• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 5 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Në krye të listës, Eurostat thotë se 1 në 3 shqiptar nuk përballojnë dot qiratë dhe faturat mujore

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Qershor, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
Në krye të listës, Eurostat thotë se 1 në 3 shqiptar nuk përballojnë dot qiratë dhe faturat mujore
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria rezulton vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2024.

Treguesi mat përqindjen e popullsisë që nuk mund të përballojë të paktën 7 nga 13 elementë që konsiderohen të nevojshëm për një standard të përshtatshëm jetese, si pagesa e qirasë dhe faturave, përballimi i shpenzimeve të papritura, ushqimi i rregullt me mish ose peshk, pushimet një javore larg shtëpisë, blerja e rrobave dhe këpucëve të reja, pjesëmarrja në aktivitete sociale dhe aksesi në internet.

Sipas të dhënave të Eurostat, 34.8% e popullsisë në Shqipëri jetonte në kushte të privimit të rëndë material dhe social në vitin 2024. Ky është niveli më i lartë në Europë dhe rreth pesë herë më i madh se mesatarja e Bashkimit Europian, që ishte 6.3%.

Hendeku mbetet i madh edhe në raport me rajonin. Maqedonia e Veriut e ka këtë tregues në nivelin 11.6%, Serbia 10.3%, ndërsa Mali i Zi 12.3%. Për Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën nuk ka të dhëna të publikuara.

Megjithatë, krahasuar me vitet e mëparshme, Shqipëria ka shënuar përmirësim. Në vitin 2018, norma e privimit të rëndë material dhe social ishte pranë 46%, ndërsa në vitin 2024 ra në 34.8%. Pavarësisht rënies, niveli mbetet shumë më i lartë se në vendet e tjera të Europës.

Në Bashkimin Europian, numri i personave që jetojnë në kushte të privimit të rëndë material dhe social ka rënë nga rreth 41 milionë në vitin 2015 në 27.5 milionë në vitin 2024.

Brenda BE-së, nivelet më të larta regjistrohen në Rumani me 16.8%, Bullgari me 15% dhe Greqi me 14.9%. Në anën tjetër, nivelet më të ulëta janë në Poloni me 2%, Holandë dhe Çeki me 2.6%, si edhe Austri me 2.9%.

Treguesi i privimit material dhe social përdoret nga Eurostat për të matur mungesën e detyruar të disa elementëve bazë të jetesës. Ai përfshin si nevojat e familjes, ashtu edhe ato individuale, duke nisur nga aftësia për të paguar faturat dhe për të mbajtur banesën të ngrohtë, deri te mundësia për të pasur jetë sociale, internet dhe shpenzime minimale personale.

Etiketat: faturatqirate
Artikulli para

Bypass-i i Tiranës, ARRSH përgatit tenderin 2.5 miliardë lekë për fazën e tretë

Artikulli pas

Europa regjistron rënien e parë të trafikut ajror pas pandemisë në prill, TIA rritje me 25.3%

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 
Ekonomi

“Kamikazët” e rrugëve, vetëm 1 në 7 të testuar e kanë rimarrë patetën pas heqjes nga policia

5 Shtator, 2026
Pas vitit 2029, këtë markë të njohur makinash mund të mos e shihni më në rrugë
Ekonomi

Pas vitit 2029, këtë markë të njohur makinash mund të mos e shihni më në rrugë

5 Shtator, 2026
Krahasimi “bombë” i Bloomberg: Pse India nuk ka suksesin e Shqipërisë në turizëm
Fokus

Krahasimi “bombë” i Bloomberg: Pse India nuk ka suksesin e Shqipërisë në turizëm

5 Shtator, 2026
Përplasja për tokën në Palasë mes Luan Muçës dhe Vasil Bedinajt, ndërhyn Rama: Tokën do ta bëjmë ullishte!
Aktualitet

Përplasja për tokën në Palasë mes Luan Muçës dhe Vasil Bedinajt, ndërhyn Rama: Tokën do ta bëjmë ullishte!

4 Shtator, 2026
Punonjësit thonë se inteligjenca artificiale i bën të duken më të aftë nga sa janë, zbulon studimi i ri
Ekonomi

Punonjësit thonë se inteligjenca artificiale i bën të duken më të aftë nga sa janë, zbulon studimi i ri

4 Shtator, 2026
ARRSH: Drejt përfundimit 6 fazat e para të aksit Elbasan-Rrogozhinë
Aktualitet

ARRSH: Drejt përfundimit 6 fazat e para të aksit Elbasan-Rrogozhinë

4 Shtator, 2026
Artikulli pas
Europa regjistron rënien e parë të trafikut ajror pas pandemisë në prill, TIA rritje me 25.3%

Europa regjistron rënien e parë të trafikut ajror pas pandemisë në prill, TIA rritje me 25.3%

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kush po e kërcënon Endri Meksin? Prokuroria dhe policia s’kanë përgjigje, biznesmeni: Kemi denoncuar aferën e AKSHI-t, jam edhe te bastet
Aktualitet

Kush po e kërcënon Endri Meksin? Prokuroria dhe policia s’kanë përgjigje, biznesmeni: Kemi denoncuar aferën e AKSHI-t, jam edhe te bastet

Nga SkyWeb
29 Mars, 2026
0

Drejtori i MCN TV, Endri Meksi, ka denoncuar mungesën e reagimit nga institucionet pas kërcënimeve të bëra ndaj tij dhe...

Lexo të plotë
Investitorët sytë te Bitcoin, kriptomonedha i afrohet rekordit të ri

Investitorët sytë te Bitcoin, kriptomonedha i afrohet rekordit të ri

5 Tetor, 2025
EMRAT/ “Besnikët” e Veliajt, kush janë këshilltarët socialistë që nuk votuan për shkarkimin?

EMRAT/ “Besnikët” e Veliajt, kush janë këshilltarët socialistë që nuk votuan për shkarkimin?

23 Shtator, 2025
Çfarë është manovra Heimlich, shpëton jetën nga mbytja

Çfarë është manovra Heimlich, shpëton jetën nga mbytja

11 Shkurt, 2026
Kushte skllavëruese, motoristët e Wolt nisin protestat: Edhe pajisjet po i blejmë vetë tani

Kushte skllavëruese, motoristët e Wolt nisin protestat: Edhe pajisjet po i blejmë vetë tani

10 Mars, 2026

Të Fundit

Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

5 Shtator, 2026
Rama nga Italia:  Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së

Rama nga Italia: Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së

5 Shtator, 2026
Si të zbuloni kamerat që ju vëzhgojnë

Si të zbuloni kamerat që ju vëzhgojnë

5 Shtator, 2026
Kujtimet rikthehen vazhdimisht. Pse nuk harrohet kurrë shkolla e mesme

Kujtimet rikthehen vazhdimisht. Pse nuk harrohet kurrë shkolla e mesme

5 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr