• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Piloti i Air Canada kreu 900 fluturime për 17 vjet me licencë të falsifikuar

Editor Nga Editor
11 Qershor, 2026
në Aviacion
A A
Piloti i Air Canada kreu 900 fluturime për 17 vjet me licencë të falsifikuar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një ish-pilot i kompanisë ajrore Air Canada akuzohet se ka transportuar mijëra pasagjerë në fluturime komerciale për 17 vjet pa pasur licencën e duhur, sipas autoriteteve, raporton BBC.

Policia tha se piloti 59-vjeçar, Geoffrey Wall nga Ontario, u zbulua se kishte fluturuar me dokumente të falsifikuara që nga promovimi i tij në postin e kapitenit në vitin 2009. Ai tani përballet me disa akuza që lidhen me mashtrimin.

Air Canada deklaroi se piloti u largua menjëherë nga detyra sapo dokumentet e rreme u zbuluan vitin e kaluar. “Kompania e raportoi vullnetarisht rastin te Transport Canada,” tha linja ajrore.

Sipas policisë, gjatë 17 viteve të fundit Wall ka pilotuar disa lloje avionësh Boeing, ka kryer rreth 900 fluturime brenda dhe jashtë vendit dhe ka fituar miliona dollarë në paga, të gjitha këto, sipas akuzave, pa pasur kualifikimet e nevojshme.

Autoritetet thanë se mashtrimi i dyshuar u zbulua vitin e kaluar gjatë një vlerësimi rutinë, kur u vunë re mospërputhje në dokumentacionin e licencës së tij. Kjo çoi në një hetim nga Transport Canada, departamenti federal i transportit në Kanada.

Më pas, Policia Rajonale e Peel-it, në zonën e Torontos, nisi një hetim penal ndaj Wall-it. Hetimi përfshiu një urdhër kontrolli dhe analizën e licencës, e cila sipas policisë rezultoi e falsifikuar.

Më 1 qershor, Wall u akuzua për shtatë vepra penale, përfshirë mashtrimin, falsifikimin e dokumenteve dhe posedimin e një marke të falsifikuar.

Air Canada tha se piloti kishte trajnim të plotë dhe një licencë të vlefshme piloti komercial, por nuk zotëronte Licencën e Pilotit të Transportit Ajror (ATPL), e cila kërkohet sipas rregullave kanadeze për të ushtruar detyrën e kapitenit.

Në deklaratën e saj, kompania shtoi se “e merr këtë çështje me seriozitetin maksimal” dhe se kishte kryer një auditim të pilotëve të saj pa gjetur raste të tjera mosrespektimi të rregullave.

I pyetur se si mashtrimi i dyshuar mundi të kalonte pa u zbuluar për kaq shumë vite, zëvendësshefi i policisë Nick Milinovich tha se autorët e mashtrimeve mund të bëhen shumë të aftë në “gënjeshtra dhe mashtrime”.

“Nuk është e pazakontë që mashtrimet të vazhdojnë për vite me radhë,” tha ai. “Në fund ato zbulohen dhe atëherë ne ndërhyjmë.”

Kompania ajrore theksoi se siguria e pasagjerëve nuk ishte kurrë në rrezik, duke vënë në dukje se të gjithë pilotët i nënshtrohen testimeve dhe trajnimeve të kompetencës çdo gjashtë muaj.

Sipas Milinovich-it, Wall kishte punuar për Air Canada për 27 vjet, duke e nisur karrierën e tij në vitin 1998.

Policia tha se ai kishte paraqitur në mënyrë të rreme kualifikimet e tij që nga viti 2009, kur u promovua në pozicionin e pilotit komandues (kapitenit).

Për këtë rol, pilotët duhet të kenë një licencë ATPL, e cila merret pjesërisht duke kaluar një seri provimesh me shkrim.

“Ky rast është i ngjashëm me një mjek që ka licencë për të ushtruar mjekësinë familjare, por kryen operacione në tru në zyrën e tij,” tha Milinovich. /skyweb.al

Etiketat: air canadapiloti
Artikulli para

“Le Routard”: Nga Alpet te Riviera, një udhëtim mes përvojave autentike në Shqipëri

Artikulli pas

Rama i tha mos i bëj tre, por ajo foli sërish, Balla për Spiropalin: Ajo nuk vjen në mbledhje grupi

Editor

Editor

Nga Kategoria

Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane
Aviacion

Avionët do të përdorin më shumë navigimin satelitor, Shqipëria përshtat rregullat me BE-në

23 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus
Aviacion

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë
Aviacion

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve
Aviacion

Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve

21 Tetor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Ryanair paralajmëron: Evropa të përgatitet për rritjen më të madhe historike të çmimeve të biletave

20 Tetor, 2026
Kërcënim për bombë në avionin e Austrian Airlines, fluturimi Tel Aviv–Vjenë devijon në Sofje
Aviacion

Kërcënim për bombë në avionin e Austrian Airlines, fluturimi Tel Aviv–Vjenë devijon në Sofje

19 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rama i tha mos i bëj tre, por ajo foli sërish, Balla për Spiropalin: Ajo nuk vjen në mbledhje grupi

Rama i tha mos i bëj tre, por ajo foli sërish, Balla për Spiropalin: Ajo nuk vjen në mbledhje grupi

Të Përzgjedhura

Sonila Bitri Tivari
Shëndet

Çfarë është aflatoksina, ku gjendet, rreziqet si edhe si të mbrohemi prej saj

Nga SkyWeb
28 Janar, 2026
0

AKU ka njoftuar javët e fundit kapjen e sasive të mëdha të misrit me aflatoksinë, të destinuar për kafshët. Ndërkohë,...

Lexo të plotë
Trump thotë se lufta mbaroi, 14 bombat që mund të ndryshojnë Lindjen e Mesme

Trump ashpërson sërish tonet ndaj Evropës për migracionin dhe energjinë

10 Dhjetor, 2025
Në kulmin e krizës, shteti i shet “qelepir” 2.3 milionë litra naftë (të cilësisë së lartë) kompanisë Gega Oil

Në kulmin e krizës, shteti i shet “qelepir” 2.3 milionë litra naftë (të cilësisë së lartë) kompanisë Gega Oil

31 Mars, 2026
VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë

Edhe fermerët do të kenë asistentin e tyre digjital, prezantohet “Ylli”

1 Qershor, 2026
Policia aksion ndaj një grupi kriminal në Elbasan, shoqërohet ish-deputeti dhe investitori strategjik Bujar Muça

Policia aksion ndaj një grupi kriminal në Elbasan, shoqërohet ish-deputeti dhe investitori strategjik Bujar Muça

13 Tetor, 2025

Të Fundit

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

25 Tetor, 2026
“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889

“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889

25 Tetor, 2026
Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

25 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania

Kredi për tarifat e universitetit dhe jetesën, studentët kanë afat deri më 4 nëntor për të aplikuar

25 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr