• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ligj i ri për biodiversitetin, qeveria thotë se synon mbrojtje më të fortë për habitatet dhe zonat natyrore

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Qershor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Ligj i ri për biodiversitetin, qeveria thotë se synon mbrojtje më të fortë për habitatet dhe zonat natyrore
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria ka dërguar shpallur për konsultim një projektligj të ri që ndryshon ligjin ekzistues “Për mbrojtjen e biodiversitetit”. Sipas relacionit që shoqëron draftin, qëllimi është forcimi i mbrojtjes së habitateve natyrore, llojeve të egra, shpendëve dhe elementeve të peizazhit që kanë rëndësi për ruajtjen e natyrës.

Projektligji synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me rregullat e Bashkimit Europian për habitatet natyrore dhe shpendët e egër. Në relacion thuhet se ndryshimet lidhen me Direktivat e BE-së për ruajtjen e habitateve, florës, faunës dhe shpendëve të egër, si edhe me rregullat për përdorimin e burimeve gjenetike.

Një nga ndryshimet kryesore është futja në ligj e konceptit të “lidhshmërisë ekologjike të habitateve”. Me këtë nënkuptohen elemente natyrore që lidhin zona të ndryshme dhe që ndihmojnë lëvizjen, shumimin dhe ruajtjen e llojeve të egra.

Në projektligj përmenden rrjedhat ujore me brigjet e tyre, pellgjet, pyjet e vegjël dhe veçori të tjera të peizazhit që shërbejnë si korridore natyrore për florën dhe faunën. Institucionet qendrore dhe vendore do të duhet t’i marrin këto elemente në konsideratë gjatë planifikimit të territorit dhe politikave të zhvillimit.

Me fjalë të thjeshta, ligji nuk synon të mbrojë vetëm një zonë të veçantë natyrore, por edhe lidhjet mes tyre. Kjo është e rëndësishme sepse shumë lloje të egra nuk mbijetojnë vetëm brenda një zone të izoluar, por kanë nevojë për korridore natyrore për t’u zhvendosur, ushqyer apo riprodhuar.

Projektligji parashikon gjithashtu që Ministria e Mjedisit të monitorojë gjendjen e habitateve natyrore dhe të llojeve me interes për Bashkimin Europian. Ministria do të duhet të hartojë një raport çdo gjashtë vjet për gjendjen e tyre, masat e marra dhe ndikimin e këtyre masave. Ky raport duhet të publikohet në faqen zyrtare të ministrisë.

Një tjetër pikë e rëndësishme është mbikëqyrja e dëmtimit aksidental të kafshëve të mbrojtura. Projektligji parashikon ngritjen e një sistemi për monitorimin e rasteve kur lloje të mbrojtura kapen ose vriten në mënyrë incidentale. Mbi bazën e këtyre të dhënave, institucionet duhet të marrin masa të mëtejshme për të shmangur dëmtime të rëndësishme mbi këto lloje.

Nisma rregullon edhe rastet kur në natyrë rikthehen lloje vendase ose futen lloje jo vendase. Për riintroduktimin e llojeve vendase kërkohet vlerësim shkencor dhe konsultim publik. Ndërsa për futjen e llojeve jo vendase, ministria duhet të vlerësojë nëse ato mund të dëmtojnë florën dhe faunën vendase.

Projektligji prek edhe përdorimin e burimeve gjenetike dhe njohurive tradicionale që lidhen me to. Kjo ka të bëjë me rastet kur burime natyrore përdoren për kërkim, zhvillim, bujqësi, farmaceutikë apo fusha të tjera. Sipas projektligjit, përdorimi i tyre duhet të bëhet me rregulla të qarta dhe me ndarje të drejtë të përfitimeve.

Në ligj shtohen edhe masa administrative për dëmtimin e elementeve të peizazhit që kanë rëndësi për florën dhe faunën e egër. Dëmtimi, shkatërrimi ose ndryshimi i këtyre elementeve do të konsiderohet shkelje në rastet kur sjell fragmentim ose humbje të funksionit ekologjik.

Sipas qeverisë, projektligji synon të krijojë një kuadër më të plotë për mbrojtjen e biodiversitetit dhe zonave natyrore. Megjithatë, relacioni thekson se nisma nuk do të ketë kosto shtesë për buxhetin e shtetit, pasi zbatimi i saj do të mbulohet brenda fondeve ekzistuese të Ministrisë së Mjedisit. /skyweb.al

Etiketat: ligjizonat e mbrojtura
Artikulli para

Flet Artur Shehu: Pronat në Zvërnec i kemi me letra që nga koha e Zogut

Artikulli pas

Një biznes për çdo 17 banorë në Shqipëri/ Tirana, Vlora dhe Durrësi, në krye të sipërmarrjes shqiptare

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut
Ekonomi

Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut

21 Tetor, 2026
Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve
Ekonomi

Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve

21 Tetor, 2026
Një mega skemë evazioni fiskal? Si u “zhyt” në humbje koncesionari i kromit në Kalimash, Illyria Minerals Industry: Fryrje e pashpjegueshme shpenzimesh dhe transaksione me “flamur të kuq”

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme
Ekonomi

“Dëmet fizike në disa filiale nuk cenojnë sigurinë e bankave”, gazetari: Sistemi i sigurt, depozitat të pacënueshme

21 Tetor, 2026
Kromi i Bulqizës në gjurmët e ARMO-s, turqit e lenë kolateral në banka, po nëse nuk paguhet kredia?
Ekonomi

Pasuria nëntokësore që nuk pasuron shqiptarët, dy të tretat e kromit ikin të papërpunuara

21 Tetor, 2026
FOTO/ Sulm ndaj Booking.com, vidhen të dhënat personale dhe rrezikohen rezervimet e miliona klientëve
Ekonomi

Oferta të rreme dhe mashtrime me rezervimet, BE nis hetim ndaj Booking.com

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

Një biznes për çdo 17 banorë në Shqipëri/ Tirana, Vlora dhe Durrësi, në krye të sipërmarrjes shqiptare

Të Përzgjedhura

Yndyra nuk është “armiku”: Pse është e rëndësishme për trupin
Shëndet

Yndyra nuk është “armiku”: Pse është e rëndësishme për trupin

Nga Editor
28 Shtator, 2026
0

Nga çlirimi i hormoneve deri te rregullimi i temperaturës së trupit, yndyra luan një sërë rolesh të rëndësishme në organizëm....

Lexo të plotë
Ushqimet që ngadalësojnë plakjen e trurit, sipas studimit të ri

Ushqimet që ngadalësojnë plakjen e trurit, sipas studimit të ri

24 Shkurt, 2026
Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!

Kriza nuk zgjidhet me ultimatume, por as me kokëfortësi

15 Tetor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh

“Depozitat janë të sigurta!” Banka e Shqipërisë: Dëmtimi i disa filialeve nuk cënon sistemin bankar

19 Tetor, 2026
1 në 4 shqiptarë jeton me vetëm 681 lekë në ditë, mund të blejë bukë, vezë dhe pak patate

1 në 4 shqiptarë jeton me vetëm 681 lekë në ditë, mund të blejë bukë, vezë dhe pak patate

7 Maj, 2026

Të Fundit

Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut

Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut

21 Tetor, 2026
Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve

Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve

21 Tetor, 2026
Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë

Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr