• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Prishja e godinave pa leje, Strasburgu vendos precedentin: Kush ka shkelur lejen nuk merr DËMSHPBËRBLIM edhe nëse është me HIPOTEKË

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Gusht, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Prishja e godinave pa leje, Strasburgu vendos precedentin: Kush ka shkelur lejen nuk merr DËMSHPBËRBLIM edhe nëse është me HIPOTEKË
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka dhënë një vendim që mund të shërbejë si precedent jurisprudencial për raste të ngjashme të prishjes së ndërtimeve pa leje ose të objekteve të ngritura në kundërshtim me lejen e dhënë.

Çështja lidhet me shtetasin shqiptar A.Koboçi, i cili iu drejtua Strasburgut pasi një pronë që kishte blerë dhe regjistruar në vitin 2003 ishte shembur nga autoritetet pa dëmshpërblim.

GJEDNJ pranoi se ai kishte një “pasuri” në kuptim të Konventës, por bëri një dallim të qartë mes regjistrimit të pronësdhe ligjshmërisë së ndërtimit.

Në rastin konkret, leja fillestare parashikonte vetëm një objekt të përkohshëm njëkatësh për biznes të vogël, ndërsa objekti i shembur ishte një ndërtesë katërkatëshe prej betoni, e konsideruar nga gjykatat shqiptare si ndërtim i ri i paligjshëm.

Strasburgu vlerësoi se prishja e ndërtimeve të paligjshme është një ndërhyrje që mund të justifikohet nga interesi publik, për sa kohë ajo mbështetet në ligj dhe është proporcionale. Në rastin e Koboçit, Gjykata arriti në përfundimin se shembja nuk i kishte vendosur atij një barrë të tepruar.

Vendimi merr rëndësi të veçantë edhe për raste të tjera në Shqipëri, pasi përcakton se fakti që një objekt është blerë me kontratë dhe figuron i regjistruar në kadastër nuk e legalizon automatikisht ndërtimin dhe nuk krijon vetvetiu të drejtë për dëmshpërblim nga shteti në rast shembjeje.

Kjo do të thotë se në procese të ardhshme për prishjen e objekteve të paligjshme, autoritetet dhe gjykatat mund t’i referohen këtij standardi të Strasburgut, veçanërisht kur pronari mbështet pretendimin për kompensim vetëm te kontrata e blerjes ose regjistrimi i pronës.

GJEDNJ vuri në dukje gjithashtu se Koboçi mund të kërkonte dëmshpërblim nga personi që ia kishte shitur pronën dhe që mbante përgjegjësi për ndërtimin e paligjshëm, duke e konsideruar këtë një rrugë juridike që mbetej e hapur.

Për këto arsye, kërkesa u shpall e papranueshme. Vendimi nuk do të thotë se çdo objekt i regjistruar mund të prishet pa kompensim, por krijon një pikë të rëndësishme reference për rastet kur objekti rezulton i ndërtuar pa leje ose përtej asaj që leja ka autorizuar. /skyweb.al

Etiketat: gjendnjpronatstrasburgu
Artikulli para

Francezët zgjedhin Shqipërinë, rritje me 288 %. “BFM Business” veçon çmimet, aksesin dhe rivierën

Artikulli pas

Vlora e kthyer në “një prostitutë” të pasjellshme turistike!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën
Ekonomi

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat
Ekonomi

Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat

12 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

Banka e Shqipërisë thotë se tensionet e brendshme sociale dhe protestat po kërcënojnë ekonominë

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Vlora e kthyer në “një prostitutë” të pasjellshme turistike!

Vlora e kthyer në "një prostitutë" të pasjellshme turistike!

Të Përzgjedhura

Nga paga minimale 500 euro deri te mbështetjet për sipërmarrësit, programi i qeverisë së re
Ekonomi

Si inflacioni po gërryen rritjen e pagave, sot shqiptari mesatar paguhet më pak se në 2020

Nga SkyWeb
19 Maj, 2026
0

Rritja e pagave në Shqipëri po humbet efektin për shkak të inflacionit dhe shtrenjtimit të jetesës. Të dhënat e INSTAT...

Lexo të plotë
Trajtimet estetike, ulet numri i “buzërosakeve”: Shqiptarët po pëlqejnë natyralen

Trajtimet estetike, ulet numri i “buzërosakeve”: Shqiptarët po pëlqejnë natyralen

15 Mars, 2026
Gjysma e të punësuarve kishin pagë neto më pak se 54.3 mijë lekë në muaj në fund të 2025-s

Gjysma e të punësuarve kishin pagë neto më pak se 54.3 mijë lekë në muaj në fund të 2025-s

14 Prill, 2026
Kuvendi miraton dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët

Kuvendi miraton dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët

21 Janar, 2026
Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!

13 Prill, 2026

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr