në prodhimin e kosit apo djathit, shpesh pa etiketim të qartë dhe në kundërshtim me ligjin.

Numri i lopeve nder vite. Burimi: INSTAT. Perpunimi grafik: Skyweb.al
Numri i lopeve nder vite. Burimi: INSTAT. Perpunimi grafik: Skyweb.al

Vaj palme në vend të yndyrnave natyrale

Një tjetër zëvendësues problematik është vaji i palmës, i cili po përdoret në mënyrë masive në vend të yndyrnave shtazore. Shqipëria importon rreth 3 mijë ton vaj palme në vit, krahasuar me vetëm 380 ton në vitin 2014. Edhe pse është konsideruar i dëmshëm për shëndetin, vaji i palmës përdoret gjerësisht në produkte ushqimore si bulmeti, ëmbëlsirat dhe brumërat, raporton skyweb.al. 

Agjencia e Ushqimit (AKU) ka kryer disa kontrolle dhe ka vendosur masa administrative ndaj prodhuesve të mëdhenj si LUFRA, ERZENI, Gjirofarm, Delta Doni, FEAKSI, SHAKA, MIRELI, e të tjerë, por pjesa më e madhe e produkteve të bllokuara janë rikthyer në treg pa transparencë për publikun.

Pasojat shëndetësore: Shqipëria e sëmurë nga zemra

Rritja e konsumit të produkteve me përmbajtje të lartë yndyre, përfshirë vajin e palmës, lidhet drejtpërdrejt me përhapjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas INSTAT, sëmundjet e zemrës përbëjnë 52.9% të totalit të vdekjeve në Shqipëri, duke u kthyer në kërcënimin kryesor për shëndetin publik.

Shqipëria po përballet me një krizë të thellë në sektorin e prodhimit bujqësor dhe ushqimor. Ndërsa fermat po braktisen dhe prodhimi natyral po bie, tregu po pushtohet nga zëvendësues më të lirë, por më të rrezikshëm për shëndetin. /skyweb.al

Etiketat: ALTA GROUPdelta donierzenifeaksigjirofarmlufraSuper Milk
Artikulli para

20% më tepër punonjës të huaj në Shqipëri në 2025

Artikulli pas

Shqipëria ka ritmet e plakjes më të larta në rajon, grup-mosha mbi 60 vjeç zuri një të tretën e popullsisë më 2024

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama shet edhe publikisht Ergys Agasin me Ermal Beqirin: AKSHI, një eksperiencë e keqe, disa kompani molën buxhetin e shtetit
Aktualitet

Rama shet edhe publikisht Ergys Agasin me Ermal Beqirin: AKSHI, një eksperiencë e keqe, disa kompani molën buxhetin e shtetit

8 Shtator, 2026
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?
Ekonomi

“Nga nesër nis verifikimi derë më derë…!” Kadastra bën njoftimin e rendësishëm për PRONAT

8 Shtator, 2026
Cilat lagje po tërheqin më shumë qiramarrës në Durrës?
Ekonomi

Cilat lagje po tërheqin më shumë qiramarrës në Durrës?

8 Shtator, 2026
Ekonomi

AKU nis kontrollet te fast-food-et dhe byrektoret pranë shkollave në prag të vitit të ri shkollor

8 Shtator, 2026
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi
Ekonomi

ÇMIMET/ Ushqimet dhe transporti “shpojnë” xhepat e shqiptarëve

8 Shtator, 2026
Bie ndjeshëm numri i fëmijëve në shkolla, INSTAT nxjerr shifrat për 2025-2026
Aktualitet

Ndihmon por nuk zëvendëson mësuesin! Ministria e Arsimit publikon udhëzimet për përdorimin e AI-së në shkolla

8 Shtator, 2026
Artikulli pas
Daljet e reja në pension, si do të bëhet përllogaritja me koeficientët e rinj

Shqipëria ka ritmet e plakjes më të larta në rajon, grup-mosha mbi 60 vjeç zuri një të tretën e popullsisë më 2024

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Sot nisi shkolla, por Shqipërisë i mungojnë 112 mijë nxënës 9-vjeçareje nga 2014
Aktualitet

Mbi 10 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar në 2024-2025, mbyllen 400 klasa në gjithë vendin

Nga SkyWeb
21 Maj, 2026
0

Sistemi arsimor parauniversitar në vend po përballet me një tkurrje të shpejtë të numrit të nxënësve, si pasojë e faktorëve...

Lexo të plotë
Të varura nga tregtia, dollari po dobësohet. Çfarë sjell “lufta” mes SHBA dhe BE?”

Të varura nga tregtia, dollari po dobësohet. Çfarë sjell “lufta” mes SHBA dhe BE?”

26 Janar, 2026
Media gjermane: Shqipëria mes destinacioneve më të kërkuara për verën

Media gjermane: Shqipëria mes destinacioneve më të kërkuara për verën

22 Gusht, 2026
Aksidentet, kjo është dita dhe fasha orare më e rrezikshme

Gabimet e shoferëve, shkaku kryesor i aksidenteve rrugore ne vend

27 Prill, 2026
Ryanair hap 100 vende të reja pune në Tiranë për stjuardesa dhe stjuardë

Ryanair hap 100 vende të reja pune në Tiranë për stjuardesa dhe stjuardë

7 Nëntor, 2025

Të Fundit

Rama shet edhe publikisht Ergys Agasin me Ermal Beqirin: AKSHI, një eksperiencë e keqe, disa kompani molën buxhetin e shtetit

Rama shet edhe publikisht Ergys Agasin me Ermal Beqirin: AKSHI, një eksperiencë e keqe, disa kompani molën buxhetin e shtetit

8 Shtator, 2026
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?

“Nga nesër nis verifikimi derë më derë…!” Kadastra bën njoftimin e rendësishëm për PRONAT

8 Shtator, 2026
Cilat lagje po tërheqin më shumë qiramarrës në Durrës?

Cilat lagje po tërheqin më shumë qiramarrës në Durrës?

8 Shtator, 2026
Në spanjë do të gjobiten prindërit nëse fëmijët e tyre të mitur pinë duhan

OBSH: Pirja e duhanit ul shanset për të pasur një fëmijë

8 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr