• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Botërori sfidë edhe për shëndetin publik, ekspertët paralajmërojnë rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive

Editor Nga Editor
9 Qershor, 2026
në Shëndet
A A
Botërori sfidë edhe për shëndetin publik, ekspertët paralajmërojnë rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive
Share on FacebookShare on WhatsApp

Me nisjen e Kupës së Botës 2026 më 11 qershor, autoritetet shëndetësore ndërkombëtare po përgatiten për një tjetër sfidë krahas organizimit sportiv: menaxhimin e rrezikut nga përhapja e sëmundjeve infektive. Turneu do të zhvillohet në 16 qytete të SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, duke sjellë miliona tifozë nga e gjithë bota dhe duke krijuar kushte ideale për qarkullimin e viruseve dhe infeksioneve.

Ekspertët vlerësojnë se, megjithëse ngjarje të tilla rrallë shkaktojnë epidemi të mëdha, grumbullimet masive në stadiume, aeroporte, hotele dhe transport publik rrisin mundësinë e shpërthimeve lokale dhe testojnë kapacitetet e sistemeve shëndetësore.

Një nga shqetësimet më të përfolura është Ebola, pas shpalljes së emergjencës globale shëndetësore për shkak të një shpërthimi në Afrikën Qendrore. Megjithatë, specialistët theksojnë se rreziku i transmetimit gjatë Botërorit mbetet shumë i ulët, pasi virusi përhapet vetëm përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore dhe jo përmes ajrit.

Ndërkohë, kërcënimi më i madh konsiderohen infeksionet respiratore si fruthi, gripi dhe COVID-19. Fruthi po regjistron rritje të ndjeshme të rasteve në SHBA, ndërsa grumbullimet e mëdha të njerëzve mund të favorizojnë transmetimin e shpejtë të këtyre sëmundjeve. Autoritetet amerikane raportojnë mbi 2 mijë raste të fruthit vetëm gjatë vitit 2026, një nivel shumë më i lartë krahasuar me vitet e fundit.

Vëmendje po i kushtohet edhe sëmundjeve të transmetuara nga mushkonjat, si dengue, ethet e verdha dhe virusi Oropouche, veçanërisht në zonat jugore të SHBA-së dhe në qytetet pritëse të Meksikës, ku kushtet klimatike favorizojnë përhapjen e tyre.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu për rritjen e infeksioneve seksualisht të transmetueshme gjatë ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare. Sëmundje si mpox dhe sifilisi vijojnë të qarkullojnë në disa vende, ndërsa studimet tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e udhëtarëve përfshihen në marrëdhënie seksuale rastësore gjatë udhëtimeve.

Autoritetet shëndetësore këshillojnë tifozët të jenë të vaksinuar, të respektojnë masat bazë të higjienës dhe të tregojnë kujdes gjatë udhëtimeve, në mënyrë që festa më e madhe e futbollit të mos shoqërohet me pasoja për shëndetin publik./skyweb.al

Artikulli para

Kursi i këmbimit: Euro mbetet në nivelet më të ulëta, si paraqitet dollari

Artikulli pas

“Resortet s’janë për të pasurit”, Rama: Pagat e punonjësve në turizëm, njësoj me Greqinë dhe Kroacinë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Një histori përtej tumorit: Shëndeti, jeta dhe siguria financiare
Kryesore

Një histori përtej tumorit: Shëndeti, jeta dhe siguria financiare

23 Tetor, 2026
Prekte vetëm gjedhët, Franca konfirmon rastin e parë të virusit Shamonda te njeriu
Shëndet

Prekte vetëm gjedhët, Franca konfirmon rastin e parë të virusit Shamonda te njeriu

22 Tetor, 2026
Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?
Shëndet

Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

22 Tetor, 2026
Testi i thjeshtë i fitnesit që mund të parashikojë rrezikun e vdekjes
Shëndet

Testi i thjeshtë i fitnesit që mund të parashikojë rrezikun e vdekjes

22 Tetor, 2026
Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë
Shëndet

Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë

21 Tetor, 2026
Teknologjia e ngjashme me ChatGPT analizon ADN-në për të zbuluar rrezikun e goditjes në tru
Shëndet

Teknologjia e ngjashme me ChatGPT analizon ADN-në për të zbuluar rrezikun e goditjes në tru

20 Tetor, 2026
Artikulli pas
“Resortet s’janë për të pasurit”, Rama: Pagat e punonjësve në turizëm, njësoj me Greqinë dhe Kroacinë

“Resortet s'janë për të pasurit”, Rama: Pagat e punonjësve në turizëm, njësoj me Greqinë dhe Kroacinë

Të Përzgjedhura

Lëpusha, “perla” e Malësisë së Madhe
Kryesore

Lëpusha, “perla” e Malësisë së Madhe

Nga Editor
30 Dhjetor, 2025
0

E cilësuar si “perla” e Alpeve Shqiptare, Lëpusha në Malësi të Madhe vazhdon të jetë një destinacion tërheqës për vizitorët...

Lexo të plotë
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Tatimet publikojnë udhëzuesin: Procedurat e aplikimit për kompensimin e TVSH-së te fermeri

2 Korrik, 2026
Po fluturonte nga Londra drejt Tiranës, avioni i “Ryanair” bën ulje urgjente në Luksemburg

Po fluturonte nga Londra drejt Tiranës, avioni i “Ryanair” bën ulje urgjente në Luksemburg

21 Korrik, 2026
ERE nis procedurat për licencimin e TEC-it në Roskovec mes protestave të banorëve

ERE nis procedurat për licencimin e TEC-it në Roskovec mes protestave të banorëve

10 Qershor, 2025
Burri që e mësoi botën të bënte “shopping” vetë: Historia e supermarketit të parë modern

Burri që e mësoi botën të bënte “shopping” vetë: Historia e supermarketit të parë modern

7 Korrik, 2026

Të Fundit

Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës

Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

23 Tetor, 2026
DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit

Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve, kush përfiton 

23 Tetor, 2026
Gjermania shtetëzon me forcë 150 mijë apartamente nga privatët për të zgjidhur krizën e qirave

Gjermania shtetëzon me forcë 150 mijë apartamente nga privatët për të zgjidhur krizën e qirave

23 Tetor, 2026
Rusia gjen rrugë alternative për të furnizuar Evropën me naftë

Nafta arrin në 114 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që prej majit

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr