• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 11 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

ZVËRNECI/ Kompania pas projektit: Një nga investimet më të mëdha private në Ballkan

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Qershor, 2026
në Kryesore, Turizëm
A A
0
Kompania reagon pas protestës në Zvërnec: Investim mbi 4 mld euro, do të krijojë mbi 10 mijë vende pune
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kompania e lidhur me projektet e Jared Kushner në Shqipëri ka reaguar për herë të parë pas protestave disa ditore kundër investimit të parashikuar në zonën e Zvërnecit.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Affinity Partners, kompania e lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, deklaroi se respekton “proceset e vazhdueshme publike dhe institucionale” dhe se është e gatshme të ecë përpara ndërsa ato zhvillohen.

Reagimi erdhi pas protestave në Zvërnec dhe më pas në Tiranë, ku banorë të zonës, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kërkuan anulimin e projektit turistik në zonën Pishë Poro, Nartë, pranë Vlorës.

Kjo zonë është pjesë e një peizazhi të mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare, çka ka shtuar shqetësimet për ndikimin mjedisor të projektit, çështjet e pronësisë së tokës dhe mungesën e transparencës mbi investimin.

“Fokusi ynë mbetet te kujdesi i përgjegjshëm, përmirësimi mjedisor, krijimi i vendeve të punës dhe krijimi i vlerës afatgjatë për komunitetet lokale”, tha për REL Asher Abehsera, kryetar i Sazan Real Estate Development LLC.

Ai shtoi se kompania është “e entuziazmuar për mundësinë për të krijuar një destinacion të klasit botëror dhe për të realizuar një nga investimet më të mëdha private në historinë e rajonit”.

Protestat nisën javën e kaluar në Zvërnec, pas nisjes së punimeve në zonë, ndërsa vijuan edhe të martën në Tiranë. Protestuesit kërkuan anulimin e projektit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, organizatat mjedisore kanë nisur edhe mbledhjen e nënshkrimeve përmes një peticioni online kundër projektit.

Kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur publikisht investimin dhe ka deklaruar se projekti nuk do të ndalet për sa kohë ai është kryeministër.

Rama tha gjithashtu se SPAK ka bllokuar një transaksion prone të lidhur me projektin. Megjithatë, Prokuroria e Posaçme nuk ka konfirmuar publikisht bllokimin e ndonjë transaksioni.

Më 1 qershor, SPAK konfirmoi se ka nisur një hetim lidhur me Zvërnecin, por nuk dha detaje mbi objektin konkret të hetimit.

Projekti ka marrë vëmendje edhe për shkak të deklarimeve të mëhershme të Jared Kushner. Në mars 2024, ai deklaroi se synonte të ndërtonte hotele dhe qindra vila në zonën e Zvërnecit.

Kompania e Kushner mori statusin e investitorit strategjik në dhjetor 2024 për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit. Vendimi u mor nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Rama.

Sa i përket Zvërnecit, Rama deklaroi të martën se Kushner “nuk ka bërë kërkesë për të qenë investitor strategjik”. /REL

Artikulli para

EKSKLUZIVE/ Apeli i GJKKO nuk liron asnjë pronë të Ergys Agasit, Mirlinda Karçanajt dhe Ermal Beqirit. Ky i fundit dorëzoi qindra faqe dokumente, por gjykata tha JO

Artikulli pas

Problemet me motorët, SWISS Air çmonton dy avionë Airbus për të mbajtur në fluturim pjesën tjetër të flotës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

MSN Travel: Riviera shqiptare një alternativë preferenciale turistike
Turizëm

Media amerikane: Riviera Shqiptare, alternativa që rivalizon Santorinin

10 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për naftën dhe benzinën

10 Tetor, 2026
Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë
Aviacion

EasyJet mbyll mijëra fluturime për dimrin, Ryanair paralajmëron rritje të çmimeve të biletave

10 Tetor, 2026
MINI Cooper zgjedh Shqipërinë për realizimin e reklamës promovuese
Turizëm

MINI Cooper zgjedh Shqipërinë për realizimin e reklamës promovuese

10 Tetor, 2026
Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka
Ekonomi

Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka

10 Tetor, 2026
Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, surprizë qytetet ku lëviz më shumë para CASH krahas Tiranës
Ekonomi

1 milionë llogari bankare në Shqipëri kanë pothuajse 0 lekë brenda!

9 Tetor, 2026
Artikulli pas
Problemet me motorët, SWISS Air çmonton dy avionë Airbus për të mbajtur në fluturim pjesën tjetër të flotës

Problemet me motorët, SWISS Air çmonton dy avionë Airbus për të mbajtur në fluturim pjesën tjetër të flotës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

United Airlines instalon internetin e shpejtë me Starlink në fluturimet Boeing 737-800
Aviacion

United Airlines instalon internetin e shpejtë me Starlink në fluturimet Boeing 737-800

Nga Editor
26 Shtator, 2025
0

United Airlines ka njoftuar se ka marrë miratimin nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) për përdorimin e internetit satelitor Starlink...

Lexo të plotë
Turizmi qarkulloi më shumë para, akomodimi dhe ushqimi rritje të lartë

Mbi 500 mijë turistë vizituan Beratin në 6 muaj

4 Korrik, 2026
Si t’i thuash “JO” me edukatë një ftese dasme?

Si t’i thuash “JO” me edukatë një ftese dasme?

17 Shtator, 2026
Rama thotë se Shqipërisë po i buzëqesh fati në procesin integrues në BE

Rama thotë se Shqipërisë po i buzëqesh fati në procesin integrues në BE

2 Prill, 2026
Eurostar blen trena që durojnë “verën saudite”

Eurostar blen trena që durojnë “verën saudite”

10 Korrik, 2026

Të Fundit

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?

10 Tetor, 2026
Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm

Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm

10 Tetor, 2026
Zbulim i ri shkencor, grafeni mund të identifikojë dëmtimet e trurit

Zbulim i ri shkencor, grafeni mund të identifikojë dëmtimet e trurit

10 Tetor, 2026
MSN Travel: Riviera shqiptare një alternativë preferenciale turistike

Media amerikane: Riviera Shqiptare, alternativa që rivalizon Santorinin

10 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr